Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?
Afati i fundit: 19/08/2023
THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTET
Me qëllim të mbështetjes së aftësisë konkurruese të sektorit agro-rural, rritjen e prodhimit dhe të produktivitetit, përmirësimin e sigurisë së ushqimit, përdorimin e teknologjisë moderne, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, mbrojtja e mjedisit dhe të resurseve natyrore dhe krijimin e vendeve të punës – organizata: Kosova Women 4 Women (K-W4W) së bashku me Programin për të Drejta Civile në Kosovë (CRPK) dhe CARE International të financuara nga BMZ (EG) shpall thirrjen për aplikim per grante për gratë në sektorin e bujqësisë.
Të drejtë aplikimi kanë startup bizneset si dhe bizneset ekzistuese, nga komunitetet Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian, si dhe të rikthyerit nga të gjitha komunitetet[1].
Projekti IWKA – Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës – Përmirësimi i statusit ekonomik dhe social të grave në Kosovë duke mbështetur agrobiznesin e udhëhequr nga gratë, synon fuqizimin e grave në rrezik të varfërisë dhe të grave të kthyera përmes përvetësimit të aftësive bujqësore, në komunën e Prishtinës, Graçanicës, Ferizajt dhe Junikut. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRPK).
Objektivat kryesore të projektit janë:
Sektoret e sygjeruar, por jo te limituar:
Pemëtari dhe Perimtari; Prodhimi i qumështit duke perfshire pikat grumbulluese të qumështit, procesimin dhe paketimin; Grumbullimi dhe përpunimi i produkteve jo drurore të pyllit përfshirë bimët mjeksore dhe aromatike; Bletari; Përpunimi i prodhimeve bujqësore; Brendimi dhe Marketingu; Prodhimet organike.
Materialet e nevojshme për aplikim:
Thirrja për aplikim është e hapur deri më datën 21.08.2023, 2023 ora 23:59
Kontakti dhe vendi informues lidhur me aplikimin
Kosova-Women 4 Women
Adresa: (Arbëria III,Kosturi nr. 69 – 10,000 Prishtinë Nga e hëna deri të premten nga ora 10:00 – 15:00 tel +383 (0)45 266 267 |
Per informacione shtese klikoni : https://www.kastori.net/shpalljet/64d0a112bc8276e554401b69
Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?