SHOQATA “MJEDRA E KOSOVËS” ORGANIZON DITËN FUSHORE TË KRASITJES SË BORONICËS NË PEMISHTEN “BERRYKODE”

Sot, shoqata nacionale e mjedrës “Mjedra e Kosovës”, në bashkëpunim me kompaninë “Berry Kode” në Maxhunaj, Vushtrri, organizoi Ditën Fushore për krasitjen e boronicës në vazo. Në këtë ditë fushore, të gjithë të pranishmit morën informata të rëndësishme rreth krasitjes, përmes prezantimeve dhe demonstrimeve praktike nga ekspertë të jashtëm, ekspertë të shoqatës Mjedra e Kosovës dhe agronomë të rinj vendorë të sektorit të pemëve të imta. Kjo Dite Fushore, mblodhi fermerë liderë, ekspertë vendor, përfaqësuesve nga akademia përfshirë stafin dhe studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në Prishtinë si dhe akterë të tjerë të zinxhirit të vlerës së boronicës. Të pranishmit patën mundësinë që të bëjnë shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira të krasijtes, ndërmjet tyre.

Kjo ditë fushore u organizua në pemishten “BerryKode” në Maxhunaj, Vushtrri. Kjo pemishte model ka të mbjellura rreth 5 ha me 15,150 bimë në vazo me varietetet e boronicës “Duke”, “Huron” dhe “Legacy”.

“Kjo pemishte e boronicës është një model se si duhet të jetë një pemishte në Kosovë, rajon dhe më gjerë. E kjo është bërë me shumë punë, shumë përkushtim dhe shumë dashuri.” – thotë z. Arif Kastrati, Pronar i pemishtes “BerryKode”.

Pas fjalëve hyrëse dhe fillimit të ditës fushore, nga dr.sc. Kujtim Lepaja, drejtor ekzekutiv i shoqatës nacionale “Mjedra e Kosovës” u prezentuan “Teknikat dhe metodat e krasitjes së boronicës” ku, më në detaje u fol për rëndësinë e krasitjes së boronicës, si masë për të parandaluar paraqitjen e sëmundjeve, rolin e krasitjes në rritjen e kualitetit të frutit si në arritjen e rendimenteve sa më të larta.

Pas këtij prezentimi, eksperti holandez me renome botërore, Rob Derix, nga kompania “Terra Bonum” bëri demonstrimet e krasitjes në kultivarë dhe mënyra të ndryshme të kultivimit.

“Krasitja ka të bëjë me ripërtëritjen e fidanëve të boronicës dhe gjithashtu të mundësojë depërtimin e dritës dhe krijimin e ajrosjes në kaquben e boronicës. Nëse nuk aplikohet krasitja, është fakt që do të keni më shumë boronica, por fruti i tyre do të jetë me përmasa të vogla dhe me cilësi të dobët” – thotë Rob Derix, nga kompania “Terra Bonum” për rëndësinë e krasitjes së boronicës.

E për të përmbledhur, kjo ditë fushore mblodhi suksesshëm shumë fermerë, ekspertë të bujqësisë, agronomë të rinj, profesorë e studentë dhe shumë akterë të tjerë, ku si rezultat u morën njohuri të reja për praktika të mira të menaxhimit të higjienës dhe sigurisë ushqimore në pemishtet e boronicës, e që krasitja si masë është një ndër më të rëndësishmet.

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Prill, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI