Stone Castle menaxhon rrezikun në vreshta duke siguruar 300Ha nga ngricat pranverore

Emurllah Spahiu, menaxher i vreshtave në Stone Casle, në një intervistë për emisionin “Toka” në RTK, tregon se në periudhat e motit ekstrem, ngricat pranverore dëmtojnë mbi 50% të prodhimit. “Kohën e fundit për shkak të ndryshimeve klimatike, kemi ndryshim të temperaturave në masa ekstreme. Këtë vit, në mars kemi pasur temperatura në 26 gradë, ndërsa në prill ato kanë rënë në 3 gradë, dhe këto janë temperatura që shkaktojnë trauma të mëdha në bimë, dhe e ngadalsojnë procesin e prodhimit,” thotë ai.

Për të shmangur ndikimin vazhdueshëm të faktorëve klimatik në biznes, Stone Castle këtë vit ka siguruar 300 hektarë të vreshtave të saj, kryesisht, ato me rrezikshëmri të lartë nga lëvizjet e temperaturave të ulëta (ngricat pranverore). Ndërsa në vitin e ardhshëm planifikojnë të sigurojnë të gjithë hapsirat e vreshtave të tyre.

“Ne sigurohemi për shumë arsyje, e para sepse nuk e dijmë ç’farë moti na pret, sepse ka ndryshime shumë të theksuara, ditë për ditë. Për shembull, më parë kanë qenë temperaturat më konstante, dhe e dinim që nga 15 marsi, fillon peridha e vegjitacionit, ndërsa tani nuk e kemi më atë siguri. Sepse e shohim që për dy-tri vite në prill ka reshje bore, marsi është i ngrohet, kështu që nuk jemi aspak të sigurt. Polica e sigurimeve neve na jep një qetësi dhe garanci që sado pak, edhe nëse ndodhin dëmet, ne të kompenzohemi përmes sigurimit.” përfundon Salihu.

  • Periudha e mbulimit për ngricat pranverore është nga 20 marsi deri më 15 maj.

Ministria e Bujqësisë subvencionon 75% të pagesës së sigurimit bujqësorë. Ndërkohë, komuna e Rahovecit ka shprehur gatishmëri të mbuloj 10% të shumës së mbetur. Kësi soji, fermerët e komunës së Rahovecit paguajnë vetëm 15% të shumës së sigurimit bujqësorë. Kjo edhe i ka motivuar kompaninë Stone Castle dhe fermerë të tjerë të sigurojnë produktet e tyre.

Krahas Stone Castle, ka edhe prodhues të tjerë që tashmë kanë bërë sigurimin e prodhimeve. Kultivuesi i arrës, Avdyl Kryeziu nga fshati Mleçan, këtë vit për herë të parë ka siguar 3 hektar nga 20 sa i ka në plantacionin e tij.

“Kësaj radhe kam shkuar vetëm me 3 hektar sa për moster, për ta parë sesi funksionon sigurimi bujqësorë për ngricat pranverore,” thotë Kryeziu.

Ai për RTK-në tregon që edhe fermerë të tjerë kanë siguruar produktet e tyre dhe pritjet janë që në vitet në vijim të ketë më shumë shprehje të interesit për të siguruar prodhimet bujqësore.

Krijimi i sistemit të sigurimeve bujqësore në Kosovë, është inicuar nga Korporata Ndërkombëtare Finaciare (IFC) në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë.

Basri Hyseni, ekspert i sigurimeve bujqësore në IFC tregon se fillimisht është bërë diagnostikimi i gjendjes së kulturave bujqësore me qëllim që identifikohen kulturat që kanë sipërfaqe më të madhe, më shumë fermerë dhe më shumë profitabilitet ekonomik, por që janë më të rrezikuara nga faktorët klimatik.

Aktualisht, në treg ofrohet sigurim për 12 produkte bujqësore.

Sigurimi bujqësorë u mundëson fermerëve vazhdimsinë e bizensit edhe në periudhat kur pësojnë humbje nga faktorët klimatik. Në mesin e tyre është kompania Stone Castle, e cila ka një prodhim të verës kapacitet prej dhjetë deri në trembëdhjetë milionë litra në vit dhe kapacitet për të përpunuar afërsisht 70,000-ton rrush për verë në vit.

Materialin e plotë të përgatitur nga AgroDev dhe IFC/WB, gjeni në vegzën më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=-t2GhWtVg68

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Maj, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI