Shpella e Kusarit

Shpella e Kusarit gjendet rreth 1 km larg fshatit Kusar, në anën e djathtë të rrugës Kusar – Goden, në një terren malor të shkëmbinjve karstikë, rrëzë maleve të Pashtrikut. Përbëhet prej një oborri të madh në formë drejtkëndëshi, dimensionesh 22 x 10 m, të fortifikuar me “mure” të larta shkëmbore, me një hyrje natyrore në shkëmb, në anën jugore, dhe dy ambienteve shpellore.

Ambienti i parë është i thelluar në shkëmb, në anën perëndimore të korridorit. Ka dysheme shkëmbore të sheshtë, të mbushur me një shtresë dheu rreth 0.40 – 0.50 m, gjatësi 11 m, gjerësi 1.20 – 2.60 m dhe lartësi 2.20 – 3.00 m. Hyrja e kthyer nga lindja ngrihet 2.5 m nga sipërfaqja e tokës.

Ambienti i dytë ndodhet në skajin verilindor të korridorit shkëmbor. Ka një hyrje të orientuar nga jugperëndimi. Është i gjatë 20 m, e gjerë 2.00- 3.00 m. Të dyja ambientet janë të mbushura me shtresa dheu të përziera me gurë dhe blozë. Në këtë shtresë janë gjetur fragmente atipike të enëve të qeramikës parahistorike të eneolitikut, ndërsa në korridorin e shpellës u gjetën fragmente tullash të antikitetit të hershëm, si dëshmi që shpella ka qenë e banuar në epokën e eneolitikut dhe në periudhën antike të shek. Il – III pas Krishtit.

Në një të ardhme të afërt, synohet që shpella të ketë një ciceron, e hyrja të bëhet me pagesë.

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Shkurt, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
123
45678910
11121314151617
18192021222324
2526272829
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI