Një kurth i efektshëm i mizës së frutave të pemishtes së shtëpisë | Reduktimi i dëmeve nga dëmtuesit e mollës dhe frutave tjerë

Kurthet e thjeshta shtëpiake mund të ndihmojnë kontrollimin e problemeve të shkaktuara nga mizat e frutave në pemishtet tona shtëpiake. Reduktimi i numrit të mizave dëmtese të frutave, siç është miza Mesdhetare e frutave (MedFly – Ceratitis capitata), Miza e zakonshme e frutave (Miza e uthullës – Drosophila melanogaster) dhe llojet tjera të dëmtuesve të frutave mund të bëhet duke përdorur kurthe shtëpiake të thjeshta dhe efektive dhe Fosfat Diamoniumi si një tërheqës (jo sulfat, siç është cekur gabimisht në video), së bashku me praktikat e mira të kultivimit dhe menaxhimit të mirë të pemëve tuaja frutore. Kjo video tregon një udhëzues hap pas Hapi se si të ndërtohen dhe vendosen këto kurthe të cilat ndihmojnë në uljen e numrit të frutave të dëmtuara nga mizat e frutave në pemishtet tona të shtëpisė.

Për të mësuar më shumë në gjuhën shqipe klikoni në hallkën rrotë (settings) në anën e djathtë poshtë videos, pastaj subtitles /CC dhe sigurohuni që në listën e paraqitur të jetë e klikuar njëra prej gjuhëve dhe më pas në auto-translate dhe zgjidheni – Albanian.

Udhëzime të tjera

NGJARJET
<
Prill, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI