HACCP

HACCP është shkurtesë e adaptuar nga gjuha angleze për Analiza e Rrezikut dhe Pikat Kritike te Kontrollit (Hazard Analysis and Critical Control Points).

HACCP është një metodë sistematike, e bazuar në shkencë, që mundëson identifikimin e rreziqeve dhe masave specifike për kontrollin e tyre. HACCP është sistem kontrolli që përqendrohet në parandalimin e rreziqeve dhe nuk mbështetet vetëm në testimin e produktit përfundimtar.

Sistemi HACCP është i dedikuar për aplikim në të gjithë zinxhirin ushqimor nga prodhimi primar e deri tek konsumi përfundimtar. Sipas Ligjit (Nr. 03/L-016) për Ushqim, çdo subjekti që merret me ushqim, me përjashtim të prodhimtarisë primare, është i obliguar të zbatojë dhe të mirëmbajë procedurat preventive të vetëkontrollit të zhvilluar në pajtim me parimet e sistemit HACCP.

Parimet e sistemit HACCP janë shtatë:

Parimi 1: Analiza e Rreziqeve që përfshinë identifikimin e të gjitha rreziqeve, të cilat duhet të parandalohen, të mënjanohen ose të zvogëlohen në nivelin e pranueshëm

Parimi 2: Përcaktimi i Pikave Kritike te Kontrollit (PKK) në vendet ku kontrollimi është i rëndësishëm për parandalimin, mënjanimin ose zvogëlimin e rreziqeve në nivel të pranueshëm

Parimi 3: Vendosja e Kufijve Kritik (KK) në pikat kritike të kontrollit (PKK), të cilat e ndajnë të pranueshmen nga e papranueshmja për parandalimin mënjanimin ose zvogëlimin e rreziqeve të identifikuara

Parimi 4: Vendosja e sistemit monitorues për kontrollin e pikave kritike të kontrollit (PKK)

Parimi 5: Vendosja e veprimeve korrigjuese që duhet të merren kur gjatë monitorimit vërehet se pika kritike e kontrollit nuk është nën kontroll

Parimi 6: Vendosja e procedurave të verifikimit për konfirmim që sistemi HACCP është duke funksionuar  përpiktë

Parimi 7: Krijimi i dokumentacionit lidhur me të gjitha procedurat dhe regjistrat e përshtatshme për këto parime dhe aplikimin e tyre.

 

Është e domosdoshme që zbatimi i HACCP të udhëhiqet dhe bazohet në evidencat shkencore të rreziqeve për shëndetin e njeriut. Përveç përmbushjes se kërkesave rregullative, zbatimi i HACCP ofron përfitime të tjera të rëndësishme, si:

  • Shpreh përkushtimin e përgjegjësve ndaj sigurisë ushqimore
  • Krijon kulturën e sigurisë ushqimore brenda kompanisë
  • Zvogëlon pasojat ekonomike që mund të shfaqen
  • Mbron konsumatorin dhe shëndetin publik
  • Nxitë tregtinë ndërkombëtare duke rritur besimin në sigurinë e ushqimit
  • Lehtëson inspektimet nga autoritetet kombëtare

 

Për më tepër informata rreth standardit klikoni në vegëz: http://www.fao.org/3/v9723t/v9723t0e.htm

NGJARJET
<
Prill, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI