Tharja dhe magazinimi i Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA)

Tharja dhe magazinimi i BMA-ve

Për të pasur një cilësi më të lartë të bimët mjekësore dhe aromatike, preferohet të mblidhen gjatë sezonit ose periudhës kohore të duhur. Pas korrjes, procedurat e përpunimit parësor të tharjes, ruajtjes dhe paketimit janë vendimtare për ruajtjen e cilësisë së bimës.

Metoda më e njohur për ruajtjen e cilësisë së bimëve aromatike dhe mjekësore është tharja. Një faktor kyç ekonomik dhe ekologjik është zgjedhja e temperaturës ideale të ajrit të tharjes. Tharja e bimëve aromatike dhe mjekësore duhet t’u përmbahet standardeve të mëposhtme:

  • Përmbajtja e lagështisë duhet të reduktohet në një nivel që është specifikuar si ekuilibër për një lagështi dhe temperaturë specifike relative të ajrit;
  • Ulje minimale e cilësisë për sa i përket përbërësve aktivë, ngjyrës, shijes dhe aromës;
  • Numri i mikrobeve duhet të jetë nën kufijtë e përcaktuar, po ashtu shtesat kimike nuk lejohen.

Metoda më e thjeshtë e tharjes është tharja natyrale. Për bimët spontane të zgjedhura me dorë, kjo zakonisht realizohet në rrezet e diellit ose në një zonë të ajrosur mirë nën hije. Duhet pasur kujdes sepse gjatë sezonit të vjeljes, temperaturat e larta të ajrit të ambientit dhe lagështia relative e ajrit nxisin rritjen e insekteve dhe mykut në kulturat e korrura, andaj preferohet perzierja (trazimi) i materialit bimor, në mënyrë që tharja të jetë e njëtrajtshme. Teknika më të shpeshta që përdoren për tharjen e bimëve mjekësore janë:

  • Jashtë (në ambient te hapur) (nga rrezet e diellit direkte);
  • Vendosjet në korniza tharjeje, dhoma të mbuluara me tela ose struktura në shtresa të holla;
  • Në tharëse diellore dhe furra tharjeje;

Proces vijues pas tharjes është magazinimi. Pra, kultura e mirë, e tharë duhet të paketohet në thasë, ose kartona të pastra dhe të thata, të cilat mundësisht të jenë të reja. Kultura e tharë që është paketuar duhet të mbahet në një hapësirë të thatë dhe të ajrosur mirë me ndryshim të vogël të temperaturës ditore, si dhe preferohet të ketë pajisje për kontrollin e lagështisë dhe temperaturës.

Dyshemeja duhet të jetë e rregullt, pa çarje dhe e thjeshtë për tu mirëmbajtur. Furnizimet e bimëve duhet të mbahen në rafte që i mbajnë ato mjaft larg mureve. Materialet e freskëta bimore mjekësore duhet të mbahen në temperatura të ulëta të përshtatshme, ideale midis 2 dhe 8 gradë Celsius; Mallrat e ngrira duhet të mbahen në temperatura nën -20 gradë Celsius.

Duke respektuar këta hapa, është e mundur të ruhet cilësia, siguria dhe efikasiteti i mallrave bimore, të cilat do të gjenerojnë miliona euro për tregjet bimore të vendeve në zhvillim, siç është rasti i Kosovës.

Nga PhD.kandidat Ardit Sertolli, ekspert në zhvillimin e qëndrueshëm rural, për Agro Portalin.

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Maj, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI