Hapet thirrja për aplikim – SFIDA TEKNOLOGJIKE NË BUJQËSI / Ag Tech Challenge

Afati i fundit: 15/02/2024

Data e publikimit: 16.01.2024

SPECIFIKAT TEKNIKE

SFONDI

Bujqësia ka një rol të rëndësishëm por në tkurrje në ekonominë e Kosovës. Kapaciteti i ulët prodhues është një nga arsyet që kontributi i bujqësisë në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB-së) ka qenë në rënie. Ndërsa tre të katërtat e fermave të mëdha kanë pasur rritje të kapacitetit prodhues, 60% e fermave më të vogla, kanë rezultuar me ulje në këtë aspekt. Fakti që fermat e vogla kanë ulje ndaj fermave më të mëdha për sa i përket efikasitetit, nënkupton vështirësi themelore strukturore. Problemet përfshijnë mungesën e qasjes në financa, teknologjinë bujqësore (përfshirë: cilësinë e inputeve, mbrojtjen e bimëve dhe plehërimin adekuat), mungesa e fuqisë punëtore, si dhe lidhjet me tregjet. Mekanizmat aktual të mbështetjes nuk duket se e mbyllin hendekun e produktivitetit. Përvetësimi i teknologjisë është i ulët dhe ferma të shumta karakterizohen nga një regresion teknik. 

QASJA DHE STRATEGJIA E AGRODEV

Sfida Ag Tech është një iniciativë inovative nga AgroDev, që fton agronomët, kompanitë e teknologjisë, inovatorët dhe vizionarët të propozojnë zgjidhje inovative, të bazuara në teknologji, që adresojnë sfidat kryesore të sektorit bujqësor të Kosovës. Duke përdorur teknologjinë, AgroDev synon të përmirësojë praktikat bujqësore, të përmirësoj produktivitetin, të rris sigurinë ushqimore dhe të promovoj bujqësi të qëndrueshme.

Sfida AgTech do të jetë e rëndësishme në bashkimin e inovatorëve dhe vizionarëve në kërkim të avancimeve teknologjike për sektorin bujqësor. Duke kultivuar inovacionin dhe bashkëpunimin, AgroDev është i bindur se Sfida do të krijojë ndërgjegjësim të shtuar në lidhje me rolin potencial që teknologjia mund të luajë në formimin e të ardhmes së bujqësisë në Kosovë.

Sfida Ag Tech gjithashtu vepron si një mjet për të mundësuar AgroDev që të ketë qasje në zgjidhje teknologjike, që mund të bëjnë ndryshime në Kosovë.

KRITERET E VLERËSIMIT DUKE PËRFSHIRË PIKËT NË BAZË TË IDEVE

Të gjitha aplikimet do t’i nënshtrohen një procesi rigoroz të vlerësimit, të kryer nga një komision i përbërë nga anëtarë të pavarur dhe nga stafi i Fondacionit AgroDev. Komisioni prej 5 anëtarëve do të përbëhet si më poshtë: një anëtar nga AgroDev, një nga ICK, një nga kompani prodhuese/përpunuese në sektorin e bujqësisë, një përfaqësues i shoqatave më aktive në sektorin e bujqësisë dhe një importues/shitës i inputeve bujqësore.

Kriteret e vlerësimit do të përfshijnë disa faktorë kyç:

  1. Inovacioni (5 pikë): Sa kreative dhe inovative është zgjidhja e propozuar?
  2. Relevanca (10 pikë): A i adreson zgjidhja drejtpërdrejt sfidat kryesore në bujqësinë e Kosovës?
  3. Fizibiliteti (10 pikë): A është zgjidhja e propozuar praktike dhe e zbatueshme në kontekstin lokal?
  4. Ndikimi (10 pikë): Çfarë potenciali ka zgjidhja për të ndikuar pozitivisht në praktikat bujqësore dhe sigurinë ushqimore?
  5. Shkalla (5 pikë): A mund të zgjerohet zgjidhja për të përfituar një audiencë më të gjerë?
  6. Arsyetimi buxhetor (10 pikë): A është buxheti i arsyeshëm dhe i justifikuar në lidhje me qëllimin e projektit?
  7. Ekspertiza e ekipit (10 pikë): A zotëron ekipi shkathtësitë dhe përvojën e nevojshme për zbatim të suksesshëm te projektit?
  8. Qëndrueshmëria (20 pikë): A mund të ruhet dhe përshtatet zgjidhja për një periudhë afatgjate?
  9. Menaxhimi i rrezikut (10 pikë): Sa i përgatitur është aplikanti, për të trajtuar sfidat dhe rreziqet e potenciale?
  10. Përvetësimi dhe përdorimi efektiv për audiencën e synuar (10 pikë): A mund të përdoret me efikasitet kjo zgjidhje nga audiencat e synuara dhe të sigurohet marrja e saj, sa më efektive?

PËRFITIMET PËR PJESËMARRËSIT

Pjesëmarrësit në AgTech Challenge do të përfitojnë nga pjesëmarrja e tyre në mënyra të ndryshme:

  • Mbështetje financiare: Çmimet në para do të ndahen për tre zgjidhjet më të mira, me 10,000 € për vendin e parë (ari), 5,000 € për vendin e dytë (argjend) dhe 2,000 € për vendin e tretë (bronz); duke siguruar financa për zhvillimin e mëtejshëm të projektit dhe grumbullimin e fondeve shtesë. AgroDev fton partnerë të tjerë të sponsorizojnë një ose më shumë çmime. Statusi i partneriteteve të çmimeve do të vendoset përmes Memorandumeve të Mirëkuptimit (MoUs), ndërmjet AgroDev dhe partnerëve të tij.
  • Njohja dhe vizibiliteti: Fituesit do të marrin njohje për zgjidhjet e tyre inovative, duke përmirësuar vizibilitetin e tyre brenda komunitetit bujqësor dhe potencialisht duke tërhequr mundësi të tjera për bashkëpunim dhe investim.
  • Kontributi në sektorin e bujqësor: Duke adresuar sfidat kritike dhe duke nxitur ndryshime pozitive përmes teknologjisë, pjesëmarrësit do të kenë një ndikim të vlefshëm në industrinë bujqësore.

KUSH KA TË DREJTË PËR APLIKIM NË SFIDËN AG.TECH?

Aplikantët duhet të plotësojnë NJË nga kriteret e mëposhtme:

  • Kanë të zhvilluar një koncept të idesë së tyre ose një MVP (produkt minimal i zbatueshëm);
  • Tashmë keni një produkt në treg;
  • Do të jenë në gjendje të nisin produktin e tyre të propozuar, brenda 6 muajve të ardhshëm;

Aplikantët e sfidës teknologjike mund të jenë si më poshtë:

  • Keni një produkt ose shërbim që në ndonjë mënyrë përdor teknologjinë, pa u kufizuar në fushën e teknologjisë informative (IT);
  • Ju mund të jeni në çdo lloj teknologjie:shembuj të industrive përfshijnë:  Agrotech, Urbantech, Urban farm tech etj.

PROCESI I APLIKIMIT

Pjesëmarrësit ftohen të dorëzojnë aplikacionet e tyre ONLINE (përmes linkut:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScMeR19ZRO3mpqO_Ze1g1OkFy-Q_hmXRUpX0n3YaEwaaMvtDQ/viewform?usp=pp_url

brenda një muaji nga data e lansimit të aktivitetit (deadline: 15.02.2024).

Ju lutem të bashkëlidhni idetë tuaja në formatin e PowerPoint (PPT), PDF ose video të shkurta, të cilat do të prezantohen para jurisë profesionale. Pjesëmarrësit duhet të shprehin qartë problematikën që dëshirojnë të adresojnë dhe të paraqesin një përshkrim të detajuar të zgjidhjes inovative të tyre, e cila duhet të jetë e zbatueshme.

Aplikimi përfshin gjithashtu një plan zbatimi, buxhetin, kohëzgjatja dhe dokumente mbështetëse opsionale për të përforcuar propozimet e tyre.

DATAT ME RËNDËSI:

Afati i fundit për aplikim: 15 shkurt, 2024
Vlerësimi dhe procesi i selektimit: 28 shkurt, 2024
Njoftimi për aplikantët e suksesshëm dhe jo të suksesshëm: 6 Mars, 2024
Nënshkrimi i kontratave me fituesit: 13 Mars, 2024

 

Për çdo pyetje dhe sqarim, ju lutem kontaktoni në e-mailin: naim.krasniqi@agrodev-ks.com

ose tel: +38344233709

 

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScMeR19ZRO3mpqO_Ze1g1OkFy-Q_hmXRUpX0n3YaEwaaMvtDQ/viewform?usp=pp_url