Sigurimi bujqësor indeks për kulturën e specit

Njoftohuni lidhur me mundësinë e sigurimit indeks për kulturën e specit, i cili është i dizajnuar që t’i mbulojë shpenzimet e kostos së prodhimit dhe bazohet në mot. Sigurimi Bujqësor ne Kosovë u mundësua në kuadër të projektit Financimi i Bujqesise për Evropë dhe Azi Qendore te IFCse/ Grupi i Bankës Botërore, në bashkëpunim të ngushtë me MBPZHR, Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës dhe kompanisë së Sigurimeve ELSIG. Në kuadër të projektit jane dizajnuar 6 produkte të sigurimit për këto kultura bujqësore: Spec, Mollë, Rrush, Mjedër, Dredhëz dhe Kumbull. Tani është faza e shitjes së produktit të sigurimit për kulturën e specit, i cili mbulon rrezikun e lagështisë se tepërt (shkaktuar nga sasia e shiut me shumë se 110 mm) gjatë periudhës 15 Maj -10 Qershor. Polisat shiten nga kompania e sigurimeve Elsig, kurse sigurimet bujqësore në Kosovë janë të risiguruara nga kompania me renome ndërkombëtare Sompo International.

Udhëzime të tjera

NGJARJET
<
Maj, 2020
>
DI MA ENJ PR SH
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31
REZULTATI I ANKETAVE

A i mbani të dhënat për fermën e juaj?

MOTI