Thirrje për aplikim për fermerët dhe ekonomitë bujqësore të Republikës së Kosovës 2020/21

Afati i fundit: 14/08/2020

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur thirrjen për aplikim për fermerët, agro-përpunuesit dhe bizneset rurale për disa masa të Programit të Zhvillimit Rural 2020-21 dhe për të gjitha masat e Programit për Pagesat Direkte për vitin 2020, me një buxhet prej gjithsej 53 milion eurove.

Thirrja për aplikim  në grante është e hapur prej datës 20.07.2020 – 20.08.2020 ora 16:00, sipas Programit të Zhvillimit Rural:
MASA 101: Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore:
a. Sektori 101 – Pemë drufrutore
b. Sektori 101.1.1 – Pemë arrore
c. Sektori 101.2 – Serra

MASA 103: Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve
bujqësore;
a. Sektori 103.1- Përpunimi i qumështit
b. Sektori 103.2- Përpunimi i mishit
c. Sektori 103.3- Përpunimi i pemëve dhe perimeve
d. Sektori 103.4- Prodhimi i verës

MASA 302: Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve
a. Nën-masa 302.1 – Bletaria prodhimi promovimi i mjaltit
b. Nën-masa 302.3 – Përpunimi i prodhimeve në fermë
c. Nën-masa 302.4 – Zhvillimi i aktiviteteve artizanale
d. Nën-masa 302.7 – Rritja e shpezëve për vezë dhe për mish.

MASA: Ujitja e tokave bujqësore.

Ndërsa, aplikimi  per subvencione zgjat 25 dite kalendarike dhe fillon nga dita e shpalljes publike, nga data 20.07.2020 dhe perfundon me date 14.08.2020 

Risitë e Programit për Pagesat Direkte, pra subvencionet, për vitin 2020 janë:
•    Subvencioni për lopët dhe buallicat qumështore është rritur nga 70 në 85 euro për krerë;
•    Subvencioni për delet dhe dhitë është rritur nga 15 në 20 euro për krerë;
•    Subvencioni për frutat e mjedrës të dorëzuar apo shitur është rritur nga 8 në 12 cent për kilogram;
•    Subvencioni për perimet që kultivohen në ambiente të mbrojtura, pra serra, është rritur nga 300 në 450 euro për hektar për të përkrahur bujqësinë intensive;
•    Subvencioni për therjet e raportuara të gjedhit në thertore të licensuara me standarde është rritur nga 50 në 75 euro për krerë;
•    Subvencionimi për herë të parë për bimët mjekësore dhe aromatike (BMA), në vlerë prej 450 euro për hektar. Ky sektor ka treguar potencial të shkëlqyeshëm për eksport duke ndihmuar në zbutjen e bilancit negativ tregtar të vendit tonë.

Për të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, Agjencia për  Zhvillimin e Bujqësisë ka përgatitur udhëzues për aplikant të cilët do t’i gjeni në vegëzat:  http://www.azhb-ks.net/ dhe https://www.mbpzhr-ks.net/

http://www.azhb-ks.net/