THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE

Afati i fundit: 19/08/2023

THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTET

Me qëllim të mbështetjes së aftësisë konkurruese të sektorit agro-rural, rritjen e prodhimit dhe të produktivitetit, përmirësimin e sigurisë së ushqimit, përdorimin e teknologjisë moderne, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, mbrojtja e mjedisit dhe të resurseve natyrore dhe krijimin e vendeve të punës – organizata:  Kosova Women 4 Women (K-W4W) së bashku me Programin për të Drejta Civile në Kosovë (CRPK) dhe CARE International të financuara nga BMZ (EG) shpall thirrjen për aplikim per grante për gratë në sektorin e bujqësisë.

 

Të drejtë aplikimi kanë startup bizneset si dhe bizneset ekzistuese, nga komunitetet Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian, si dhe të rikthyerit nga të gjitha komunitetet[1]

 

Projekti IWKA – Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës – Përmirësimi i statusit ekonomik dhe social të grave në Kosovë duke mbështetur agrobiznesin e udhëhequr nga gratë, synon fuqizimin e grave në rrezik të varfërisë dhe të grave të kthyera përmes përvetësimit të aftësive bujqësore, në komunën e Prishtinës, Graçanicës, Ferizajt dhe Junikut. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRPK).

 

Objektivat kryesore të projektit janë:

  1. Gratë të menaxhojnë biznesin e tyre bujqësor (mikro) dhe të përmirësojnë pozicionin e tyre vendimmarrës brenda familjeve, komunitetit dhe shoqërisë përkatëse.
  2. Avokimi: Shoqëria kosovare dhe aktorët politikë janë të sensibilizuar ndaj nevojave dhe rreziqeve specifike gjinore e të të kthyerve dhe ndaj mundësive për gratë në sektorin e bujqësisë.

 

Sektoret e sygjeruar, por jo te limituar:

 

Pemëtari dhe Perimtari; Prodhimi i qumështit duke perfshire pikat grumbulluese të qumështit, procesimin dhe paketimin; Grumbullimi dhe përpunimi i produkteve jo drurore të pyllit përfshirë bimët mjeksore dhe aromatike; Bletari; Përpunimi i prodhimeve bujqësore; Brendimi dhe Marketingu; Prodhimet organike.

Materialet e nevojshme për aplikim:

 

  • Udhëzuesi i thirrjes;
  • Plani i biznesit;
  • Lista e pajisjeve që mund të kërkohen për financim mund të mirren duke dërguar kerkesën në emailin: iwka@k-w4w.org. Aplikimi bëhet vetëm nëpërmes të emailit.

 

Thirrja për aplikim është e hapur deri më datën 21.08.2023, 2023 ora 23:59

 

Kontakti dhe vendi  informues lidhur me aplikimin

Kosova-Women 4 Women

Adresa:  (Arbëria III,Kosturi nr. 69 – 10,000 Prishtinë 

Nga e hëna deri të premten nga ora 10:00 – 15:00    tel +383 (0)45 266 267

Per informacione shtese klikoni : https://www.kastori.net/shpalljet/64d0a112bc8276e554401b69