SIAL Paris 2024 – Pjesëmarrja e Kosovës në ngjarjen më të madhe të industrisë ushqimore globale

Panairi SIAL i cili po mbahet me datat 19-22 Tetor 2024 në Paris, është një nga panairet më prestigjioze dhe të rëndësishme të industrisë ushqimore në botë, duke bashkuar prodhuesit, përpunuesit, distributorët dhe inovatorët nga mbi 200 vende. Kjo ngjarje është platforma kryesore për të prezantuar produkte të reja, për të ndarë ide inovative dhe për të ndërtuar partneritete ndërkombëtare ndërmjet blerësve dhe ofruesve të produkteve ushqimore.
SIAL Paris është një qendër e zhvillimit të trendeve të reja në ushqim dhe teknologji, duke ofruar mundësi për të gjithë pjesëmarrësit që të promovojnë produkte, të forcojnë rrjetin e tyre global dhe të rrisin ekspozimin e tyre në tregjet ndërkombëtare.
Kosova edhe këtë vit po merr pjesë në këtë panair, duke prezantuar produktet vendore unike me një cilësi mjaft të lartë. Kompanitë e suksesshme vendore po shfaqin një gamë të gjerë produktesh, të tilla si bimë mjekuese dhe aromatike, kërpudhat, lëngjeve, produktet tjera të përpunuara të pemëve dhe perimeve, ajvarit tradicional, erëzat e ndryshme etj.
Pjesëmarrja e këtyre kompanive në SIAL Paris 2024 është mundësuar nga KIESA, përfaqësuesit e të cilës po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në përkrahje të kompanive vendore.
Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar produktet tona dhe për të forcuar prezencën e Kosovës në tregjet ndërkombëtare.

Shiqo PDF