TRAJTIMI DIMËROR I MJEDRËS

Ndonëse jemi në periudhën e kalimit të stinës së dimrit, tani është koha e trajtimit dimrëror të mjedrës.

Në këtë fenofazë të zhvillimit, pra, në shumicën e regjioneve ku kultivohet mjedra, me theks të veçantë në ato zona ku kultivohen varietetet vjeshtore, tanimë veç ka përfunduar faza e krasitjes dhe çeljes së llastarëve të rinj, pra pas kësaj faze, kërkohet që të bëhet trajtimi i mjedrës me preparate kimike, për parandalimin e paraqitjes së sëmundjeve dhe dëmtuesve (insekteve).

Pra, pas krasitjes, kërkohet që të bëhet trajtimi me preparate kimike, kryesisht ato me bazë të bakrit, me materiet aktive si më poshtë:

  • Bakri,
  • Sulfat bakri,
  • Sulfat bakri trebazik,
  • Dioksid bakri dhe
  • Oksikloruri i bakrit & Zink

Fermerë të nderuar, të gjitha këto preparate (materie aktive) i gjeni tek importuesit/shitësit e inputeve bujqësore në Kosovë dhe ju rekomandojmë që të drejtoheni tek barnatorja bujqësore, më të afërt që ju e keni.

 

Shiqo PDF