Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?
Afati i fundit: 30/04/2020
Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” projekt tre-vjeçar (2020-2022), i përkrahur nga Donatori “Bread for the World” nga Gjermania.
Pёr vitin 2020 aktiviteti pёr trajnime bujqёsore dhe mbёshtetje me grante pёr tё rinjёt do tё zbatohet nё komunat: Vushtrri, Skenderaj, Shtime dhe Kamenicё.
Njё ndёr objektivat e projektit ёshtё pёrkrahja e të rinjve qё nuk janё nё marrëdhёnie pune dhe me gjendje jo të mirë ekonomike, të cilët janë të gatshëm të inkuadrohen në fushën e bujqësisё.
IADK nё bashkёpunim dhe bashkёfinancim me komunat e përfshira në projekt, do tё investojë nё trajnime bujqësore për 60 të rinjë, tё cilёt do tё pёrcjellin 5 ditё trajnime nё temat pёr përgatitjen e planit të biznesit, menaxhimin e fermave dhe teknikave të prodhimit. Pas pёrfundimit tё trajnimeve kёta tё rinjё do tё ftohen tё aplikojnё nё skemёn e granteve me idetë e tyre inovative qё kanë ndikim nё gjenerimin e tё hyrave dhe vet-punësim. Gjithёsej, 50 tё rinjё do tё pёrkrahen me grante nё vlerё nga 3,000.00 €, duke bashkёfinancuar me 10 % tё vlerёs totale tё investimeve.
Përparësi do t’u ipet ideve inovative që çojnë në uljen e varfërisë, mundësi punësimi në mesin e të rinjëve, mbrojtjen e mjedisit si dhe gjenerimin e tё hyrave.
Andaj, ftohen të rinjtë qё tё aplikojnё pёr vijimin e trajnimeve bujqësore, tё cilёt pas përfundimit tё trajnimeve, do tё aplikojnё pёr skemёn e granteve tё lartëcekura.
Për më tepër informata klikoni në vegëzën e mëposhtme:
Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?