Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?
Afati i fundit: 05/05/2020
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MAFRD) po kërkon një ofrues të shërbimit të trajnimit (Konsulent) për të mbështetur zbatimin e Komponentës 1: Transferimi i Njohurive në Sektorin Rural për Projektin e Zhvillimit Rural të Bujqësisë në Kosovë (KARDP – financuar nga kredia e Bankës Botërore për MBPZHR) ). Qëllimi i zhvillimit të projektit është të përmirësojë produktivitetin dhe hyrjen në tregjet për përfituesit e projektit në hortikulturë dhe nënsektorët e blegtorisë së Kosovës, si dhe të forcojë kapacitetin institucional të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, drejt kërkesave IPARD të Bashkimit Evropian. Masat e ARDP të zgjedhura për mbështetje nën KARDP janë Masa 101 “Investimi në asete fizike të njësive bujqësore” dhe Masa 103 “Investimi në asete fizike në lidhje me përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore”.
Më shumë informata i gjeni në linkun e mëposhtëm.
Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?