Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?
Afati i fundit: 15/09/2024
Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve të OJQ-ve që kontribuojnë në bujqësi, zhvillim rural dhe pylltari / Faza II
Kjo thirrje publike për projekt-propozimet e organizatave të shoqërisë civile ka për qëllim avancimin e zhvillimin e sektorit të bujqësisë, zhvillimit rural dhe pylltarisë në Kosovë.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural u bënë thirrje organizatave joqeveritare të Regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i të cilave është në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural dhe pylltarisë, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në zhvillimin e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural përmes promovimit të produkteve bujqësore vendore jashtë vendit:
2.1 Organizatat e shoqërisë civile në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet e tyre në fushatën e promovimit të produkteve bujqësore vendore jashtë vendit, si vijon:
2.2. Organizatat jo- qeveritare mund të aplikojnë me një projekt që kontribuojnë në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimin rural, përmes aktiviteteve, si më poshtë:
– prodhimit,
– përpunimit,
– tregtimit,
– marketingut, promovimit të produkteve vendore jashtë vendit,
– turizmi rural.
2.3 Organizatat mund të aplikojnë me projekt propozim në kuadër të kësaj thirrje, nga fushat prioritare sipas thirrjes. Organizatat mund të aplikojnë jo më shumë se një (1) projekt në kuadër të kësaj thirrje.
Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 200,000.00 €. Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 10,000 €, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 25,000 €.
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune, duke filluar me datën:
28.08.2024 dhe përfundon me datën: 17.09.2024 ora 16:00.
Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës. OJQ-të aplikuse duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural dhe pylltarisë.
5.1 Aplikimi do të konsiderohet i plotë nëse përmban të gjitha format e aplikimit dhe anekset e detyrueshme siç kërkohet në thirrjen publike dhe dokumentacionin e thirrjes si në vijim:
5.2 Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në faqen e internetit të ofruesit të mbështetjes financiare.
Të gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen në Arkivin e MBPZHR-së në kopje fizike (me CD ose USB materialet plotësuese / Projektet voluminoze). Dorëzimi i aplikacioneve bëhet në zarf të mbyllur, ku brenda zarfit vendoset një kopje e printuar e të gjithë dokumentacionit origjinal të kërkuar, si dhe një kopje elektronike në CD ose USB. Në pjesën e jashtme të zarfit duhet të shënohet emri i thirrjes publike, së bashku me emrin e plotë dhe adresën e aplikusit dhe shënimin “Të mos të hapet para takimit të Komisionit Vlerësues.”
Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në faqen e internetit www.mbpzhr-rks.net.
Dokumentet e kompletuara dërgohen me postë ose personalisht, në adresën e mëposhtme:
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Rr.Ukshin Hoti, Kompleksi Ramiz Sadiku, 10000 Prishtinë.
Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendarin tregues i zbatimit të thirrjes janë të detajuara në dokumentin Udhëzimet për aplikantët e thirrjes publike, në faqen e internetit www.mbpzhr-rks.net.
Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.
7.Kontakti
Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: valdete.avdiu@rks-gov.net .
8.Udhëzimet për aplikantët
Së bashku me këtë thirrje publike janë publikuar edhe Udhëzimet për Aplikantët për informata më të hollësishme në lidhje me thirrjen publike.
Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?