IMPRESSUM

Agroportal-ks.com është mundësuar nga KEP Trust, Prishtinë.

 

KEP Trust është një nga institucionet më të mëdha mikrofinanciare në Kosovë, e cila u siguron klientëve një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve financiare. Thelbi i aspiratave të KEP Trust është përmbushja e qëllimeve financiare dhe ndërtimi i marrëdhënieve të vazhdueshme me klientët. Në këtë mënyrë, KEP Trust kontribuon direkt në punësim duke i dhënë shtytje të madhe zhvillimit  të ekonomisë së vendit. Përveç qendrës kryesore që gjendet në Prishtinë, KEP Trust ka themeluar rrjetin e 31 degëve moderne në të gjithë vendin, duke ofruar  shërbimet e veta më afër qytetarëve të Kosovës. Misioni i KEP Trust është ta përmirësojë standardin e jetesës dhe ta mbështesë ekonominë e vendit duke  ofruar shërbime financiare individëve the bizneseve. KEP është i regjistruar pranë Autoritetit Bankar dhe të Pagesave në Kosovë (tash Banka Qendrore e Republikës së Kosovës) që nga viti 2000  prej kur funksionon si institucion lokal mikrofinanciar.  http://keptrust.org/

 

 

Përmbajtja dhe veçoritë  e Agroportalit janë koordinuar dhe zhvilluar nga RECURA.

RECURA Financials është  ofrues i shërbimeve këshillimore Kosovare me fokus të veçantë të këshillimeve për  biznes, financë dhe menaxhim në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Portofoli i RECURA për klientët dhe shërbimet këshillimore  përbëhet nga  burimi i njohurive dhe eksperiencës në sektorin privat dhe publik.

RECURA ofron një numër të madh të shërbimeve këshilluese, të cilat adaptohen lehtë nga sektori privat në fusha të Financave Korporative, Bizneseve, Menaxhimit, Qeverisjes Korporative (në partneritet me IFC) dhe  këshillim në inxhinieri, si dhe në Sektorin Publik në Menaxhimin e Financave Publike dhe Qeverisjes. RECURA ka zbatuar me sukses më shumë se 200 projekte dhe shërbime, për biznese private, agjenci  të zhvillimit, organizata qeveritare dhe jo-qeveritare, ku klientët tanë  përfaqësojnë disa nga kompanitë më të mëdha kosovare dhe ndërkombëtare në regjion, Fonde të investimeve, Banka zhvillimore, Agjenci të donatorëve dypalëshe, Qeveritë kombëtare the lokale në Kosovë dhe zbatuesit e projekteve të Asistencës Teknike. www.recura.biz

NGJARJET
<
Gusht, 2019
>
DI MA ENJ PR SH
123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
REZULTATI I ANKETAVE

A jetoni pranë tokës / fermës juaj (a është ferma familjare)?

MOTI