Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?
https://www.youtube.com/watch?v=SFZZc2aNYV4
Krasitja efikase e pemëve të mollës dhe rrallimi i frutave për të lehtësuar peshën nga të lashtat janë dy faktorë kyq për të arritur cilësi të lartë të frutave. Kjo video përmbledh çështjet kryesore në lidhje me krasitjen dhe rrallimin dhe përpiqet të tregojë disa shembuj të problemeve me të cilat do të përballen pemët e mollës nëse nuk i krasitni dhe nuk rralloni frutat e pemëve tuaja. Kultivimi i frutave më të mëdhenj, me cilësi më të mirë dhe zvogëlimi i stresit dhe tendencës së prodhimit dyvjeçar të pemëve e mollës është qëllimi i këtyre praktikave.
Për të mësuar më shumë në gjuhën shqipe klikoni në hallkën rrotë (settings) në anën e djathtë poshtë videos, pastaj subtitles /CC dhe sigurohuni që në listën e paraqitur të jetë e klikuar njëra prej gjuhëve dhe më pas në auto-translate dhe zgjidheni – Albanian.
https://www.youtube.com/watch?v=w_XIMngTpLQ
Shartimi i pemëve frutore nuk përfundon pasi të zënë shartimi. Mirëmbajtja e shartimit është thelbësore për të korrur rezultate të mira. Pa mirëmbajtje të mirëfilltë, edhe shartimet që kanë nxënë dhe po duken të rriten mirë mund të kenë probleme dhe të dështojnë. Krasitni gjatë verës pemët e juaja të shartuara në mënyrë që të shmangni thyerjet që mund t’i shkaktojë era dhe sigurohuni që të hiqni çdo degë konkurrente nga nënshartesa apo nga degët tjera sepse shartimet do të jenë gjithmonë hallka më e dobët e lidhjes. Kjo video lidhet edhe me videot tjera të cilat tregojnë se si të krasitni shartimet për Zhvillim më të shpejtë të pemëve dhe shartimi i modifikuar.
Për të mësuar më shumë në gjuhën shqipe klikoni në hallkën rrotë (settings) në anën e djathtë poshtë videos, pastaj subtitles /CC dhe sigurohuni që në listën e paraqitur të jetë e klikuar njëra prej gjuhëve dhe më pas në auto-translate dhe zgjidheni – Albanian.
https://www.youtube.com/watch?v=aDBDdLxw0Hw
Kurthet e thjeshta shtëpiake mund të ndihmojnë kontrollimin e problemeve të shkaktuara nga mizat e frutave në pemishtet tona shtëpiake. Reduktimi i numrit të mizave dëmtese të frutave, siç është miza Mesdhetare e frutave (MedFly – Ceratitis capitata), Miza e zakonshme e frutave (Miza e uthullës – Drosophila melanogaster) dhe llojet tjera të dëmtuesve të frutave mund të bëhet duke përdorur kurthe shtëpiake të thjeshta dhe efektive dhe Fosfat Diamoniumi si një tërheqës (jo sulfat, siç është cekur gabimisht në video), së bashku me praktikat e mira të kultivimit dhe menaxhimit të mirë të pemëve tuaja frutore. Kjo video tregon një udhëzues hap pas Hapi se si të ndërtohen dhe vendosen këto kurthe të cilat ndihmojnë në uljen e numrit të frutave të dëmtuara nga mizat e frutave në pemishtet tona të shtëpisė.