Pyesni ekspertin tuaj.

Qëllimi i këtij moduli është të mundësojë një lidhje këshilluese mes ekspertëve të bujqësisë dhe fermerëve. Fermerët mund të marrin përgjigje të personalizuara nga ekspertët e tri shoqatave nacionale të bujqësisë ne Kosove - Shoqata Organika, Shoqata Mjedra e Kosovës dhe Shoqata PEPEKO. Përgjigjet ofrohen në fushat e përpunimit të pemëve dhe perimeve, kultivimit organik dhe përpunimit. Pasi që i dërgoni pyetjet përmes formularit më poshtë, përgjigja nga ekspertët do të publikohet brenda 72 orëve në po këtë faqe dhe në faqen e Facebook të Agroportalit. Emri juaj nuk do të publikohet.

Ju pyesni, ekspertët përgjigjen

0 / 50

Vërejtje! Përgjigjet / këshillat e dhëna nga ekspertët tanë janë vetëm për qëllime informative. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të ju siguruar informacion të saktë në lidhje me problemet apo çështjet me të cilat ju përballeni, por gjërat mund të ndryshojnë varësisht nga rrethanat në terren. Prandaj, duke u bazuar në informacionin e ofruar ju rekomandohet që të kërkoni këshilla profesionale në terren.

Pyetjet më të shpeshta

Në këtë vend do të shfaqen pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta!

Pyetjet dhe Përgjigjet

Përgjigje: Trajtimi i propozuar nga ju të bëhet në këtë mënyrë:

Signum (materia aktive pyraclostrobin and boscalid) 1.5- 1.8 kg/ha deri në maksimum 2 trajtime gjatë vegjetacionit.

Switch 62.5 WG (materia aktive Cyprodinil, Fludioxonil) 600-800 gr/ha deri në maksimum 2 trajtime gjatë vegjetacionit.

Ridomil Gold Combi 45 WG (materia aktive 48.5 g/kg Metalaxyl-M + 400 g/kg Folpet) patate: 2.5- 3.0 kg/ha dredhëza: 250gr/100litra ujë deri 3-4 trajtime gjatë vegjetacionit.

Për cdo informacion shtesë ju lutemi adresojuni etiketës së produktit që ju zgjedhni, konsultohuni me barnatoren bujqësore ku e merrni produktin ose adresohuni përsëri në Agro Portal. Gjej linkun për disa informacione shtesë për dredhëzën dhe kultivimin e saj: https://www.abaonline.al/Article/SingleArticle?articleId=3f4156ed-8806-492c-a7d9-755b5111a130

Gjatë pikut të sezonit, veçanërisht gjatë muajve Qershor, Korrik dhe Gusht, nevoja e dredhëzës për ujë është mjaft e madhe dhe sillet nga 25,000 deri në 35,000 litra ujë për hektar.

Përgjigje: Para mbjelljes dhe para mbirjes mund të trajtohet toka me glyphosate për baroja, ndërsa kultivarët që mund të konsiderohen për mbjellje janë kultivarët xhuxhe të fasules, për t’u përshtatur për vjeljen me kombajë. Kultivarët të cilat mund të mbjelljen janë: Faraday etj.

Për mbjelljen e sipërfaqes prej 5.0ha (hektar) me fasule, përdoren 350 deri në 500 kg farë,  varësisht nga varieteti, kushtet klimatike dhe teknologjitë e kultivimit. Distancat e mbjelljes janë 50 cm ndërmjet rreshtave, ndërsa ndërmjet bimëve mund të jenë 10-12 cm. 

Afati optimal i mbjelljes së fasules në kushte agro-klimatike të Kosovës është 20 Prilli- 20 Maji.

Tabela 1. Kultivarët e fasules dhe origjina e tyre:

Nr. Kultivari/populacioni Origjina
1. D1-Dvadestica KA. Vojvodina
2. V2-Vittoria Italia
3. M3-Maksa KA. Vojvodina
4. S4-Sremac KA. Vojvodina
5. B5-Belko KA. Vojvodina
6. P6-Populacioni i Ferizajt Kosovë
7. H7-Harvester Italia
8. R8- Roma Italia
9. S9-Starazagorska Bulgaria

Përgjigje: Menaxhimi i Tallës së egër (Sorghum halepense L.) është proces i vështirë. Sipas të dhënave nga pyetja rekomandohet që për menaxhimin efektiv të Sorghum halepense të vazhdoni me këta hapa:

Masat e kontrollit duhet të jenë të plota dhe të kombinuara të gjitha masat nga ato fizike deri tek alternativa e fundit e cila është masat kimike. Praktikat e ndryshme dhe herbicidet kimike do të kontrollojnë në mënyrë efektive farat, barojën që mbin. Objektivat e një programi të mirë kontrolli përfshijnë:

  • Parandalimin e prodhimit dhe përhapjen e farës
  • Të menaxhohet baroja përpara se të formohen rizomat
  • Përgjatë kontrollit gjithmonë të jeni të vëmendshëm për infektimet e reja, ku është e preferueshme të menaxhohen barojat dhe të mos të lihen të zhvillohen deri në prodhim të farave.

Kontrolli kimik: Për luftimin e tallës së egër (Sorghum halepense L.)  në kulturën e misrit preferohet herbicidi i cili përmban materien aktive nicosulfuron ku, emrat komercial me të cilat mund të gjendet në treg përfshijnë: Nicogan 750 WG, Primero 40 OD, Accent Q, Stout etj. dhe varësisht nga produkti i përzgjedhur të aplikohet doza e rekomanduar në etiketën përkatëse dhe gjithmonë të bëhet aplikimi në bazë të rekomandimit në bazë të fazës së rritjes së bimës së kultivuar dhe barojës. Në qoftë se keni nevojë për informacione shtesë rreth aplikimit të produktit, konsultohuni me agronomin e barnatores bujqësore ku ju e merrni produktin ose adresohuni prapë në Agro Portal. Gjatë kontrollit është shumë e rëndësishme që doza e cila aplikohet të jetë siq rekomandohet nga kompania prodhuese e herbicidit. Gjithashtu, para mbjelljes dhe para mbirjes rekomandohet materia aktive Glyphosate dhe këto rekomandime shkojnë në bazë të gjendjes në terren.

Përgjigje:

Çmimet janë të ndryshueshme, varësisht prej sezonës, varietetit dhe/ose hibridit.

Çmimet mesatare vjetore, janë të paraqitura në Green Report 2023 nga Ministria e Bujqësisë, në linkun më poshtë në fq. 29.

https://www.mbpzhr-ks.net/repository/docs/Green_Report_2023.pdf

Rreth kësaj pyetje të parashtruar nga ju, një ndër pikat grumbulluese që aktualisht operojnë në Kosovë është: Fresco Group, për më shumë informacione nr kontaktues: +383 49 288 577 si dhe faqja në facebook: https://www.facebook.com/profile.php?id=100067168267771

Përgjigje:

Sa i përket simptomave të paraqitura, është pak e vështirë të jepet një diagnoze e saktë lidhur me situatën e qepëve në parcelën tuaj. Në bazë të paraqitjes së problemit, duket të ketë mungesë të elementeve ushqyese, kryesisht të Kalciumit (Ca) dhe Fosforit (P). Ju lutem mundësisht të na dërgoni ndonjë foto në faqen e Agro Portal në Facebook në linkun në vijim: https://www.facebook.com/agroportal.ks

Afati optimal i mbjelljes së fasules në kushte agro-klimatike të Kosovës është 20 Prilli- 20 Maji.

Përgjigje:
Nëse toka ku dëshironi të mbjellni boronicat, nuk ka pH të përshtatshme (pH 4-5.5), atëherë rekomandohet të mbillen në vazo.
Materiali plastik ka treguar qëndrueshmëri dhe sukses për fermerët kudo në Evropë, përfshirë edhe vendin tonë. Rekomandohet të mbillen fidanet dy vjeçare, dhe prodhimin mund ta keni që nga viti i dytë.
Çmimi i boronicës është relativisht i mirë, nëse e shohim në përgjithësi 10-vjeçarin e fundit, të shitjes së boronicës.

Përgjigje:

Mbjellja me fidanë të gjelbër në vendin tonë rekomandohet nga mesi i Majit deri në mes të Qershorit. Gjatë kësaj periudhe, duhet të siguroheni që temperaturat gjatë natës të mos jenë nën 5°C, për të shmangur dëmtimin e fidanëve nga temperaturat e ulëta. Po ashtu, nuk është e rekomandueshme të mbjellni kur temperaturat janë të larta gjatë ditës, pasi bimët nuk mund të përballojnë stresin e të nxehtit. Për trajtimin e tokës, rekomandohet përdorimi i herbicideve vetëm një herë, dhe kjo gjatë përgatitjes për mbjellje. Kështu që, nëse planifikoni të mbjellni fidanët në fund të majit, është e rekomandueshme të trajtoni tokën me herbicid total në dhjetëditëshin e parë të prillit.

Pas mbjelljes, pemishtja duhet të plehërohet me plehëra që stimulojnë zhvillimin e sistemit rrënjor, veçanërisht me fosfor në raportin 1 : 3.5 : 1.

Për mbjelljen e sipërfaqes prej 1.0ha (hektar) me fasule, përdoren 60 deri në 100 kg farë,  varësisht nga varieteti, kushtet klimatike dhe teknologjisë së kultivimit. Distancat e mbjelljes janë 50 cm ndërmjet rreshtave, ndërsa ndërmjet bimeve mund të jenë 10-12 cm. 

*Norma e farës së patates për mbjelljen e siperfaqës prej 20 ari (0.2 ha), është rreth 400 kg.
Përgjigje:
Ndonëse speci i kuq për prodhim të ajvarit kryesisht përdoret i freskët, në disa raste mund edhe të ruhet në kushte me temperaturë të kontrolluar. Në kushte të ruajtjes në dhoma frigoriferike standarde, speci i kuq mund të ruhet 10 ditë deri në 14 ditë, duke kontrolluar njëkohësisht temperaturën si dhe lagështinë brenda dhomës frigoriferike.
Temperatura optimale e nevojshme për ruajtje të specit të kuq është ndërmjet 3-6 gradë celsius  dhe lagështinë e ajrit deri në 95%.
Së fundmi, teknologjia e ruajtjes së perimeve ka avancuar përmes teknikave të reja si ruajtja në dhoma frigoriferike me ULO (Ultra Low Oxygen). Kjo teknikë mundëson ruajtjen e perimeve të ndryshme mbi një muaj, por është e shtrenjtë dhe ka një numër të kufizuar depoje në vendin tonë.

Për mbjelljen e hudhrës në siperfaqe prej 10 ari apo 0.1ha nevojiten 70-100 kg thelbinjë të hudhrës.  Gjatë kultivimit të hudhrës duhet të merren parasysh edhe këto çështje:

  • Mbjellja e thelbinjëve duhet të bëhet në thellësi rreth 3-4 cm.
  • Distancat e mbjelljes janë të ndryshme dhe ato sillen rreth 25–30 cm ndërmjet rendeve dhe 8–10 cm ndërmjet bimëve në rend.
  • Tek mbjelljet pranverore afati i mbjelljes: mesi i marsit deri në fund te marsit, ndërkaq, tek mbjellja vjeshtore afati optimal i mbjelljes është nga mesi i tetorit.

– Rendimenti optimal në një sipërfaqe prej 25 ari (0.25ha) është 10,000-12,000 kg. Çmimi është relativ, ndryshon nga sezona në sezonë, madje ndonjëherë edhe brenda javës apo ditës. Çmimi mesatar gjatë 3-4 viteve të fundit del të jetë 0.65€/kg.

 

Shega pas-vjeljes mund të ruhet në temperaturë frigoriferike prej  4-7 oC, mirëpo, duhet të keni parasysh që lagështia e ajrit ne dhomë të jetë 90-95% dhe mundësisht shega, të ruhet ndaras nga frutat-perimet tjera që janë liruese të mëdha të etilenit, pasiqë etileni shpejton procesin e pjekjes dhe zvogëlon kohën e qëndrueshmërisë së shegës pas vjeljes.

 

Afati optimal i mbjelljes së patates ndryshon nga kushtet atmosferike, por në vendin tonë, afati optimal i mbjelljes është: fundi i Marsit – fundi i Prillit. 

– Për mbjellje të sipërfaqes prej 40 ari (0.4ha) nevojiten rreth 250 ka me qepujka.

– Ndërsa, spërkatja pas mbirjes së patates, mund të bëhet me herbicidin Goal, materia aktive: oxyfluorfen.

Sa i përket spërkatjes së patates, ajo mund të bëhet 14 ditë para mbjelljes me preparatet kimike:

  • Materia aktive Glyphosate të cilën mund ta gjeni në tregun tonë, me emra të ndryshëm komercial si dhe
  • Materia aktive: Metribuzin (Sencor 70 WP).

Rendimentet mesatare për kulturat që keni kërkuar janë si më poshtë:

  • Hudhra: 10 tonë/ha
  • Patatja: 30-40 tonë
  • Qepa : 20-25 tonë

Rendimenti optimal për 1 ha me qepë është rreth 20-25 tonë për ha me qepujka. Ky rendiment mund të arrihet, gjithnjë nën hipotezën se janë ndërmarrë të gjitha masat agroteknike duke përfshirë: përgatitjen në mënyrë adekuate e tokës për mbjellje, mbjellja në kohën e duhur, plehërimi i balancuar, menaxhimi i barojave, sëmundjeve dhe dëmtuesve si dhe ujitja e duhur.

Varietetet kryesore që mbillen në Kosovë janë:

  • Stuttgarter dhe
  • Red Baron
*Norma e farës së patates për 1.0 ha, është rreth 2000 kg.
*Norma e farës së patates, për kultivimin e sipërfaqes prej 1 ha, kalkulohet si në vijim:
Madhësia e farës (mm) Sasia e farës (për 2 ha në kg)
28-35                                 1500
35-45                                 1900
45-55                                 2700

Trajtimi i mollës dhe kumbullës në këtë periudhe të vegjetacionit mund të bëhet me këto preparate kimike ortientuese: 1. Preparatet me bazë të Bakrit, 2. Chorus 50 WG, materia aktive: Cyprodinil 500g/kg.

Po ashtu, mund të shtohet pleh organik, në sasi prej 15 tonëve për ha, por, mundësisht të përzihet plehu me dhe.

Domatet zakonisht ruhen në temperatura të ulëta për të ruajtur freskinë dhe cilësinë e tyre. Temperatura ideale e ruajtjes për domatet është midis 10°C – 13°C. Sa i përket kohës së ruajtjes në një dhomë frigoriferike industriale, ajo mund të ndryshojë në varësi të kushteve të ruajtjes dhe cilësisë fillestare të domateve.

Për domatet e freskëta, periudha e përgjithshme e ruajtjes mund të jetë mesatarisht rreth 1 deri në 2 javë, por kjo periudhë mund të zgjasë ose të shkurtohet në varësi të faktorëve si varieteti i domateve, kushtet e ruajtjes dhe trajtimet pas vjeljes.

Për të ruajtur domatet në frigoriferë industrial për një kohë më të gjatë, disa praktika të mira përfshijnë mbajtjen e tyre të ndarë nga frutat dhe perimet e tjera, për të shmangur ndotjen e shpejtë të gazrave etilene që shkakton plakjen e shpejtë. Gjithashtu, është e rëndësishme të monitorohen domatet për shenjat e plakjes së mundshme dhe të ftohet temperatura e dhomës në nivelin e përshtatshëm për të parandaluar degradimin e shpejtë të cilësisë.

Dezinfektimin e serrës mund ta bëni me produktin: Sulfur 98.5% përmes ndezjes së masës, nga e cila, tymi shpërndahet në komplet serrën, ku dhe bëhet dezinfektimi.

Trajtimi për grurë bëhet për luftimin e sëmundjeve, dëmtuesve dhe barërave të padëshiruara. Varësisht nga paraqitja e këtyre agjendëve të dëmshëm biologjik bëhet edhe trajtimi. Fokus duhet t’i kushtoni menaxhimit të barërave të padëshiruara, të cilat në kushte të Kosovës kryesisht spërkaten-trajtohen nga muaji Prill-Maj.

Për informata më të detajuaja vizitoni: https://agrodata-ks.com/sezonaliteti-drithera

Për kultivimin e kërpudhave duhet të dimë në mënyrë me specifike për çfarë lloji të kërpudhës bëhet fjale. Nëse bëhet fjalë për llojin Chamginon, substratin bashkë me micel, mund ta importoni pasiqë, në bazë të informatave që ne posedojmë, substrati me micel, nuk prodhohet në Kosovë.

Për më shumë informata, mund të drejtoheni tek kompania Fungo LLC nga Kamenica, me kontakt: 049167748.

Për kultivimin e 2.0 ha me patate, shpenzimet e përgjithshme variabile, sillen prej 7,000-8,000€.

Ndërsa, për kultivimin e sipërfaqes prej 2.0 ha, norma e farës së patates që përdoret është si në vijim:

Madhësia e farës (mm) Sasia e farës (në kg)

28-35

3000

35-45

3800

45-55

5400

Në kushte të Kosovës rendimenti mesatar i patates sillet prej 30 -40 tonë për ha, gjithnjë nën hipotezën se keni ndërmarrë të gjitha masat e duhura agro-teknike.

Kurse, çmimi mesatar për kg sillet prej 0.2-0.3€ për kg.

Varietetet kryesore të patates që mbillen në Kosovë janë:

Agria

Désirée

Levinata KWS

Arizona

Arsenal  etj.

Përgjigjje:

Për problemin në fjalë, është më mirë që të kemi informata më specifike, se me çfarë insekte dëmtuese kemi të bëjmë dhe sa i madh është dëmi i shkaktuar, për shkak se lloji i tyre dhe dëmi i përcakton pastaj se çfarë masash do të ndërmerren. Për këtë është më praktike për ju që të konsultoheni me ekspertë të zonës tuaj ku jetoni ose me barnatoret bujqësore duke iu dhënë të gjitha informacionet për simptomat e paraqitura. Shpresojmë që do të keni sukses në menaxhim dhe ju dëshirojmë punë të mbarë!

Ne një sipërfaqe prej 1 ari ose 0.01ha, mund të merrni rreth 1000-1500 kg domate, gjithnjë nën hipotezën se keni zbatuar masat agroteknike në rregull.

Fillimisht duhet ta pastroni terrenin, pra t’i largoni të gjithë masën e rritur aty, duke përfshirë edhe bagremin.

Kostoja për mbjelljen e sipërfaqes prej 30 ari ose 0.3ha, është rreth 7,000.00€ duke përfshirë: përgatitjen e tokës, plehërimin bazë, mbjelljen, fidanet, sistemin e ujitjes, sistemin mbështetës, mbjelljen e barit të fisnikëruar në mes rreshtave dhe fuqia punëtore.

Për prodhimin e qepëve përmes qepujkave;  sasitë orientuese të materieve ushqyese (në formë të materieve aktive) janë si në vijim: 100 – 120 kg N, 80 – 100 kg P2O5 dhe 120 – 140 K2O.

Sa i përket spërkatjes për menaxhimin e barojave të padëshiruara përdoren herbicidet selektive, por, varësisht nga gjendja e parcelës, ju rekomandojmë të konsultoheni me barnatoren bujqësore ose agronomin më të afërm të zonës.

Varietetet kryesore që mbillen në Kosovë janë:

  • Stuttgarter dhe
  • Red Baron

Për mbjelljen e 1 ha qepë nevojiten 500-700 kg/ ha varësisht nga varieteti dhe madhësia e qepujkave.

Për kultivimin e sipërfaqes prej 10 ari ose 0.1ha norma e farës së patates që përdoret është si në vijim:#

Madhësia e farës (mm)

Sasia e farës (në kg)

28-35

150

35-45

190

45-55

270

Varietetet kryesore të patates që mbillen në Kosovë janë:

Agria

Désirée

Levinata KWS

Arizona

Arsenal  etj.

Për kultivimin e sipërfaqes prej 50 ari ose 0.5ha norma e farës së patates që përdoret është si në vijim:

Madhësia e farës (mm)

Sasia e farës (në kg)

28-35

750

35-45

950

45-55

1350

Rendimenti optimal për 1 ha me qepë, është rreth 20-25 tonë për ha me qepujka, gjithnjë nën hipotezën se janë ndërmarrë të gjitha masat agroteknike duke përfshirë: përgatitjen në mënyrë adekuate e tokës për mbjellje, mbjellja në kohën e duhur, plehërimi i balancuar, menaxhimi i barojave, sëmundjeve dhe dëmtuesve si dhe ujitja e duhur.

Varietetet kryesore që mbillen në Kosovë janë:

  • Stuttgarter dhe
  • Red Baron

Rendimenti optimal për 1 ha me qepë është rreth 20-25 tonë për ha me qepujka, gjithnjë nën hipotezën se janë ndërmarrë të gjitha masat agroteknike duke përfshirë: përgatitjen në mënyrë adekuate e tokës për mbjellje, mbjellja në kohën e duhur, plehërimi i balancuar, menaxhimi i barojave, sëmundjeve dhe dëmtuesve si dhe ujitja e duhur.

Varietetet kryesore që mbillen në Kosovë janë:

  • Stuttgarter dhe
  • Red Baron

 

Për mbjelljen e 1 ha qepë nevojiten 500-700 kg/ ha varësisht nga varieteti dhe madhësia e qepujkave.

Përgjigje

Mbjelljet rekomandohen të kryhen nga fundi i shtatorit deri në fillim të nëntorit.

Sasia e farës varësisht nga qëllimi i kultivimit:

  1. nëse mbillet si kulturë foragjere përdoret 230-270 kg/ha farë, ndërsa,
  2. nëse mbillet për kokërr përdoret 230-280 kg ha.

Ka shumë produkte që importohen, ne po i listojmë vetëm disa prej tyre e të cilat mund të kultivohen në kushtet agro-ekologjike të Kosovës:

  • domatja
  • patatja
  • molla
  • qepa
  • hudhra
  • rrushi
  • dardha
  • qershia
  • kumbulla dhe
  • dredhëza

Koha për plehërimin e parë me UREA 46% është nga fundi i shkurtit deri me 20 mars (200kg/ha), ndërsa plehërimi i dytë bëhet një muaj me vonë me NAG 27% rreth 250-300 kg ha.

Përshëndetje, për një informacion më të saktë, mund të kontaktosh me importuesit e inputeve bujqësore. Ne mund t’i rekomandojmë disa prej tyre që shesin me shumicë:

  1. Agrium shpk nr. kontaktues 044 131 337
  2. Fitofarma shpk nr. kontaktues 044 733 734

 

Për mbjelljen e 1 ha qepë nevojiten 500-700 kg/ ha varësisht nga varieteti dhe madhësia e qepujkave.

Përshëndetje, në Kosovë mund të gjesh në të gjitha barnatoret bujqësore, por ne mund t’i rekomandojmë disa:

  1. Agrium shpk nr. kontaktues 044 131 337
  2. Fitofarma shpk adresa fshati Muhoc, Ferizaj

Për cdo informacion tjetër që ke nevojë mund të kontaktosh me barnatoret bujqësore.

Përshëndetje në vijim po i bashkangjesim disa laboratorë të cilët bëjnë analizat e tokës në Kosovë dhe adresat e tyre:

1. Laboratori “Sara&Meti” sh.p.k. Rr. Kamer Loshi Nr. 24, Prishtinë

2.Laboratori N.SH. “Agrovet” Rr.Naum Veqilharxhi, nr.15, Fushë Kosovë

3.Instituti Bujqësor i Pejës, Pejë.

Për informatat e tjera që keni nevojë mund të kontaktoni me secilin nga këta laboratorë.

Përgjigje:

Fillimisht, për mbjelljen e 1 ha qepë nevojiten 500-700 kg/ ha varësisht nga varieteti dhe madhësia e qepujkave.

Gjatë kultivimit t qepëve duhet të keni parasysh:

Përgatitja e tokës: Bëhet në vjeshtë me punimin bazë të tokës. Në pranverë sa më herët që të jetë e mundur të fillohet me përgatitjen e tokës për mbjellje. Përgatitja adekuate dhe lloji i tokës që shfrytëzohet për mbjellje luan rol në cilësinë dhe rendimentin e produktit final. Plehërimi duhet të bëhet varësisht nga tipi i tokës dhe cilët elemente ushqyese janë prezente.

Mbjellja: Mbjellja bëhet kryesisht në pranverë (mars-prill). Është e rekomanduar që madhësia e qepujkave për mbjellje të jetë 1- 1.5 cm. Distancat e mbjelljes 20-30 cm ndërmjet rreshtave dhe 8-10 cm ndërmjet bimëve.

Ujitja: Për arritjen e rendimenteve maksimale, është i nevojshme instalimi i sistemit te ujitjes pikë-pikë.

Menaxhimi i dëmtuesve: Të gjitha aktivitetet përgjatë mbjelljes dhe rritjes së kulturës në fushë të hapur luajnë rol në parandalimin e paraqitjes së dëmtuesve të ndryshëm. Gjithashtu, menaxhimi i barojave te padëshirueshme, është ndër sfidat kryesore në implementimin e praktikave të mira bujqësore, gjë që parandalon konkurrencën që barërat e padëshiruara i bëjnë kulturës së qepës, i cili redukton paraqitjen e dëmtuesve dhe sëmundjeve. Në qoftë se përgjatë rritjes së qepëve vërehen simptoma të sëmundjes apo dëmtuesve tjerë, duhet të konsultoheni me agronomin e zonës ose me barnatoren bujqësore përkatëse për të i’u ofruar ndihmë në zgjidhjen adekuate.

 Ju urojmë suksese dhe një vit të begatshëm!

Nëse keni çështje tjera, mos hezitoni t’i adresoheni përsëri tek platforma “Pyesni Ekspertin”

Në sipërfaqe prej 10 ari ose 0.1ha nevojiten 70kg qepujka.

Në kushtet klimatike të Kosovës, gruri dhe misri mbillen si në vijim:

Gruri mbillet në vjeshtë nga datat 15 tetor deri me 1 dhjetor;  ndërsa,

Misri mbillet në pranverë nga datat 15 prill deri me 15 maj.

 

Përgjigje:

Për mbjelljen e 1 ha me qepë, nevojiten 500-700 kg me qepujka, varësisht nga varieteti. Ndërsa, për sipërfaqen tuaj prej 55 ari (0.55ha), nevojiten rreth 350 kg me qepujka.

Përgjigje:

Po mund të mbillen specat në vendin ku kanë qenë të mbjellura mjedrat. Para se t’i mbillni është mirë të dezinfektohet toka me Dikloropropen i cila është një tymosës që përdoret kryesisht për sterilizimin e tokës në prodhimin e perimeve. Pastaj e punoni tokën strukturën e saj dhe për ta përmirësuar aplikoni material kompostim ose pleh organik.

Rendimenti për ha bazohet në punën dhe praktikat që fermeri i ka zbatuar. Pra, fermeri ka ndërmarrë të gjitha masat agro dhe pomo teknike, të ushqimit të drejtë, mbrojtjes, mirëmbajtjes së pemishtes, e deri tek vjelja e frutit të dredhëzës. Në këto raste rendimetet janë më të larta varësisht edhe nga potenciali i varietetit.
Fermerët në Kosovë kanë arritur të vjelin edhe deri në 38 ton për ha. Ndërsa, mesatarja në nivel vendi është 13 ton për ha.

Në një sipërfaqe prej 1.5 ha me dredhëz, nevojiten 70.000 – 75.000 fidane. Distancat e mbjelljes janë 30 x 40 cm. Dredhëza mbillet në tri stinë: pranverë, verë dhe vjeshtë.

Koha më e përshtatshme për ta mbjellur dredhëzën, është nga 20 korrik – 20 gusht. Shpenzimet për mbjelljen e 1.5 ha me dredhëz, janë rreth 25.000 €.

Fitimi varet shumë faktorë si: rendimenti, sezonaliteti, tregu i freskët apo për përpunim? çmimi mesatar për treg të freskët sillet prej 1.5-3€/kg, ndërsa për përpunim prej 0.9-1.2€/kg.

Në Kosovë, të gjitha praktikat kanë dëshmuar se krasitja e mjedrës është më mirë të bëhet gjatë muajit shkurt dhe mars, pra në fund të dimrit respektivisht në fillim të pranverës.

Nëse, krasitja bëhet në vjeshtë, mundësia e dëmtimit të llastarëve të krasitur është shumë e madhe, pasiqë, po kemi dimra pa borë, krejt kjo po vjen si rezultat i ndryshimeve klimatike.

 

 

 

Serra e z.Pajtim Grulaj, nga fshati Peqan i Komunës së Suharekës.

Mundësia e ruajtjes së manaferrës së freskët është 4-5 ditë deri në 10 dite, nëse pas vjeljes është vendosur nën hije dhe sa me shpejt qe ka qenë e mundur është vendosur në frigorifer 0-2oC.

I nderuar,

Agro Portali, mision kryesor ka informimin dhe promovimin e komunitetit bujqësor në Kosovë, ndërsa, investime të tilla si ndërtimi i një laboratori, mund të bëhen nga Qeveria apo me iniciative private, pra nuk është në kompetenca dhe mundësi të Agro Portalit.

Gjithë të mirat!

I/e nderuar,

Subvencionimi tek kulturat dru-frutore bëhet në bazë të sipërfaqes, e jo ne bazë të numrit të fidaneve!!!

për detaje shih linkun me poshtë:

https://azhb-rks.net/repository/docs/2023_02_28_023132_Programi_per_Pagesa_Direkte_per_vitin_2023.pdf

Mesataren e rendimentit tek mjedra, në bazë të shënimeve shkencore dhe në bazë të rasteve në Kosovë mund ta llogaritni në këtë mënyrë:

Për varietetet pranverore (floricane)

Viti 1: 0.00kg/ha

Viti 2: 0.3kg/fidan (kemi: 10,000 fidane/ha x 0.3 = 3,000kg/ha)

Viti 3: 0.7kg/fidan (kemi: 10,000 fidane/ha x 0.7 = 7,000kg/ha)

Viti 4: 1.0-1.1kg/fidan (kemi: 10,000 fidane/ha x 1 = 10,000kg/ha)

Për varietetet vjeshtore (primocane)

Viti 1: 0.3kg/fidan (kemi: 10,000 fidane/ha x 0.3 = 3,000kg/ha)

Viti 2: 0.8kg/fidan (kemi: 10,000 fidane/ha x 0.8 = 8,000kg/ha)

Viti 3: 1.0kg/fidan (kemi: 10,000 fidane/ha x 1.0 = 10,000kg/ha)

Gjithnjë nën hipotezën se fermeri i ka bërë të gjitha përgatitjet për mbjellje si duhet; ka bërë mirëmbajtjen e pemishtes në mënyrë te duhur, si dhe nëse kushtet agro-klimatike kanë qenë të favorshme për kultivim të suksesshëm të mjedrës.

* Po ashtu, rendimenti në frytdhënie të plotë tek varietetet pranverore mund të jetë edhe mbi 10 tonë/ha nëse kemi kushte të favorshme klimatike.

Përgjigje

Shembulli-1; 400 fara m2 * 42g/92%= 182.6kg/ha.

Sehmbulli-2: 500 fara m2 * 45 g/ 92%= 244.56 kg/ha.

Shembulli-3: Më thjeshtë, ½ e peshës  së 1000 farave.

Vini re! Mos përdorni norma të larta të farës, sepse e dëmtoni procesin e vëllazërimit dhe shtoni shpenzimet pa nevojë! 

Për detaje shihni artikullin më poshtë:

Indikatorët e prodhimit të grurit në Kosovë dhe zbatimi i teknologjive të reja

Përgjigje:

Kultivimi i kulturave të njëjta bujqësore për një periudhë më të gjatë kohore në parcella të njëjta ndikon në zvogëlimin e elementeve kimike minerare për të cilat kane nevoje bimët, prandaj është e domosdoshme të kemi një qarkullim bimor me kultura të ndryshme bujqësore.

Ndërsa për të patur një pasqyrë më të qartë rreth përbërjes pedologjike të tokës është e domosdoshme që parcelat në të cilat planifikoni të mbillni me ndonjë kulturë bujqësore qoftë fruta apo perime duhet të bëhen analizat e dheut për të patur një vlerësim sa më të qartë të elementeve kimike të cilat gjinden në atë parcelë. Pastaj, bazuar në rezultatet e analizave të tokës dhe në varësi të kulturave bujqësore që planifikojmë të mbjellim në parcellë, duhet të ndërmarrim masat e nevojshme për të pasuruar ose rregulluar përmbajtjen e tokës.

Për kryerjen e analizave të tilla duhet të kontaktohen laboratoret e specializuara që kryejnë analiza të tokës/dheut dhe pastaj mund të kërkoni edhe sugjerimet nga ana e tyre për ndërhyrjet e nevojshme për pasurim ose rregullim të parametrave për kulturat bujqësore që do të mbillni në atë parcellë. Metoda e marrjes së mostrave zakonisht i përmbahet disa procedurave të ndryshme varësisht se si e kanë të rregulluar kompanitë këtë proces.

 

Përgjigje:

Për informacione rreth mundësisë së shitjes së kamomilit, ju rekomandojmë që të kontaktoni shoqatën “ORGANIKA” –  shoqataorganika@gmail.com, apo përmes facebook https://www.facebook.com/shoqataorganikaKS

Pergjigje:

Paraprakisht duhet pasur shumë kujdes në zgjedhjen e materjalit (thelbinjëve) për mbjellje, sepse mund të jenë të infektuar. Si material për mbjellje shfrytëzohen thelbinjtë e shëndoshë, të pa deformuar dhe kryesisht nga pjesa anësore e bulbit.

Përgatitja e tokës

Përgatitja e tokës fillon në vjeshtë, ndërsa për mbjelljen vjeshtore fillohet menjëherë pas largimit të para-kulturës. Në pranverë punimi plotësues duhet të fillojë sa më herët që të jetë e mundur.

Qarkullimi bimor

Hudhra kultivohet pas lakrës, pas drithërave dhe pas disa perimeve të hershme. Në të njëjtën sipërfaqe nuk preferohet të mbillet rresht për 3–4 vite. Në anën tjetër hudhra është parakulturë shumë e mirë për shumicën e bimëve të tjera perimore.

Mbjellja

Mbjellja (ndërrimi) e thelbinjëve bëhet me dorë ose në mënyrë të mekanizuar. Tek mbjellja pranverore, mbjellja e thelbinjëve bëhet sa më herët që të jetë e mundur (zakonisht deri nga mesi i marsit). Ndërkaq, tek mbjellja vjeshtore afati optimal i mbjelljes është nga mesi i tetorit. Mbjellja e thelbinjëve duhet të bëhet në thellësi rreth 3 cm.

Distancat e mbjelljes janë të ndryshme dhe ato sillen rreth 25–30 cm ndërmjet rendeve dhe 8–10 cm ndërmjet bimëve në rend. Sasia e thelbinjëve për hektar është rreth 700–1000 kg, ndërsa te mbjella vjeshtore kjo sasi mund të jetë diç më e lartë.

Masat e përkujdesit gjatë vegjetacionit

Kultivimi ndërmjet rendeve është masë e obligueshme. Shkriftimi më i mirë është i rëndësishëm edhe për faktin se mundëson rritje më cilësore të bulbit të hudhrës, i cili në toka të ngjeshura ngeli i deformuar dhe në përgjithësi më i vegjël. Gjithashtu përmes kultivimit ndërmjet rendeve bëhet edhe eliminimi i barojave.

Ujitjeve (sidomos tek mbjellja pranverore) duhet kushtuar kujdes. Fazat më kritike për ujë janë dy–tri javët e para pas mbjelljes së thelbinjëve dhe rritës intensive të pjesës mbitokësore deri te formimi i plotë i bulbit (në kushtet tona deri nga mesi i qershorit). Andaj në këtë fazë duhet pasur kujdes që varësisht nga kushtet konkrete në fushë të aplikohet edhe ujitja. Zakonisht aplikohen 2–3 ujitje.

Vjelja

Vjelja e hudhrës kryhet kur bëhet tharja masive e pjesës mbitokësore të bimëve. Hudhrat që nuk e kanë të tharë pjesën mbitokësore apo që vjelën gjatë kohës kur ka shumë të reshura ruhen me shumë vështirësi dhe si të tilla është më mirë të përdoren për konsum të menjëhershëm. Pas vjeljes pjesa e tharë mbitokësore (sikurse edhe rrënjët) duhet të pastrohet. Në vendet për ruajtje hudhra duhet të vendoset e terur.

PROCEDURA THUAJSE E NJEJTE ESHTE EDHE TE QEPA.

Pergjigje:

Kerpurdhat mund ti shes te:

Fungo.Sh.P.K.

Fatmir Krasniqi

Kamenice

fungo_ff@hotmail.com

044 167 748

EuroFruti.Sh.P.K.

Bejtush Gashi

Prishtine

eurofruti@hotmail.com

044 173 331

NATYRA AG

Ahmet Govori

Novoberde

natyrabma@hotmail.com

044 425 003

AgroFlorentina. Sh.P.K.

Xhemshir Veliu

Skenderai

agro.florentina.shpk@gmail.com

044 192 291

Kurse:

Dellinjat mund ti shes te:

Agroproduct.Sh.P.K

Halit Avdijaj

Istog

agroproduct.shpk@gamil.com

044 138 612

AgroFlorentina. Sh.P.K.

Xhemshir Veliu

Skenderai

agro.florentina.shpk@gmail.com

044 192 291

HitFlores. Sh.P.K.

Nuredin Bajrami

Dragash

hit_flores@hotmail.com

044 148 155

 

 

Përgjigje:

Kultivimi i lakrës vjeshtore është kryesisht i orientuar për prodhim të lakrës për turshi, dhe varësisht nga ajo se si është i orientuar biznes modeli juaj, ashtu edhe mund të parashikohen të hyrat tuaja. Duke marrë parasysh që kultivimi i lakrës në ambient të hapur është i ndikuar nga faktorë të ndryshëm si sëmundjet, dëmtuesit dhe kushtet klimatike, fitimi në këtë kulturë gjithmonë është relative.

Ndonëse kapaciteti gjenetik i prodhimit të lakrës është nga 30.000 deri në 70.000 kg për hektar, andaj nuk mund të parashikojmë fitimin sepse kemi dy variabla të ndryshme, si prodhimi që do të arrijë të marrë fermeri dhe në anën tjetër çmimi i shitjes i cili nuk mund të parashikohet.

Mirëpo, në një analizë të thjeshtë të prodhimit mesatare dhe çmimit mesatare mund të llogarisim: 45.000 kg për hektarë x 0.18 cent çmimi mesatar = 8.100 euro të hyra dhe në këtë rast duhet të zbresim kostot e prodhimit të cilat janë të ndryshme, varësisht nga teknologjia e prodhimit, kostoja e vjeljes dhe transportit dhe kostoja e ruajtjes, gjëra që nuk mund te parashikohen.

Pra, nga analiza e paraqitur më lartë mund të konstatojmë se mund të kemi të hyra rreth 8000 euro pa i llogaritur kostot e prodhimit dhe shitjes.

 

Pergjigje:

Simptomat e rrudhjes së gjetheve të domateve munden me qenë si rezultat i disa faktorëve:

  1. Shenjat e ndonjë infeksioni potencial (kërpudha, bakterie ose viruse)
  2. Paraqitja e insekteve dëmtues, si dhe
  3. Shenja te mungesës së mikro ose makro elementeve, si dhe kushteve të tjera si mungesa e lagështisë, temperaturat e larta, ose përdorimi i tepërt i azotit.

Në rastet kur kemi infeksion të bimës, gjethet e domates rrotullohen dhe fillojnë të bëhen në formë të tubave, pastaj fillon vyshkja dhe tharja e bimës. Në këtë rast, nëse infeksioni është në formë të një oaze, si masë preventive duhet të përdoren masat mekanike duke i larguar bimët e infektuara me simptoma të tilla, ose të përdoren preparate kimike me materie aktive si: azoxystrobin, mancozeb, myclobutanil, ose penconazole.

Po ashtu ne rastet e paraqitjes se insekteve dëmtues, mund ta perdoren materiet aktive te produkteve per mbrojtjen e bimëve si ne vijim: acetamiprid, imidacloprid, tefluthrin, deltamethrin etj.

Kurse, në rast të kushteve jo të favorshme mikro-klimatike dhe problemeve të tjera, duhet të ndërhyhet duke trajtuar bimën: si ajrosja më e mirë e serrës në rast kur domatja kultivohet në serra, pastrimi i parcelës nga barojat e padëshiruara, përdorimi i ujitjes dhe ushqimit në mënyrë të balancuar.

 

Përgjigje:

E para: kur e përmendni që po “shuhen” bimët, ne e kemi problem të japim një përgjigje pa patur ndonjë fotografi të qartë rreth gjendjes së bimëve. Ju lutem a mund të na dërgoni ndonjë foto të bimëve të cilat nuk e kanë gjendjen mirë. Ju mund ti dërgoni, në faqen e Agro Portal në facebook në linkun ne vijim: https://www.facebook.com/agroportal.ks.

Ndërsa sa i përket paraqitjes se morrave të cilët sulmojnë pothuajse të gjitha llojet e kulturave qofshin ato njëvjeçare apo shumëvjeçare, sikurse rasti juaj me spec. Morrat e gjetheve – afidet përveç që marrin lëngjet në bimë përmes sistemit të tyre thithës, ata janë edhe bartës-vektorë të shumë sëmundjeve të ndryshme kryesisht ato virusale. Si indikator për të identifikuar këtë insekt janë prezenca e llojeve tjera te insekteve të cilët ushqehen me këtë insekt (të cilët janë predatorë). Në shumicën e rasteve gjethet e bimës përdridhen/ndrydhen/rrudhen duke zvogëluar sipërfaqet e gjetheve dhe si rrjedhim kjo ndikon negativisht edhe në lëvizjen e lëngjeve dhe kryerje të procesit të fotosintezës.

Masat e kontrollit:

Si masa parandaluese të këtij insekte janë: largimi mekanik i tyre nëse është i mundur (nëse paraqitja e insekteve është në formë të oazave), trajtimi me vajra të ndryshme (vaji neem është i preferuar), lloje të ndryshme të sapunëve që përdoren si sapunë insekticide, insekticide me baze vajore, dhe insketicide me bazë piretrine.

Përgjigje:

Sipas përshkrimit nga ana juaj vërehet se parcela juaj është sulmuar nga morri i gjelbër (Mezus spp.) i cili sulmon pothuajse të gjitha llojet e kulturave qofshin ato njëvjeçare apo shumëvjeçare, sikurse rasti juaj me spec. Morrat e gjetheve – afidet përveç që marrin lëngjet në bimë përmes sistemit të tyre thithës, ata janë edhe bartës-vektorë të shumë sëmundjeve të ndryshme kryesisht ato virusale. Si indikator për të identifikuar këtë insekt janë prezenca e llojeve tjera te insekteve të cilët ushqehen me këtë insekt (të cilët janë predatorë). Në shumicën e rasteve gjethet e bimës përdridhen/ndrydhen/rrudhen duke zvogëluar sipërfaqet e gjetheve dhe si rrjedhim kjo ndikon negativisht edhe në lëvizjen e lëngjeve dhe kryerje të procesit të fotosintezës.

Masat e kontrollit:

Si masa parandaluese të këtij insekte janë: largimi mekanik i tyre nëse është i mundur (nëse paraqitja e insekteve është në formë të oazave), trajtimi me vajra të ndryshme (vaji neem është i preferuar), lloje të ndryshme të sapunëve që përdoren si sapunë insekticide, insekticide me baze vajore, dhe insketicide me bazë piretrine.

Përgjigja:

Kalbëzimi te domatet dhe specat ndodh shkaku i mungesës së kalciumit, luhatjes se lagështisë, ujitjes jo të rregullt, si dhe shkaku i periudhave të gjata të lagështisë në sipërfaqet e gjetheve e me që rast paraqitet një patogjen i kërpudhave. Menaxhimi: Bimët dhe farat e infektuara duhet të hiqen dhe të shkatërrohen pas çdo vegjetacioni. Fillimisht, duhet te zgjedhën farat e shëndetshme te certifikuara për mbjellje, si rrjedhim gjethet dhe llastarët e infektuar duhet të krasiten për të larguar sëmundjen dhe për të përmirësuar ajrosjen tek bima. Po ashtu, duhet të bëhet largimi i barojave të padëshiruara dhe ujitja të bëhet vetëm ne mëngjes. Rekomandohet që të bëhet qarkullimi bujqësor deri ne 3 vite kur është e mundur, dhe mundësisht te zgjedhën varietete dhe hibride sa më tolerante. Për fund, të shmangni përdorimin e tepërt të bakrit. Duhet të aplikohen fungicidet preventive, si masë parandaluese për sëmundjen. Për të dyjat kulturat mund të përdoren fungicidet siL Quadris, Signum, Teldor; Fungicidet te përdoren ne përputhje me dozën e rekomanduar nga prodhuesi.

Përgjigja:

Plehërimi është një metodë agroteknike shumë e rëndësishme për kultivimin e mjedrës në ambiente të mbrojtura-serra. Momentalisht, kultivimi i mjedrës në pemishte është në fazën e frytdhënies së plotë, dhe rekomandohet që të bëhet plehërim me plehra të pasura me KALIUM. Për të përcaktuar me cilin pleh duhet të bëhet plehërimi, fillimisht duhet të kryhen analizat e gjethit dhe të tokës dhe në bazë të tyre të përcaktohet plehërimi

Përgjigje:

Mëllega e zezë kultivohet në Kosove në sipërfaqe prej më shumë se 10 Ha; është një kulturë që kërkon shumë fuqi punëtore për vjeljen e përditshme të luleve. Për më shumë detaje për kultivmin e mëllagës së zezë, mund të gjeni në broshurën për “Kultivimin Organik të Mëllagës së Zezë“ në linkun https://organika-ks.org/wp-content/uploads/2022/08/M%C3%ABllaga-e-zez%C3%AB.pdf

Po ashtu, broshurat për kultivimin e 10 llojeve të BMAve mund t‘i gjeni në Website-in e Shoqatës ORGANIKA – https://organika-ks.org/publikime/

Përgjigje:

Ndër blerësit kryesor të Mullagës së zezë janë kompanitë si më poshtë:

Agroproduct Sh.P.K.

Halit Avdijaj

Istog

agroproduct.shpk@gamil.com

044 138 612

Organic HERB

Violanda Morina

Peje

violanda.morina@organicherb.info 

044 515 171

Agroshqiponja Shpk

Shefqet Krasniqi

Malishevë

agroshqiponja@gmail.com

044 403 715

 

Përgjigje

Lavanda prodhohet pak në Kosove; ndërsa, në Shqipëri rendimenti mesatar është 2 – 3 tona/Ha.

Një nga blerësit e Lavandës është kompania “Agroproduct SH.P.K.“ në Istog; agroproduct.shpk@gmail.com ; Ju lutem ta kontaktoni.

 

Përgjigja

Po ju mund të pajiseni me Certifikatë Organike në Kosovë – janë 9 trupa cetifikuese që janë të akreditura në Kosovë, por, trupa që ka më së shumti operator është bio.inspecta (ish Albinspekti) https://www.bio-inspecta.al/en/home.

Për më shumë informata mund të merrni nga Shoqata ORGANIKA të www.organika-ks.org dhe https://www.facebook.com/shoqataorganikaKS

 

Pergjigja: Lavanda ose Lavenderi është një bimë mjekësore dhe aromatike e kërkuar pak në Kosovë; kjo bimë përdoret kryesisht për prodhimin e vajit eterik (që në Kosovë askush nuk e prodhon) dhe për dekorime – në sasi të vogla. 

Lavanda mbillet pak në Kosovë dhe nuk ka shumë të dhëna për koston e prodhimit dhe sa sjell fitim. Në Shqipëri, lavanda kultivohet në sipërfaqe të mëdha dhe rendimenti është 2,5 – 3 ton/Ha (varësisht nga kultivari dhe pjelloria e tokës). Një nga përpunuesit e Kosovës për lulet organike të lavandës ofron një çmim prej 5 – 6 €/Kg 

Përgjigja: Një shkak i zakonshëm i zverdhjes së gjetheve të bimës së specit është mungesa e lëndëve ushqyese. Ushqyesit më të rëndësishëm për bimën e specit janë azoti, fosfori dhe kaliumi. Ekziston gjithashtu nevoja për magnez, kalcium dhe elementë të tjerë, por këto janë më rrallë një problem.

Ujitja e tepërt mund të shkaktojë stres në bimët e specit, duke shkaktuar zverdhjen e gjetheve, ngadalësimin e rritjes dhe uljen e prodhimit të specit.

Së fundi, temperaturat ekstreme mund të bëjnë që gjethet e specit të vdesin dhe të bien, duke u zverdhur. Kjo është veçanërisht e zakonshme në mot të ftohtë, nën 10°C.

Si ta dini se a kane nevojë specat për azot?
Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të ditur nëse bima juaj ka nevojë për më shumë azot. Gjethet e zverdhura do të fillojnë në fund të bimës tuaj të specit dhe do të lëvizin lart me kalimin e kohës. Arsyeja për këtë shenjë treguese është sepse azoti është një “ushqyes i lëvizshëm”, që do të thotë se bimët tuaja mund të lëvizin azotin nga një pjesë e bimës në tjetrën. Kur bima juaj ka pak azot, ajo do të fillojë të lëvizë lëndën ushqyese të mbetur nga gjethet e vjetra drejt rritjes më të re. Do të shihni që gjethet tuaja më të mëdha dhe më të vjetra në fund të bimës do të zverdhen së pari.
Pa trajtim, gjethet e verdha mund të bien përfundimisht, ndërsa gjethet e sipërme do të mbeten të gjelbra për më gjatë.

 

– Referojuni plehut tuaj specifik për udhëzimet e frekuencës. Në përgjithësi, ju duhet t’i plehëroni specat një herë në javë ose dy (në varësi të llojit të plehut) në mënyrë që t’i mbani bimët tuaja të shëndetshme gjatë gjithë sezonit.

Kombajna për bimë mjekësore ka të llojeve ndryshme nga prodhues të ndryshem; mirëpo, në Kosovë në mënyre të sukseshme përdoren kombajna nga dy prodhues nga regjioni jone:

Përgjigja:
Sa i përket fitimit në 20 ari serrë është me rendësi të ceket se cilat kultura bujqësore është fjala, duke e marrë parasysh se varësisht nga kulturat bujqësore ndryshon fitimi.

Nëse e marrim si shembull kulturën e domates në serra, këtu gjeni një përllogaritje të thjeshtë:
• 1 Hektar domate në serra mbillen afërsisht rreth 30.000 bimë, ndërsa, në 20 ari mund të mbillen rreth 6.000 bimë të domates.
• 20 ari serrë me domate me rreth 6.000 bimë ku rendimenti mesatar në vendin tonë sillet rreth 5.5 kg për rrënje atëherë kemi rreth 33.000 kg domate.
• Çmimi i shitjes së domates nëse e llogarisim çmimin mesatar të dy viteve të fundit që është rreth 0.5€ për kg, atëherë kemi të hyra rreth 16,500.00 Euro, pa llogaritur shpenzimet dhe humbjet tjera gjatë procesit.
Këto shifra janë vetëm orientuese, varësisht nga rendimenti, kushtet klimatike, paraqitja e sëmundjeve apo dëmtuesve mund të ndikojnë që të keni rendiment më të ulët, prandaj këto duhet të llogaritën si vlerësime të përafërta.

Sipas fotografive të paraqitura, dyshohet që të jetë sëmundja e antraknozës (e cila shkaktohet nga patogjneni Marssonina juglandis) si pasoje e lagështisë së tepërt. Kjo sëmundje njihet edhe si njollosja e zezë e arrës.

Për tu diagnostikuar dhe identifikuar sëmundja, rekomandohet që të bëhen analizat e gjetheve në laboratorët e specializuara.

Mjaltë të certifikuar organik, ka në Kosovë; bletari i certifikuar është Metat Gjikokaj kompania “Bjeshkët e Deçanit” nga Deçani; poashtu, bletët i ka të vendosura në zonën e Deçanit.

Për të certifikuar duhesh të aplikosh tel Trupa certifikuese. Në Kosovë operojnë nëntë (9) trupa certifikuese por dy (2) janë më aktive – Bio.inspecta https://www.bio-inspecta.al/sq/home dhe Organska Kontrola http://www.organskakontrola.ba/page/onama.php

 

 

Koha më e përshtatshme për mbjelljen e mentës është në vjeshtë muajt Tetor – Nëntor; mirëpo, mbjellja mund të bëhet edhe në pranverë. Për më shumë informata për kultivimin e mentës mund të gjeni: https://organika-ks.org/wp-content/uploads/2022/08/Menta.pdf

Koha më e mirë për shartimin e agrumeve ndryshon në varësi të klimës dhe rajonit specifik. Mirëpo, në përgjithësi, koha ideale për shartimin e agrumeve është fundi i dimrit ose fillimi i pranverës (midis fundit të shkurtit dhe fillimit të prillit) kur temperaturat janë të ulëta dhe pema është në një fazë rritjeje aktive. (Eshtë e rëndësishme të shmangni shartimin gjatë periudhave të temperaturave ekstreme). Kjo periudhë lejon bashkimin e graftit (sythit) të shërohet dhe të zhvillohet siç duhet.

Përgjigja:

Njollat e zeza të mëdha që paraqiten në domate fillimisht mund të vijnë si mungesë e kalciumit dhe luhatjeve të lagështisë – ujitje jo të rregullat në kohë dhe sasi si dhe shkaku i periudhave të gjata të lagështirës në sipërfaqet e gjetheve, ku si rrjedhim mund të paraqitet një patogjen i shkaktuar nga kërpudha e njohur si Alternaria solani.
Menaxhimi i njollave të zeza tek domatja:
Bimët dhe farat e infektuara duhet te largohen dhe të shkatërrohen (digjen) pas çdo mbjelljeje. Farat e shëndetshme pa sëmundje duhet të merren për mbjellje dhe gjethet e infektuara duhet të krasiten për të marrë masa sanitare ndaj sëmundjes dhe për të përmirësuar qarkulluar e ajrit. Në mënyrë ideale, kulturat duhet të ndërrohen duke lejuar qarkullimin bujqësor prej 2-3 vjetësh dhe kur është e mundur, të mbillen varietete sa më tolerante ndaj sëmundjes. Duhet të shmangni përdorimin e tepërt të makro dhe mikro elementeve (azotit dhe bakrit).
Fungicidet preventive duhet të përdoren si masë parandaluese para infektimit. Materia aktive Propineb 700 g/kg, është i regjistruar për kontrollin e njollave të zeza në domate.
Kjo është një prognozë dhe rekomandim duke u bazuar në shkrimin e pyetjes pasiqë nuk kemi fotografi të sëmundjes.

Ekzistojnë disa metoda për ruajtjen dhe konservimin e turshive. Me poshtë po i përmendim disa prej metodave më të zakonshme që zbatohen në Kosovë:

  1. Ruajtja e turshive përmes procesit të fermentimit ku në shumicën e rasteve përdoren preparate kimike (tharmet) te cilat nxisin procesin e fermentimit dhe pas kryerjes së këtij procesi turshitë e fermentuara preferohet të ruhen në ambiente me temperaturë të kontrolluar (frigorifer), kryesisht ruajtja e tyre bëhet me kavanoza qelqi ose ne kova plastike si dhe në fuqi (depozitor) deri në 200 litra ose në bazene të mëdha industriale.
  2. Ruajtja e turshive përmes procesit të pasterizimit me temperatura të larta në kavanoza të qelqit ku pas përgatitjes së shëllirës së nevojshme sipas recepturave specifike të prodhuesit kavanozat e mbushura i nënshtrohen procesit të pasterizimit në temperatura nga 78 deri ne 90 shkalle celsius në varësi nga lloji i turshive. Ky lloj i ruajtjes është me i përshtatshëm pasi që eliminon përdorimin e preparateve kimike për ruajtjen e jetëgjatësisë së turshive, dhe ruajtjen e tyre me pasterizim mund të zgjasë deri në 24 muaj pas pasterizimit.
  3. Ruajtja e turshive përmes ngrirjes së thellë të tyre, kjo metodë kryesisht përdoret për ruajtjen e gjysmë-produkteve turshi të cilat pastaj i nënshtrohen proceseve të mëtutjeshme të përpunimit dhe si e tillë është mjaft efektive mirëpo, ka kosto të lartë të ruajtjes dhe në shumicën e rasteve turshitë e ruajtura me ngrirje humbin vetitë e tyre fillestare.
  4. Format e tjera alternative të ruajtjes përmes metodave antike me përqendrime të larta të kripës ku si preparat për ruajtje është vetëm kripa në përqendrime të larta mirëpo së fundmi shumë studime shkencore nga mjekësia kanë treguar se ushqimet e kripësuara nuk janë të shëndetshme për organizmin e njeriut dhe si të tilla duhet të shmangen maksimalisht.

 

Bimët tuaja të specit mund të marrin ngjyrë vjollce sepse ato janë kanë sasi të tepërt të hekurit, të ulëta në lëndë ushqyese si fosfori, ose janë prekur nga ndryshime ekstreme të motit (luhatjet e temperaturës së lartë dhe të ulët), duke përfshirë ngricën.Lexoni më poshtë dhe mësoni të gjitha përgjigjet e mundshme se pse specat tuaj po marrin ngjyrë vjollce!Pse specat e mi janë vjollcë?Ngjyrosja vjollcë që prek specat, mund të shkaktohet nga disa fatorë të zakonshëm të cilët duhet t’i dini.Arsyeja numër një pse specat marrin ngjyrë vjollce është se atyre u mungojnë lëndët ushqyese. Lënda ushqyese më tipike që u mungon është fosfori dhe kur nuk plehërohen siç duhet.Teprica e hekurit është një tjetër problem i zakonshëm me bimët e specit që bën që pjesët e specave të kthehen në vjollcë.Shumë diell, dhe në netët ose mëngjeset jashtëzakonisht të ftohta, janë një tjetër kombinim kritik që shpesh rezulton në specat e tëra që marrin ngjyrë vjollce praktikisht “brenda natës”.Rritja e specave jashtë sezonit dhe përballja me ngricat e papritura dhe vesa e rëndë e mëngjesit, janë gjithashtu arsyet kryesore që specat marrin ngjyrë vjollce.Duke pasur parasysh ato që u thanë më lartë; vlen të përmedet poashtu se ka edhe lloje të shumta specash që prodhojnë speca që në mënyrë të natyrshme kanë një ngjyrë vjollce gjatë një fazë zhvillimi ose në një tjetër. Këto speca janë krejtësisht të ngrënshëm por nuk kanë shumë shije.

Hapat kryesor për kultivimin e kërpudhave janë :

Përgatitja e sporeve: Hapi i parë është përgatitja sporeve, i cili është miceli i kërpudhave që do të përdoret për të rritur trupin frutor. Ju ose mund të blini spore ose ta bëni vetë duke marrë një pjesë të vogël të indit të kërpudhave nga një trup i shëndetshëm frutor dhe duke e rritur atë në një pjatë Petri ose kavanoz.

Përgatitja e substratit: Më pas, duhet të përgatisni substratin, i cili është materiali mbi të cilin do të rriten kërpudhat. Substrati i zakonshëm për kërpudhat Shampinjon përfshijnë plehun e kompostuar, kashtën. Substrati duhet të sterilizohet për të vrarë çdo baktere të mundshëm.

Inokulimi: Pasi sporet(miceli) dhe substrati të jenë gati i përziejmë dhe i vendosim në një enë me vrima për ajrim. Mbulojeni enën me mbështjellës plastik dhe inkuboni në një temperaturë prej 23-27°C për rreth 2 javë derisa miceli të ketë kolonizuar plotësisht substratin.

Krijimi kërpudhës:  Pasi miceli të ketë kolonizuar plotësisht substratin, hiqni mbështjellësin dhe vendoseni enën në një mjedis më të freskët me lagështi më të lartë (rreth 16-18°C dhe lagështi 85-90%). Kjo do të stimulojë që kërpudhat të fillojnë të rriten. Mbajeni substratin me lagështi dhe spërkateni rregullisht me ujë.

Vjelja: Kërpudhat do të fillojnë të formojnë kunja dhe më pas do të rriten në trupa frutash të pjekur. Mblidhni ato duke i tërhequr butësisht nga substrati kur të jenë rritur plotësisht.

Mirëmbajtja: Pas vjeljes, mund ta përsërisni procesin duke shtuar një substrat të ri në enë dhe duke përsëritur hapat e inokulimit dhe frytdhënies.

 

Me respekt,

Agro Portal

 

Spërkatja tek mjedra ka filluar të bëhet që nga muaji mars, detajet për trajtimin dimëror të mjedrës i gjeni në artikullin e mëposhtëm.

TRAJTIMI DIMËROR I MJEDRËS

Ndërsa, sa i përket plehërimit apo ushqimit të mjedrës, më poshtë gjeni përgjigjen:

Për të arritur rendimete rekorde, mjedra duhet plehëruar rregullisht në kohën e duhur. Rekomandohet që fillimisht fermeri të ketë analizat e tokës, dhe në bazë të tyre të aplikohet plehërimi.

Në periudhën e qetësisë relative dimërore plehërohet me plehëra organik (i stallës, i pulave etj) ndërsa tani vetëm kemi hyrë në vegjetacion dhe rekomandohet që kur bimët të arrijnë lartësinë rreth 40 cm varësisht nga analizat e tokës, të plehërohet me plehëra që përmbajnë azot, plehërat mund të jenë granulare, kristalore ose likuide, varësisht prej mënyrës që e kultivoni mjedrën me mulch foli apo pa të.

Rekomandojmë që të kontaktoni agronomët e zonës për kohën e saktë të plehërimit.

Koha më e mirë për kultivimin e qepës është muaji Mars dhe Prill. Mbani në mend: Qepa është bimë rrënjore, dhe vendet të cilat përmbyten në ujë, janë gjithashtu më pak ideale për perimet rrënjore.
Për më shumë informacione vizitoni ueb-sajtin e Agro Portal-it https://agroportal-ks.com/

Phacelia tanacetifolia është një specie bimore nga familja Boraginaceae, vendase në Amerikën e Veriut.

Facelia është një bimë njëvjeçare që rritet  30 deri 80 cm. Bima lulëzon nga pranvera deri në fillim të verës.

Facelia është efektive në parandalimin e kullimit të azotit dhe shtypjen e barërave të këqija , për shkak të krijimit të saj të shpejtë. Është një burim i mirë i polenit dhe nektarit për pjalmuesit dhe substancave të tjera të dobishme.

Disa nga këshillat e përgjithshme për kultivimin e bimës Facelia: 

Kultivimi

  1. Facelia preferon tokë pjellore të drenazhuar mirë me një pH midis 6.0 dhe 7.5.
  2. Drita dhe temperatura: Facelia preferon diellin e plotë, dhe mund të tolerojë temperatura të ndryshme.
  3. Mbjellja: Facelia mund të mbillet në pranverë ose vjeshtë. Mbillni farat direkt në tokë në një thellësi prej 5 deri 8 cm ndersa distanca nga rendi në rend prej 10 deri 15 cm. Fara duhet mbuluar mirë dhe te ujitet pasi preferon toka të lagështa.
  4. Mirëmbajtje: Facelia kërkon pak mirëmbajtje përveq ujitjes së rregullt. Në përgjithësi është bimë rezistente ndaj dëmtuesve. Një aplikim i lehtë i plehrave ose kompostit të balancuar mund të shtohet në tokë përpara mbjelljes.
  5. Vjelja: Procesi i vjeljes së facelisë mund të bëhet në mënyra të ndryshme, në varësi të përdorimit të saj. Nëse facelia rritet si një kulturë plotësuese, atëherë bimët mund të korrren dhe përdoren si ushqim për kafshët, si lëndë organike për kompost ose si pleh organik për tokën.Nëse facelia rritet si një bimë zbukuruese, atëherë bimët mund të lihen në vend dhe të shërbejnë si një dekorim i bukur për kopshtin. Në këtë rast, mbeturinat e bimëve mund të hiqen pasi të bien lulet dhe të mbetet vetëm kërcelli.

    Në përgjithësi, vjelja e facelisë bëhet në kohën e duhur për përdorimin e dëshiruar të bimëve. Për të korrur facelian, prisni bimët në nivelin e tokës me një teh të mprehtë ose një drapër. Bimët mund të lihen në tokë për t’u tharë, ose ato mund të varen me kokë poshtë në një vend të thatë dhe të ajrosur mirë për disa ditë derisa të thahen plotësisht. Pas kësaj, bimët e thara mund të përdoren për qëllimin e tyre të synuar

Në përgjithësi, facelia është një bimë e lehtë për t’u rritur që ofron përfitime të shumta për kopshtin dhe mjedisin.

Jo tek të gjithë llastarët e vjetër dalin llastarët e rinj nga toka, në rastet kur nuk dalin llastarë të rinj, atëherë llastarët e vjetër të aktivizuar nuk duhet të shkurtohen edhe pse ata nuk janë shumë rentabilë sa i përket rendimentit, pasiqë janë më të ndieshëm ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Në rastin konkret, ashtu siç po e cekni edhe ju, nëse ka llastarë të rinj nga toka, PO, duhet të bëhet shkurtimi i llastarëve të vjetër, në momentin që del llastari i ri dhe arrin madhësi prej 3-5 cm; prerja e llastarit të vjetër bëhet në nivel me tokën.

Kostoja për ngritjen e 1.0 ha me boronicë mund të sillet prej 25,000€-35,000€ (duke përfshirë: fidanet cilësore të certifikuara, substratin profesional-torfën për rregullimin e pH-së së tokës dhe sistemin modern të ujitjes), por, pa sistem kundër breshërit – sistemi kundër breshërit pastaj është kosto shtesë që sillet prej 12,000-18,000€/ha varësisht prej prodhuesit dhe materialit të përdorur.

Ju, nga kjo sipërfaqe mund të keni një rendiment prej 8 deri 12 tonë/1 ha, gjithnjë nën hipotezën që i keni kryer të gjitha praktikat e mira të kultivimit të boronicës. Çmimet sillen nga 2.5-4.5€/kg, varësisht prej tregut te eksportit dhe sezonalitetit të prodhimit.

Varietetet kryesore të boronicës që u janë përshtatur kushteve klimatike të Kosovës janë: Duke, Bluecrop, Draper, Spartan, Aurora, Liberty etj., ndërsa, për 1.0ha, ju duhet t’i mbillni 3300 fidane të certifikuara të boronicës.

Sa i përket shitjes, momentalisht fermerët e mëdhenj të boronicës pra, fermerët liderë, kanë një bashkëpunim shumë të mirë për të siguruar shitjen e produktit, i cili kryesisht i dedikohet eksportit. Pra, nuk ka pikë grumbulluese të dedikuar vetëm për boronicë, por, duhet të bashkëpunosh me fermerët e mëdhenj e me përvojë, për të siguruar shitjen.

Ju lutem, për informata shtesë mos hezitoni të na kontaktoni përmes platfomës “Pyesni Ekspertin” https://agroportal-ks.com/pyetje-dhe-pergjigje/

Përgjigje: Po ka leverdi ekonomike të kultivoni 20 ari me mjedër. Nëse zgjedhni varietetet pranverore (vjelja gjatë muajit Qershor), ju rekomandojmë varietetin: Willamette ndërsa, nëse zgjedhni varietetet vjeshtore, ju rekomandojmë varietetet: Delniwa dhe Enrosadira (vjelja nga fundi i Korrikut, deri tek ngricat e para vjeshtore). Rendimentet tek mjedra varen shumë faktorë si: kushtet klimatike, zgjedhja e fidaneve cilësore, investimi dhe perkujdesi i fermerit etj. Në vitin e mbjelljes, rendimenti për 20 ari sillet nga 300-600 kg, ndërsa nga viti i dytë e tutje nga 2000–2500 kg.

Ju lutem ta kontaktoni Shoqatën e përpunuesve të pemëve dhe perimeve në Kosovë “PePeKo”, https://www.facebook.com/PemePerimeTeKosoves

Po ka levërdi për ta kultivuar boronicën edhe në sipërfaqe prej 10 ari. Ju, nga kjo sipërfaqe mund të keni një rendiment prej 1.0 deri 1.5 tonë/10 ari, gjithnjë nën hipotezën që i keni kryer të gjitha praktikat e mira të kultivimit të boronicës. Çmimet sillen nga 2.5-4.5€/kg, varësisht prej tregut dhe sezonalitetit të prodhimit.

Varietetet kryesore të boronicës që u janë përshtatur kushteve klimatike të Kosovës janë: Duke, Bluecrop, Draper, Spartan, Aurora, Liberty etj., ndërsa, për 0.1ha apo 10 ari, ju duhet t’i mbillni 330 fidane të certifikuara të boronicës.

Ju lutem, për informata shtesë mos hezitoni të na kontaktoni përmes platfomës “Pyesni Ekspertin” https://agroportal-ks.com/pyetje-dhe-pergjigje/

Nëse e keni fjalën për përdorim të farës se pishës në mjekësi, ato kontribuojnë në funksionimin më të mirë të sistemit riprodhues dhe imunitar, mund ti gjeni në kompanitë të ndryshme farmaceutike dhe te pastiçerive.

Ndërsa, për shumimin e pishave dekorative, mund t’i kontaktoni shitësit e bimëve dekorative në këtë rast edhe pishave të ndryshme.

-BLETËT PJALMUESE, kryesisht përdoren në fazën e lulëzimit tek kulturat e ndryshme bujqësore. Ato njihen si “Bumblebee Hives” dhe jetëgjatësia e tyre është rreth 1 muaj pas lëshimit në kultura të ndryshme, ndërsa, pas kësaj kohe ato mund të vdesin.
-Koha më e përshtatshme për përdorim varet nga kultura dhe koha e mbjelljes së tyre. Në Kosovë, tek kulturat e ndryshme pemëtarë p.sh. tek boronica, bletët pjalmuese përdoren gjatë muajit Maj, kur është edhe faza e lulëzimit të boronicës.
-Po ashtu, ato mund të përdoren për pjalmim edhe tek kulturat perimore dhe të tjera p.sh. tek domatja në serra, varësisht nga koha mbjelljes, për polenizim te suksesshëm, mund të përdoren bletët pjalmuese. Pra mund të përdoren çdoherë në kohë të lulëzimit, aty ku ka kushte atmosferike.

Përgjigje: Rendimentet tek mjedra varen shumë nga kushtet klimatike. Në vitin e mbjelljes rendimenti për 15 ari sillet nga 100- 400 kg, ndërsa nga viti i dyte e tutje nga 1500 – 2000 kg,

Përgjigje:  Ujitja në mëngjes është më e preferuar se sa ujitja në mbrëmje. Në mbrëmje uji qëndron në tokë rreth rrënjëve, gjë që nxit kalbjen, rritjen e kërpudhave dhe insekteve.

Përgjigje:  Kostoja e ngritjes së 15 ari me mjedër është rreth 1500 euro, ndërsa sa i përket përfitimeve dallon nga çmimet e shitjes së mjedrës, e cila variona nga viti në vit. Duke shikuar trendet e 10-te viteve te fundit Mjedra konsiderohet kultura më profitabile që kultivohet në vendin tonë.

Përgjigje: Sikurse edhe bimët tjera njëvjeçare ashtu edhe patatet nga dëmtimet e shkaktuara nga breshëri rezultojnë që të kenë dëme shumë vështirë të rikuperueshme dhe zvogëlim të rendimentit. Duke e marr parasysh se masa vegjetative është dëmtuar nga breshëri në kushte normale preferohet të përdoren preparate kimike në baze bakri dhe biostimulues,  që ndihmojnë në kurimin e plagëve p.sh Ridomil Gold, pastaj duhet të ketë intensitet të shtuar të ushqyerjes me ushqime foliare si dhe trajtim të kombinuar të aminoacideve.

 

P.S: Trajtimi i tille nuk garanton 100% rezultate në rastet kur demet e shkaktuara nga breshëri janë mbi masën 60-70%, dhe këto ndërhyrje të propozuara nuk garantojnë rikuperim të plote në rastet kur demi është i madh.

 

Përgjigje: Duke u bazuar në fotografitë e dërguara dhe bazuar në simptomat që mund të vërehen në fotografi, dyshimet e para janë për paraqitjen e bakteries Fusarium oxysporum f. sp. lycopersici në bimën e specit. Dyshimet e para dhe më të përafërta janë të ngjashëm me simptomat e bakteries në fjalë ose mund të jetë edhe të Virusit dredhës të gjetheve ( Leaf Curly Virus ) i cili zakonisht atakon specat dhe domatet.

Si mase preventive për parandalimin e shpërndarjes së kësaj sëmundje është menaxhimi i mirë i tokës me ajrosje dhe me masa agroteknike mirëpo si masa tjera kimike mund të ndërmerret përdorimi i preparateve kimike me materie aktive TIOFANAT METIK me koncentrim 0.1% (10g për 10 l ujë) dhe me spërkat çdo bime me 0.5 L tretësire të përgatitur nëse e gjen këtë produkt, nëse jo, duhet të gjendet ndonjë produkt tjetër alternativ si SCORE (difeconazol) + Quadris ose Promesa në konbinim, dhe sigurisht preferohet edhe largimi mekanik i bimëve të infektuara dhe djegia e tyre duke patur kujdes që mos të shpërndahen mbetjet e bimës së infektuar në pjesët tjera të parcelës.

Përgjigje: Në bazë të kushteve agroekologjike të cilat i posedon Kosova, ne rekomandojmë që pemët e imëta janë kulturat më profitabile të cilat mund të kultivohen në Kosovë. Nga grupi i pemëve të imëta, që hynë: Dredhëza, Boronica, Mjedra, Manaferra, Aronia etj., e veçojmë Mjedrën e cila ka arritur rezultate shumë të mira në dekadën e fundit në vendin tonë.

Përgjigje: Lidhur me pyetjen konkrete, më poshtë mund ti  gjeni produktet që mund të përdoren për luftimin dhe largimin e urithit:

  1. Tablete – (Aluminium phosphide)
  2. Largues (repelent) me zërim

Këto dhe produkte të ngjashme mund ti gjeni te shitësit e imputëve anekënd Kosovës

Përgjigje: Viteve të fundit kemi një klimë të paqëndrueshme pasi që çdo vit është e ndryshme, por, për kultivarët e hershëm pranverorë nevojitet më pak ujitje në fillim të vegjetacionit pasi që stina e pranverës në vendin tonë karakterizohet me reshje të vazhdueshme. Numri i ujitjeve varet nga sasia e reshjeve dhe fenofaza në të cilën gjendet mjedra, por edhe nga tipi i tokës.

Në tokat e kullueshme ujitja duhet të kryhet më shpesh, por me sasi më të vogël të ujit, ndërsa në tokat që e mbajnë më gjatë ujin atëherë ujitja duhet të kryhet më rrallë.

Për të diture saktësisht se sa duhet te ujitet, rekomandojmë të instalohen senzorët e lagështisë, dhe në bazë të tyre të aplikohet ujitja.

Përgjigje: sipas përshkrimit tuaj kultura juaj bujqësore Qep dhe Hudhër është sulmuar nga larvat e Mizës se Qepës, e cili tanimë ka lëshuar larvat të cilat njihen si “Krimbi i bardhë i Qepës. Përveç dëmeve të shkaktuar nga ky insekt në shumicën e rasteve fillon edhe kalbëzimi i kokës se qepës, ku në rast se parcela konsiderohet të jetë prekur mbi 50% të sipërfaqes atëherë dëmet janë të pa rikuperushme.

Masat që duhet të ndërmarrën:

Si masë më e mirë për të parandaluar paraqitjen e këtij krimbi është qarkullimi bimorë duke e shmangur kultivimin e bimëve te familjes “ALLIUM” (familja e qepëve) për se paku 3 deri në 4 vitet ne atë parcellë. Kurse në rast se larva tashme është prezentë në bimët tuaja, varësisht nga situate në teren duhet të përdoret preparat kimik “Pyrethroid” nëse mund ta gjeni në barnatoret bujqësore.

Përgjigje: Limoni rritet në vendet me klimë mesdhetare deri në tropikale, ne nuk kemi kushte të favorshme klimatike për kultivimin e limonit. Kështu që duhet pasur parasysh disa faktorë: temperatura e ultë, nëse e kultivon në vazo, kualiteti i substratit apo paraqitja e ndonjë sëmundje apo importimi i fidanit me ndonjë sëmundje.

Përgjigje: Sëmundjet kryesore që e sulmojnë mjedrën në Kosovë janë:

    1. Phytophthora root rot – Kalbëzimi i rrënjës së mjedrës
    2. Phragmidium rubi-idaei – Ndryshku i verdhë i mjedrës
    3. Botrytis cinerea – Kalbëzimi i hirtë i mjedrës
    4. Agrobacterium tumefaciens – tumori i rrënjëve të mjedrës
    5. Didymella applanata – djegia dhe tharja e llastareve të mjedrës

Përgjigje: Po, zakonisht rendimentet në bujqësinë organike janë më të ulëta sepse nuk lejohet përdorimi i plehrave minerale por vetëm plehrave organike.

Përgjigje:

Pesticidet që përdoren në bujqësinë konvencionale / intensive NDALOHEN të përdoren në bujqësinë organike.

Por, pesticidet organike mund të përdoren. Edhe në tregun e Kosovës mund të gjinden pesticidet organike

Përgjigje: Evropa ka rregulloren/standardin organik me numër 834/2007

Bazuar në këtë rregullore janë përpiluar edhe etiketat të cilat janë të mbrojtura me ligje.

Produktet organike identifikohen ne baza te logos/etiketës në të,

Llogo duhet të përmbajë:

  • Gjethja e gjelbër me ylle përfaqëson standardin organik të EU-se
  • XK ,  është kodi i Kosovës për Bujqësinë Organike
  • Bio , është statusi organik i produktit
  • 139 , është numri i trupës certifikuese në listën e trupave të akredituara në EU.
  • Non-EU Agriculture, do te thotë që produkti nuk është i prodhuar në shtetet e EU-së por është prodhuar sipas Standardit Organik dhe për tregun Evropian.

Ligjërisht këtë logo mund ta përdorin vetëm ata prodhues për produktet e tyre të certifikuara me standardin organik nga një trup certifikuese të Akredituar.

Në qoftë se në produktet konvencionale përdoret kjo logo, ky quhet mashtrim i klientit dhe këto raste kompanitë dënohen për mashtrim.

 

Përgjigje: Duke pasur parasysh qe tani në fidanishten evropiane prodhohet vetëm material i gjelbër fidanor, dhe në Kosove është duke u importuar ky material fidanor atëherë mbjellja duhet të behet nga mesi i majit deri në mesin e qershorit.

Fidanishtet e rajonit prodhojnë edhe material fidanor me rrënjë të zhveshura, atëherë nëse mbjellët ky material fidanor rekomandohet të mbjelljet gjatë muajve mars-prill.

Përgjigje: duke u bazuar në të dhënat e grumbulluara nga Shoqata e përpunuesve të pemëve dhe perimeve për vitin 2021, sasitë e grumbulluara dhe te përpunuara të pemëve dhe perimeve janë si më poshtë:

Perime  Sasia në tonelata             Pemë    Sasia në tonelata

Speca    4,719                                 Mollë    4,400

Domate 1,149                                Vishnje  1,500

Lakër     698                                 Kumbull 630

Tranguj 467                                  Pemë të imta  579

Karrota 293.5                               Dardhë   50

Përgjigje: Në këtë kohe mjedra duhet të trajtohet:

– Vajra minerale në kombinim me preparate në bazë bakri, për izolimin e vezëve të insekteve dhe për parandalimin e sëmundjeve.

Ndërsa, sa i përket plehërimit:

– Te përdoret plehu i djegur i stallës 10 tonë/ha.

Përgjigje: Përshëndetje të nderuar, duke u bazuar në raportin e publikuar nga Dogana e Kosovës për vitin 2021, sasia e importuar e perimeve të ngrira është rreth 1700 tonelata, të cilat kryesisht importohen nga vendet si: Serbia, Kroacia, Polonia, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Belgjika.

 

Sasia e importuar e ndarë sipas llojeve të perimeve të ngrira është siç vijon në tabelën e më poshtme:

 

Perime të ngrira Vlera Pesha
Patate te ngrira 1575.69 699
Bizele (Pisum sativum) te ngrira 245879.03 242535.3
Mashurka dhe te tjera perime bishtajore  te ngrira (ndryshe nga bizelet dhe fasulet) 6129.73 5839.2
Spinaq, spinaq  Zelandes së Re dhe spinaq i kuq (spinaq kopshti), i ngrire 55152.02 42202.45
Misër i ëmbël, i ngrire 76501.37 56694.02
Speca (Caspium) te ngrira 1564.71 948.59
Kerpudha te tjera (jo Agaricus)  te ngrira 94507.84 30906.37
Domate te ngrira 143.69 344.6
Angjinare te ngrira 2915.83 797.91
Shparg i ngrire 592.3 123.61
Perime te tjera  te ngrira, te paspecifkuara me lart ne 0710 156043.26 153298.32
Përzierje perimesh te ngrira 1207808.04 1159124.16
TOTAL 1848813.51 1693513.53

*Sqarim: Të dhenat e paraqitura më lartë janë marrë nga statistikat e importit të publikuara nga Dogana e Kosovës për vitin 2021

Përgjigje: Për periudhën e kalimit flitet në nenin 36 (part 2) e bi-OS apo AOS ose EC 889/2008

Periudha e kalimit nga aktiviteti konvencionale në Bujqësi Organike është një periudhe që quhet periudha e kalimit/konvertimit.

Toka dhe pemët në këtë rast si kultura shumë vjeçare si molla, dardha, kumbulla duhet të menaxhohet duke përdorur praktika organike, për 36 muaj para vjeljes së frutave që I bie Kalim viti I parë (K1), Kalim viti I dytë K2, Kalim viti I tret K3, dhe në vitin e katërt ato produkte quhen organik ose bio.

Sqarim: Kjo periudhe është vendos nga ekspert evropian, për arsye të pastrimit të tokës dhe pemëve që janë trajtuar paraprakisht me preparate kimike të ndaluara nga standardi organik.

Përgjigje: Koha më e mirë për krasitje të boronicës është nga mesi i muajit shkurt deri në fund të marsit. Temperaturat duhet te jene +2C për të kryer këtë proces të rëndësishëm pomoteknik. Për më shumë rreth krasitjes së boronicës, Shoqata nacionale ‘Mjedra e Kosovës’ organizon ditë fushore për krasitje në fshatin Maxhunaj të Vushtrris me 16 shkurt nga ora 10:30 tek pemishtja e boronicave BerryKode. Demostrimi i krasitjes do te behet nga ekspert holandez.

Përgjigje: Kultivari vjeshtor Mapema, krasitet pasi që të përfundon vegjetacioni (nga mesi i nëntorit) në 3-5 cm mbi sipërfaqen e tokës. Nëse nuk e keni bërë akoma krasitjen atëherë, mundeni edhe në këtë periudhë kur temperaturat janë mbi zero gradë Celzius.

Përgjigje:

Tani nuk është koha për trajtime për shkak të kushteve klimatike. Trajtimet duhet te bëhen në fund të muajit shkurt apo fillim te muajit mars.

Përgjigja: Nëse mendoni për bimën që në shoqëri quhet Çaji i malit, ose Latinisht quhet Sideritis, ky përdoret gjerësisht si në trajtimin e kollitjes, bronkitit, astmës dhe dhimbjeve në stomak, Në mjekësisë tonë popullore përdoret si mjet relaksimi, gjatë bronkit dhe astmë bronkiale, kundër ftohjes dhe emfizemës së mushkërive.

Kultivimi:

Në aktivitetin e kultivimit ka pas tendenca dhe përvoja nga kompania Agroprodukt, e cila ka testuar ketë bime për kultivim, por rezultatet kanë tregu që nuk ka qenë e suksesshme.

Grumbullimi:

Te kjo bime kryesisht Grumbullohen pjesët mbi tokë të bimës, kërcelli me gjethe dhe lule (të quajtura Sideriti herba). Afati për mbledhjen: Bima mblidhet në qershor dhe korrik, gjatë lulëzimit. Mjetet për korrje: Thikë ose gërshërë. Metoda e mbledhjes: Pritet vetëm kërcelli me lule me brisk të mprehtë dhe mbi pjesën ulët. Gjethet nuk mblidhen. Pastrohet nga rëra dhe toka. Nuk duhet të mblidhen bimët që kanë lulëzuar më shumë se ç ‘duhet dhe bimët e infektuara me sëmundje. Nuk duhet të shkulet sepse në pjesën që përdoret (bari) nuk guxon të ketë pjesë të rrënjës që do të zvogëlonin cilësinë e tij. Çaji i malit mblidhet në mot me diel.

Përgjigje:

Për tërshërën që gjendet në plantacionet me grurë mund të përdoret një input i quajtur Husar, me sasi prej 1 L/ha në kohen sapo ju vëreni  prezencën e tërshërës në parcelë.

Preferohet te përdoret edhe inputi me emrin Trajner të njëjtën kohë se është antistres, mbron dhe është ushqyes për grurin.

Përgjigje:

Afati optimal i shartimit të qershisë së egër është fundi i marsit, fillimi i prillit.

Përgjigjja

Kultivari më aktual për industrinë e freskët tek mjedra është kultivari Italian Enrosadira. Keni parasysh që ky kultivar nuk rekomandohet për ngrirje.

Përgjigja:

Fillimisht ju dëshirojmë suksese në kultivim të boronicës. Vazot 45 litra janë të përshtatshme në kultivim të boronicës, te ne në Kosovë kemi plantacione me vazo 25 dhe 35 litra, mirëpo jetëgjatësia e pemishtes zgjatet nëse mbillen në vazo 45 litra.

Përgjigjja:

Pema e mollës, si çdo pemë frutore, në përputhje me rrethanat, është e prirur për sëmundje dhe dëmtues të ndryshëm. Rekomandohet trajtimi vjeshtor, që tani më është i parealizueshëm për arsye të kushteve klimatike. Të rekomandojmë që trajtimin ta bëni ne fund të muajit shkurt apo fillim të marsit (varësisht prej kushteve klimatike), me vaj mineral të rafinuar, i cili gjendet me emra tregtar të ndryshëm nëpër barnatore bujqësore në Kosove.

partner caritas