GMP

Praktikat e mira prodhuese (GMP) në industrinë ushqimore janë kusht themelor operacional dhe mjedisor.

Aplikimi i sistemit GMP-së siguron që produktet janë të prodhuara dhe të kontrolluara në vazhdimësi në përputhje me standardet e cilësisë dhe sigurisë. Sistemi është i dizajnuar në atë mënyrë që të minimizojnë rrezikun i cili nuk mund të eliminohet në produktin final. Shumë vende krijojnë udhëzimet e tyre të GMP-së, të cilat korrespondojnë me legjislacionin në fuqi dhe implementimi i standardit varet nga këto kërkesa.

Certifikimi me GMP nënkupton përmbushjen e kushteve themelore sanitare dhe të përpunimit të nevojshme për të gjitha ndërmarrjet e prodhimit të ushqimit.

Përfitimet kryesore nga GMP:

  • Kosto të reduktuara;
  • Ruajtje të resurseve;
  • Dëshmi mbi trajtimin e sigurt dhe efikas të ushqimit;
  • Pajtueshmëri me kërkesat ligjore;
  • Besueshmëri nga klienti.

 

Për më tepër informata rreth standardit klikoni në vegëz: http://www.fao.org/3/V5030E/V5030E0t.htm

NGJARJET
<
Maj, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI