Qëllimi i këtij moduli është të mundësojë një lidhje këshilluese mes ekspertëve të bujqësisë dhe fermerëve. Fermerët mund të marrin përgjigje të personalizuara nga ekspertët e tri shoqatave nacionale të bujqësisë ne Kosove - Shoqata Organika, Shoqata Mjedra e Kosovës dhe Shoqata PEPEKO. Përgjigjet ofrohen në fushat e përpunimit të pemëve dhe perimeve, kultivimit organik dhe përpunimit. Pasi që i dërgoni pyetjet përmes formularit më poshtë, përgjigja nga ekspertët do të publikohet brenda 72 orëve në po këtë faqe dhe në faqen e Facebook të Agroportalit. Emri juaj nuk do të publikohet.
Vërejtje! Përgjigjet / këshillat e dhëna nga ekspertët tanë janë vetëm për qëllime informative. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të ju siguruar informacion të saktë në lidhje me problemet apo çështjet me të cilat ju përballeni, por gjërat mund të ndryshojnë varësisht nga rrethanat në terren. Prandaj, duke u bazuar në informacionin e ofruar ju rekomandohet që të kërkoni këshilla profesionale në terren.
Në këtë vend do të shfaqen pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta!
Bimët tuaja të specit mund të marrin ngjyrë vjollce sepse ato janë kanë sasi të tepërt të hekurit, të ulëta në lëndë ushqyese si fosfori, ose janë prekur nga ndryshime ekstreme të motit (luhatjet e temperaturës së lartë dhe të ulët), duke përfshirë ngricën.
Lexoni më poshtë dhe mësoni të gjitha përgjigjet e mundshme se pse specat tuaj po marrin ngjyrë vjollce!
Pse specat e mi janë vjollcë?
Ngjyrosja vjollcë që prek specat, mund të shkaktohet nga disa fatorë të zakonshëm të cilët duhet t’i dini.
Arsyeja numër një pse specat marrin ngjyrë vjollce është se atyre u mungojnë lëndët ushqyese. Lënda ushqyese më tipike që u mungon është fosfori dhe kur nuk plehërohen siç duhet.
Teprica e hekurit është një tjetër problem i zakonshëm me bimët e specit që bën që pjesët e specave të kthehen në vjollcë.
Shumë diell, dhe në netët ose mëngjeset jashtëzakonisht të ftohta, janë një tjetër kombinim kritik që shpesh rezulton në specat e tëra që marrin ngjyrë vjollce praktikisht “brenda natës”.
Rritja e specave jashtë sezonit dhe përballja me ngricat e papritura dhe vesa e rëndë e mëngjesit, janë gjithashtu arsyet kryesore që specat marrin ngjyrë vjollce.
Duke pasur parasysh ato që u thanë më lartë; vlen të përmedet poashtu se ka edhe lloje të shumta specash që prodhojnë speca që në mënyrë të natyrshme kanë një ngjyrë vjollce gjatë një fazë zhvillimi ose në një tjetër. Këto speca janë krejtësisht të ngrënshëm por nuk kanë shumë shije.
Hapat kryesor për kultivimin e kërpudhave janë :
Përgatitja e sporeve: Hapi i parë është përgatitja sporeve, i cili është miceli i kërpudhave që do të përdoret për të rritur trupin frutor. Ju ose mund të blini spore ose ta bëni vetë duke marrë një pjesë të vogël të indit të kërpudhave nga një trup i shëndetshëm frutor dhe duke e rritur atë në një pjatë Petri ose kavanoz.
Përgatitja e substratit: Më pas, duhet të përgatisni substratin, i cili është materiali mbi të cilin do të rriten kërpudhat. Substrati i zakonshëm për kërpudhat Shampinjon përfshijnë plehun e kompostuar, kashtën. Substrati duhet të sterilizohet për të vrarë çdo baktere të mundshëm.
Inokulimi: Pasi sporet(miceli) dhe substrati të jenë gati i përziejmë dhe i vendosim në një enë me vrima për ajrim. Mbulojeni enën me mbështjellës plastik dhe inkuboni në një temperaturë prej 23-27°C për rreth 2 javë derisa miceli të ketë kolonizuar plotësisht substratin.
Krijimi kërpudhës: Pasi miceli të ketë kolonizuar plotësisht substratin, hiqni mbështjellësin dhe vendoseni enën në një mjedis më të freskët me lagështi më të lartë (rreth 16-18°C dhe lagështi 85-90%). Kjo do të stimulojë që kërpudhat të fillojnë të rriten. Mbajeni substratin me lagështi dhe spërkateni rregullisht me ujë.
Vjelja: Kërpudhat do të fillojnë të formojnë kunja dhe më pas do të rriten në trupa frutash të pjekur. Mblidhni ato duke i tërhequr butësisht nga substrati kur të jenë rritur plotësisht.
Mirëmbajtja: Pas vjeljes, mund ta përsërisni procesin duke shtuar një substrat të ri në enë dhe duke përsëritur hapat e inokulimit dhe frytdhënies.
Me respekt,
Agro Portal
Spërkatja tek mjedra ka filluar të bëhet që nga muaji mars, detajet për trajtimin dimëror të mjedrës i gjeni në artikullin e mëposhtëm.
Ndërsa, sa i përket plehërimit apo ushqimit të mjedrës, më poshtë gjeni përgjigjen:
Për të arritur rendimete rekorde, mjedra duhet plehëruar rregullisht në kohën e duhur. Rekomandohet që fillimisht fermeri të ketë analizat e tokës, dhe në bazë të tyre të aplikohet plehërimi.
Në periudhën e qetësisë relative dimërore plehërohet me plehëra organik (i stallës, i pulave etj) ndërsa tani vetëm kemi hyrë në vegjetacion dhe rekomandohet që kur bimët të arrijnë lartësinë rreth 40 cm varësisht nga analizat e tokës, të plehërohet me plehëra që përmbajnë azot, plehërat mund të jenë granulare, kristalore ose likuide, varësisht prej mënyrës që e kultivoni mjedrën me mulch foli apo pa të.
Rekomandojmë që të kontaktoni agronomët e zonës për kohën e saktë të plehërimit.
Phacelia tanacetifolia është një specie bimore nga familja Boraginaceae, vendase në Amerikën e Veriut.
Facelia është një bimë njëvjeçare që rritet 30 deri 80 cm. Bima lulëzon nga pranvera deri në fillim të verës.
Facelia është efektive në parandalimin e kullimit të azotit dhe shtypjen e barërave të këqija , për shkak të krijimit të saj të shpejtë. Është një burim i mirë i polenit dhe nektarit për pjalmuesit dhe substancave të tjera të dobishme.
Disa nga këshillat e përgjithshme për kultivimin e bimës Facelia:
Kultivimi
Në përgjithësi, vjelja e facelisë bëhet në kohën e duhur për përdorimin e dëshiruar të bimëve. Për të korrur facelian, prisni bimët në nivelin e tokës me një teh të mprehtë ose një drapër. Bimët mund të lihen në tokë për t’u tharë, ose ato mund të varen me kokë poshtë në një vend të thatë dhe të ajrosur mirë për disa ditë derisa të thahen plotësisht. Pas kësaj, bimët e thara mund të përdoren për qëllimin e tyre të synuar
Në përgjithësi, facelia është një bimë e lehtë për t’u rritur që ofron përfitime të shumta për kopshtin dhe mjedisin.
Jo tek të gjithë llastarët e vjetër dalin llastarët e rinj nga toka, në rastet kur nuk dalin llastarë të rinj, atëherë llastarët e vjetër të aktivizuar nuk duhet të shkurtohen edhe pse ata nuk janë shumë rentabilë sa i përket rendimentit, pasiqë janë më të ndieshëm ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve.
Në rastin konkret, ashtu siç po e cekni edhe ju, nëse ka llastarë të rinj nga toka, PO, duhet të bëhet shkurtimi i llastarëve të vjetër, në momentin që del llastari i ri dhe arrin madhësi prej 3-5 cm; prerja e llastarit të vjetër bëhet në nivel me tokën.
Kostoja për ngritjen e 1.0 ha me boronicë mund të sillet prej 25,000€-35,000€ (duke përfshirë: fidanet cilësore të certifikuara, substratin profesional-torfën për rregullimin e pH-së së tokës dhe sistemin modern të ujitjes), por, pa sistem kundër breshërit – sistemi kundër breshërit pastaj është kosto shtesë që sillet prej 12,000-18,000€/ha varësisht prej prodhuesit dhe materialit të përdorur.
Ju, nga kjo sipërfaqe mund të keni një rendiment prej 8 deri 12 tonë/1 ha, gjithnjë nën hipotezën që i keni kryer të gjitha praktikat e mira të kultivimit të boronicës. Çmimet sillen nga 2.5-4.5€/kg, varësisht prej tregut te eksportit dhe sezonalitetit të prodhimit.
Varietetet kryesore të boronicës që u janë përshtatur kushteve klimatike të Kosovës janë: Duke, Bluecrop, Draper, Spartan, Aurora, Liberty etj., ndërsa, për 1.0ha, ju duhet t’i mbillni 3300 fidane të certifikuara të boronicës.
Sa i përket shitjes, momentalisht fermerët e mëdhenj të boronicës pra, fermerët liderë, kanë një bashkëpunim shumë të mirë për të siguruar shitjen e produktit, i cili kryesisht i dedikohet eksportit. Pra, nuk ka pikë grumbulluese të dedikuar vetëm për boronicë, por, duhet të bashkëpunosh me fermerët e mëdhenj e me përvojë, për të siguruar shitjen.
Ju lutem, për informata shtesë mos hezitoni të na kontaktoni përmes platfomës “Pyesni Ekspertin” https://agroportal-ks.com/pyetje-dhe-pergjigje/
Përgjigje: Po ka leverdi ekonomike të kultivoni 20 ari me mjedër. Nëse zgjedhni varietetet pranverore (vjelja gjatë muajit Qershor), ju rekomandojmë varietetin: Willamette ndërsa, nëse zgjedhni varietetet vjeshtore, ju rekomandojmë varietetet: Delniwa dhe Enrosadira (vjelja nga fundi i Korrikut, deri tek ngricat e para vjeshtore). Rendimentet tek mjedra varen shumë faktorë si: kushtet klimatike, zgjedhja e fidaneve cilësore, investimi dhe perkujdesi i fermerit etj. Në vitin e mbjelljes, rendimenti për 20 ari sillet nga 300-600 kg, ndërsa nga viti i dytë e tutje nga 2000–2500 kg.
Ju lutem ta kontaktoni Shoqatën e përpunuesve të pemëve dhe perimeve në Kosovë “PePeKo”, https://www.facebook.com/PemePerimeTeKosoves
Po ka levërdi për ta kultivuar boronicën edhe në sipërfaqe prej 10 ari. Ju, nga kjo sipërfaqe mund të keni një rendiment prej 1.0 deri 1.5 tonë/10 ari, gjithnjë nën hipotezën që i keni kryer të gjitha praktikat e mira të kultivimit të boronicës. Çmimet sillen nga 2.5-4.5€/kg, varësisht prej tregut dhe sezonalitetit të prodhimit.
Varietetet kryesore të boronicës që u janë përshtatur kushteve klimatike të Kosovës janë: Duke, Bluecrop, Draper, Spartan, Aurora, Liberty etj., ndërsa, për 0.1ha apo 10 ari, ju duhet t’i mbillni 330 fidane të certifikuara të boronicës.
Ju lutem, për informata shtesë mos hezitoni të na kontaktoni përmes platfomës “Pyesni Ekspertin” https://agroportal-ks.com/pyetje-dhe-pergjigje/
Nëse e keni fjalën për përdorim të farës se pishës në mjekësi, ato kontribuojnë në funksionimin më të mirë të sistemit riprodhues dhe imunitar, mund ti gjeni në kompanitë të ndryshme farmaceutike dhe te pastiçerive.
Ndërsa, për shumimin e pishave dekorative, mund t’i kontaktoni shitësit e bimëve dekorative në këtë rast edhe pishave të ndryshme.
Përgjigje: Rendimentet tek mjedra varen shumë nga kushtet klimatike. Në vitin e mbjelljes rendimenti për 15 ari sillet nga 100- 400 kg, ndërsa nga viti i dyte e tutje nga 1500 – 2000 kg,
Përgjigje: Ujitja në mëngjes është më e preferuar se sa ujitja në mbrëmje. Në mbrëmje uji qëndron në tokë rreth rrënjëve, gjë që nxit kalbjen, rritjen e kërpudhave dhe insekteve.
Përgjigje: Kostoja e ngritjes së 15 ari me mjedër është rreth 1500 euro, ndërsa sa i përket përfitimeve dallon nga çmimet e shitjes së mjedrës, e cila variona nga viti në vit. Duke shikuar trendet e 10-te viteve te fundit Mjedra konsiderohet kultura më profitabile që kultivohet në vendin tonë.
Përgjigje: Sikurse edhe bimët tjera njëvjeçare ashtu edhe patatet nga dëmtimet e shkaktuara nga breshëri rezultojnë që të kenë dëme shumë vështirë të rikuperueshme dhe zvogëlim të rendimentit. Duke e marr parasysh se masa vegjetative është dëmtuar nga breshëri në kushte normale preferohet të përdoren preparate kimike në baze bakri dhe biostimulues, që ndihmojnë në kurimin e plagëve p.sh Ridomil Gold, pastaj duhet të ketë intensitet të shtuar të ushqyerjes me ushqime foliare si dhe trajtim të kombinuar të aminoacideve.
P.S: Trajtimi i tille nuk garanton 100% rezultate në rastet kur demet e shkaktuara nga breshëri janë mbi masën 60-70%, dhe këto ndërhyrje të propozuara nuk garantojnë rikuperim të plote në rastet kur demi është i madh.
Përgjigje: Duke u bazuar në fotografitë e dërguara dhe bazuar në simptomat që mund të vërehen në fotografi, dyshimet e para janë për paraqitjen e bakteries Fusarium oxysporum f. sp. lycopersici në bimën e specit. Dyshimet e para dhe më të përafërta janë të ngjashëm me simptomat e bakteries në fjalë ose mund të jetë edhe të Virusit dredhës të gjetheve ( Leaf Curly Virus ) i cili zakonisht atakon specat dhe domatet.
Si mase preventive për parandalimin e shpërndarjes së kësaj sëmundje është menaxhimi i mirë i tokës me ajrosje dhe me masa agroteknike mirëpo si masa tjera kimike mund të ndërmerret përdorimi i preparateve kimike me materie aktive TIOFANAT METIK me koncentrim 0.1% (10g për 10 l ujë) dhe me spërkat çdo bime me 0.5 L tretësire të përgatitur nëse e gjen këtë produkt, nëse jo, duhet të gjendet ndonjë produkt tjetër alternativ si SCORE (difeconazol) + Quadris ose Promesa në konbinim, dhe sigurisht preferohet edhe largimi mekanik i bimëve të infektuara dhe djegia e tyre duke patur kujdes që mos të shpërndahen mbetjet e bimës së infektuar në pjesët tjera të parcelës.
Përgjigje: Në bazë të kushteve agroekologjike të cilat i posedon Kosova, ne rekomandojmë që pemët e imëta janë kulturat më profitabile të cilat mund të kultivohen në Kosovë. Nga grupi i pemëve të imëta, që hynë: Dredhëza, Boronica, Mjedra, Manaferra, Aronia etj., e veçojmë Mjedrën e cila ka arritur rezultate shumë të mira në dekadën e fundit në vendin tonë.
Përgjigje: Lidhur me pyetjen konkrete, më poshtë mund ti gjeni produktet që mund të përdoren për luftimin dhe largimin e urithit:
Këto dhe produkte të ngjashme mund ti gjeni te shitësit e imputëve anekënd Kosovës
Përgjigje: Viteve të fundit kemi një klimë të paqëndrueshme pasi që çdo vit është e ndryshme, por, për kultivarët e hershëm pranverorë nevojitet më pak ujitje në fillim të vegjetacionit pasi që stina e pranverës në vendin tonë karakterizohet me reshje të vazhdueshme. Numri i ujitjeve varet nga sasia e reshjeve dhe fenofaza në të cilën gjendet mjedra, por edhe nga tipi i tokës.
Në tokat e kullueshme ujitja duhet të kryhet më shpesh, por me sasi më të vogël të ujit, ndërsa në tokat që e mbajnë më gjatë ujin atëherë ujitja duhet të kryhet më rrallë.
Për të diture saktësisht se sa duhet te ujitet, rekomandojmë të instalohen senzorët e lagështisë, dhe në bazë të tyre të aplikohet ujitja.
Përgjigje: sipas përshkrimit tuaj kultura juaj bujqësore Qep dhe Hudhër është sulmuar nga larvat e Mizës se Qepës, e cili tanimë ka lëshuar larvat të cilat njihen si “Krimbi i bardhë i Qepës. Përveç dëmeve të shkaktuar nga ky insekt në shumicën e rasteve fillon edhe kalbëzimi i kokës se qepës, ku në rast se parcela konsiderohet të jetë prekur mbi 50% të sipërfaqes atëherë dëmet janë të pa rikuperushme.
Masat që duhet të ndërmarrën:
Si masë më e mirë për të parandaluar paraqitjen e këtij krimbi është qarkullimi bimorë duke e shmangur kultivimin e bimëve te familjes “ALLIUM” (familja e qepëve) për se paku 3 deri në 4 vitet ne atë parcellë. Kurse në rast se larva tashme është prezentë në bimët tuaja, varësisht nga situate në teren duhet të përdoret preparat kimik “Pyrethroid” nëse mund ta gjeni në barnatoret bujqësore.
Përgjigje: Limoni rritet në vendet me klimë mesdhetare deri në tropikale, ne nuk kemi kushte të favorshme klimatike për kultivimin e limonit. Kështu që duhet pasur parasysh disa faktorë: temperatura e ultë, nëse e kultivon në vazo, kualiteti i substratit apo paraqitja e ndonjë sëmundje apo importimi i fidanit me ndonjë sëmundje.
Përgjigje: Sëmundjet kryesore që e sulmojnë mjedrën në Kosovë janë:
Përgjigje: Po, zakonisht rendimentet në bujqësinë organike janë më të ulëta sepse nuk lejohet përdorimi i plehrave minerale por vetëm plehrave organike.
Përgjigje:
Pesticidet që përdoren në bujqësinë konvencionale / intensive NDALOHEN të përdoren në bujqësinë organike.
Por, pesticidet organike mund të përdoren. Edhe në tregun e Kosovës mund të gjinden pesticidet organike
Përgjigje: Evropa ka rregulloren/standardin organik me numër 834/2007
Bazuar në këtë rregullore janë përpiluar edhe etiketat të cilat janë të mbrojtura me ligje.
Produktet organike identifikohen ne baza te logos/etiketës në të,
Llogo duhet të përmbajë:
Ligjërisht këtë logo mund ta përdorin vetëm ata prodhues për produktet e tyre të certifikuara me standardin organik nga një trup certifikuese të Akredituar.
Në qoftë se në produktet konvencionale përdoret kjo logo, ky quhet mashtrim i klientit dhe këto raste kompanitë dënohen për mashtrim.
Përgjigje: Duke pasur parasysh qe tani në fidanishten evropiane prodhohet vetëm material i gjelbër fidanor, dhe në Kosove është duke u importuar ky material fidanor atëherë mbjellja duhet të behet nga mesi i majit deri në mesin e qershorit.
Fidanishtet e rajonit prodhojnë edhe material fidanor me rrënjë të zhveshura, atëherë nëse mbjellët ky material fidanor rekomandohet të mbjelljet gjatë muajve mars-prill.
Përgjigje: duke u bazuar në të dhënat e grumbulluara nga Shoqata e përpunuesve të pemëve dhe perimeve për vitin 2021, sasitë e grumbulluara dhe te përpunuara të pemëve dhe perimeve janë si më poshtë:
Perime Sasia në tonelata Pemë Sasia në tonelata
Speca 4,719 Mollë 4,400
Domate 1,149 Vishnje 1,500
Lakër 698 Kumbull 630
Tranguj 467 Pemë të imta 579
Karrota 293.5 Dardhë 50
Përgjigje: Në këtë kohe mjedra duhet të trajtohet:
– Vajra minerale në kombinim me preparate në bazë bakri, për izolimin e vezëve të insekteve dhe për parandalimin e sëmundjeve.
Ndërsa, sa i përket plehërimit:
– Te përdoret plehu i djegur i stallës 10 tonë/ha.
Përgjigje: Përshëndetje të nderuar, duke u bazuar në raportin e publikuar nga Dogana e Kosovës për vitin 2021, sasia e importuar e perimeve të ngrira është rreth 1700 tonelata, të cilat kryesisht importohen nga vendet si: Serbia, Kroacia, Polonia, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Belgjika.
Sasia e importuar e ndarë sipas llojeve të perimeve të ngrira është siç vijon në tabelën e më poshtme:
Perime të ngrira | Vlera | Pesha |
Patate te ngrira | 1575.69 | 699 |
Bizele (Pisum sativum) te ngrira | 245879.03 | 242535.3 |
Mashurka dhe te tjera perime bishtajore te ngrira (ndryshe nga bizelet dhe fasulet) | 6129.73 | 5839.2 |
Spinaq, spinaq Zelandes së Re dhe spinaq i kuq (spinaq kopshti), i ngrire | 55152.02 | 42202.45 |
Misër i ëmbël, i ngrire | 76501.37 | 56694.02 |
Speca (Caspium) te ngrira | 1564.71 | 948.59 |
Kerpudha te tjera (jo Agaricus) te ngrira | 94507.84 | 30906.37 |
Domate te ngrira | 143.69 | 344.6 |
Angjinare te ngrira | 2915.83 | 797.91 |
Shparg i ngrire | 592.3 | 123.61 |
Perime te tjera te ngrira, te paspecifkuara me lart ne 0710 | 156043.26 | 153298.32 |
Përzierje perimesh te ngrira | 1207808.04 | 1159124.16 |
TOTAL | 1848813.51 | 1693513.53 |
*Sqarim: Të dhenat e paraqitura më lartë janë marrë nga statistikat e importit të publikuara nga Dogana e Kosovës për vitin 2021
Përgjigje: Për periudhën e kalimit flitet në nenin 36 (part 2) e bi-OS apo AOS ose EC 889/2008
Periudha e kalimit nga aktiviteti konvencionale në Bujqësi Organike është një periudhe që quhet periudha e kalimit/konvertimit.
Toka dhe pemët në këtë rast si kultura shumë vjeçare si molla, dardha, kumbulla duhet të menaxhohet duke përdorur praktika organike, për 36 muaj para vjeljes së frutave që I bie Kalim viti I parë (K1), Kalim viti I dytë K2, Kalim viti I tret K3, dhe në vitin e katërt ato produkte quhen organik ose bio.
Sqarim: Kjo periudhe është vendos nga ekspert evropian, për arsye të pastrimit të tokës dhe pemëve që janë trajtuar paraprakisht me preparate kimike të ndaluara nga standardi organik.
Përgjigje: Koha më e mirë për krasitje të boronicës është nga mesi i muajit shkurt deri në fund të marsit. Temperaturat duhet te jene +2C për të kryer këtë proces të rëndësishëm pomoteknik. Për më shumë rreth krasitjes së boronicës, Shoqata nacionale ‘Mjedra e Kosovës’ organizon ditë fushore për krasitje në fshatin Maxhunaj të Vushtrris me 16 shkurt nga ora 10:30 tek pemishtja e boronicave BerryKode. Demostrimi i krasitjes do te behet nga ekspert holandez.
Përgjigje: Kultivari vjeshtor Mapema, krasitet pasi që të përfundon vegjetacioni (nga mesi i nëntorit) në 3-5 cm mbi sipërfaqen e tokës. Nëse nuk e keni bërë akoma krasitjen atëherë, mundeni edhe në këtë periudhë kur temperaturat janë mbi zero gradë Celzius.
Përgjigje:
Tani nuk është koha për trajtime për shkak të kushteve klimatike. Trajtimet duhet te bëhen në fund të muajit shkurt apo fillim te muajit mars.
Përgjigja: Nëse mendoni për bimën që në shoqëri quhet Çaji i malit, ose Latinisht quhet Sideritis, ky përdoret gjerësisht si në trajtimin e kollitjes, bronkitit, astmës dhe dhimbjeve në stomak, Në mjekësisë tonë popullore përdoret si mjet relaksimi, gjatë bronkit dhe astmë bronkiale, kundër ftohjes dhe emfizemës së mushkërive.
Kultivimi:
Në aktivitetin e kultivimit ka pas tendenca dhe përvoja nga kompania Agroprodukt, e cila ka testuar ketë bime për kultivim, por rezultatet kanë tregu që nuk ka qenë e suksesshme.
Grumbullimi:
Te kjo bime kryesisht Grumbullohen pjesët mbi tokë të bimës, kërcelli me gjethe dhe lule (të quajtura Sideriti herba). Afati për mbledhjen: Bima mblidhet në qershor dhe korrik, gjatë lulëzimit. Mjetet për korrje: Thikë ose gërshërë. Metoda e mbledhjes: Pritet vetëm kërcelli me lule me brisk të mprehtë dhe mbi pjesën ulët. Gjethet nuk mblidhen. Pastrohet nga rëra dhe toka. Nuk duhet të mblidhen bimët që kanë lulëzuar më shumë se ç ‘duhet dhe bimët e infektuara me sëmundje. Nuk duhet të shkulet sepse në pjesën që përdoret (bari) nuk guxon të ketë pjesë të rrënjës që do të zvogëlonin cilësinë e tij. Çaji i malit mblidhet në mot me diel.
Përgjigje:
Për tërshërën që gjendet në plantacionet me grurë mund të përdoret një input i quajtur Husar, me sasi prej 1 L/ha në kohen sapo ju vëreni prezencën e tërshërës në parcelë.
Preferohet te përdoret edhe inputi me emrin Trajner të njëjtën kohë se është antistres, mbron dhe është ushqyes për grurin.
Përgjigje:
Afati optimal i shartimit të qershisë së egër është fundi i marsit, fillimi i prillit.
Përgjigjja
Kultivari më aktual për industrinë e freskët tek mjedra është kultivari Italian Enrosadira. Keni parasysh që ky kultivar nuk rekomandohet për ngrirje.
Përgjigja:
Fillimisht ju dëshirojmë suksese në kultivim të boronicës. Vazot 45 litra janë të përshtatshme në kultivim të boronicës, te ne në Kosovë kemi plantacione me vazo 25 dhe 35 litra, mirëpo jetëgjatësia e pemishtes zgjatet nëse mbillen në vazo 45 litra.
Përgjigjja:
Pema e mollës, si çdo pemë frutore, në përputhje me rrethanat, është e prirur për sëmundje dhe dëmtues të ndryshëm. Rekomandohet trajtimi vjeshtor, që tani më është i parealizueshëm për arsye të kushteve klimatike. Të rekomandojmë që trajtimin ta bëni ne fund të muajit shkurt apo fillim të marsit (varësisht prej kushteve klimatike), me vaj mineral të rafinuar, i cili gjendet me emra tregtar të ndryshëm nëpër barnatore bujqësore në Kosove.
https://www.youtube.com/watch?v=YImBQCxdmHQ
Në videon e radhës shpjegohet teknologjia e kultivimit të bimëve mjekuese dhe aromatike
https://www.youtube.com/watch?v=aQLdsGc0ia4
Në videon e radhës shpjegohet si bëhet prodhimi i trangullit turrshi
https://www.youtube.com/watch?v=6daMproU2Sc
Në videon e radhës shpjegohet si bëhet mbjellja e mjedrës.
https://www.youtube.com/watch?v=tEHMpojBwN4
Në videon e radhës shpjegohet si bëhet shumimi i bimëve mjekuese dhe aromatike
https://www.youtube.com/watch?v=KO8Vc_SYFto
Në videon e radhës mund të mësoni të gjitha hapat e prodhimit të ajvarit shtëpiak.