THIRRJE PËR APLIKIM

Me qëllim të promovimit të produkteve të Kosovës, Shoqata PePeKo, në bashkëpunim me Projektin PPSE, i cili është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe implementohet nga Swisscontact në Kosovë dhe Instituti Riinvest, fton bizneset e sektorit të përpunimit të pemëve, perimeve dhe produkteve të tjera bujqësore, që të aplikojnë për të vizituar panairin ndërkombëtar “PLMA 2023”.

Pjesëmarrje si vizitorë në panairin “PLMA 2023” (The World of Private Label) në Amsterdam të Holandës, që organizohet me 23 dhe 24 Maj 2023

Të drejtë aplikimi kanë të gjitha kompanitë përpunuese nga sektori i përpunimit të pemëve, perimeve dhe produkteve të tjera bujqësore që plotësojnë kriteret e më poshtme.

 Kriteret e përgjithshme për aplikim:

  1. Kompania duhet të jetë e regjistruar dhe aktive në Republikën e Kosovës;
  2. Kompania duhet të jetë e fokusuar në fushën e përpunimit të ushqimit (përveç përpunuesve të qumështit dhe mishit), përparësi kanë bizneset e sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve;
  3. Vërtetimi që kompania nuk ka obligime të pa paguara në Administratën Tatimore të Kosovës dhe nuk është në proces likuidimi apo falimentimi;
  4. Dëshminë e qarkullimit fiskal të deklaruara në vitin 2022;

Kriteret specifike të përzgjedhjes:

  1. Cilësia dhe Siguria e produktit: Kompania duhet të ketë produkte të certifikuara me standarde (ndërkombëtare) të sigurisë dhe kualitetit të lartë.
  2. Kapaciteti prodhues: Kompanitë duhet të kenë kapacitet prodhues i cili mundëson eksportin
  3. Rëndësia e produktit: Kompanitë përpunuese duhet të kenë produkte të cilët kanë potencial për eksport dhe të përputhen me interesat e audiencës së synuar.
  4. Kompetenca gjuhësore: Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme për përfaqësuesin e kompanisë pjesëmarrëse.

Pjesëmarrja si vizitorë në panairin PLMA 2023 mbështetet nga PPSE, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe që implementohet nga Swisscontact në Kosovë dhe Instituti Riinvest.

 Aplikimi mund të bëhet online duke dërguar dokumentet e nevojshme në email adresën: info@pepeko.org, ose fizikisht në zyrat e Shoqatës PePeKo në adresën: “Nazmi Mustafa” nr. 35 (Pejton), 10000 Prishinë.

 Data e fundit për aplikim: 21 PRILL 2023, në ora 16:00.

 Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në telefonin: 049868157.

Shiqo PDF