Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?
Afati i fundit: 15/02/2024
Data e publikimit: 16.01.2024
SPECIFIKAT TEKNIKE
SFONDI
Bujqësia ka një rol të rëndësishëm por në tkurrje në ekonominë e Kosovës. Kapaciteti i ulët prodhues është një nga arsyet që kontributi i bujqësisë në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB-së) ka qenë në rënie. Ndërsa tre të katërtat e fermave të mëdha kanë pasur rritje të kapacitetit prodhues, 60% e fermave më të vogla, kanë rezultuar me ulje në këtë aspekt. Fakti që fermat e vogla kanë ulje ndaj fermave më të mëdha për sa i përket efikasitetit, nënkupton vështirësi themelore strukturore. Problemet përfshijnë mungesën e qasjes në financa, teknologjinë bujqësore (përfshirë: cilësinë e inputeve, mbrojtjen e bimëve dhe plehërimin adekuat), mungesa e fuqisë punëtore, si dhe lidhjet me tregjet. Mekanizmat aktual të mbështetjes nuk duket se e mbyllin hendekun e produktivitetit. Përvetësimi i teknologjisë është i ulët dhe ferma të shumta karakterizohen nga një regresion teknik.
QASJA DHE STRATEGJIA E AGRODEV
Sfida Ag Tech është një iniciativë inovative nga AgroDev, që fton agronomët, kompanitë e teknologjisë, inovatorët dhe vizionarët të propozojnë zgjidhje inovative, të bazuara në teknologji, që adresojnë sfidat kryesore të sektorit bujqësor të Kosovës. Duke përdorur teknologjinë, AgroDev synon të përmirësojë praktikat bujqësore, të përmirësoj produktivitetin, të rris sigurinë ushqimore dhe të promovoj bujqësi të qëndrueshme.
Sfida AgTech do të jetë e rëndësishme në bashkimin e inovatorëve dhe vizionarëve në kërkim të avancimeve teknologjike për sektorin bujqësor. Duke kultivuar inovacionin dhe bashkëpunimin, AgroDev është i bindur se Sfida do të krijojë ndërgjegjësim të shtuar në lidhje me rolin potencial që teknologjia mund të luajë në formimin e të ardhmes së bujqësisë në Kosovë.
Sfida Ag Tech gjithashtu vepron si një mjet për të mundësuar AgroDev që të ketë qasje në zgjidhje teknologjike, që mund të bëjnë ndryshime në Kosovë.
KRITERET E VLERËSIMIT DUKE PËRFSHIRË PIKËT NË BAZË TË IDEVE
Të gjitha aplikimet do t’i nënshtrohen një procesi rigoroz të vlerësimit, të kryer nga një komision i përbërë nga anëtarë të pavarur dhe nga stafi i Fondacionit AgroDev. Komisioni prej 5 anëtarëve do të përbëhet si më poshtë: një anëtar nga AgroDev, një nga ICK, një nga kompani prodhuese/përpunuese në sektorin e bujqësisë, një përfaqësues i shoqatave më aktive në sektorin e bujqësisë dhe një importues/shitës i inputeve bujqësore.
Kriteret e vlerësimit do të përfshijnë disa faktorë kyç:
PËRFITIMET PËR PJESËMARRËSIT
Pjesëmarrësit në AgTech Challenge do të përfitojnë nga pjesëmarrja e tyre në mënyra të ndryshme:
KUSH KA TË DREJTË PËR APLIKIM NË SFIDËN AG.TECH?
Aplikantët duhet të plotësojnë NJË nga kriteret e mëposhtme:
Aplikantët e sfidës teknologjike mund të jenë si më poshtë:
PROCESI I APLIKIMIT
Pjesëmarrësit ftohen të dorëzojnë aplikacionet e tyre ONLINE (përmes linkut:
brenda një muaji nga data e lansimit të aktivitetit (deadline: 15.02.2024).
Ju lutem të bashkëlidhni idetë tuaja në formatin e PowerPoint (PPT), PDF ose video të shkurta, të cilat do të prezantohen para jurisë profesionale. Pjesëmarrësit duhet të shprehin qartë problematikën që dëshirojnë të adresojnë dhe të paraqesin një përshkrim të detajuar të zgjidhjes inovative të tyre, e cila duhet të jetë e zbatueshme.
Aplikimi përfshin gjithashtu një plan zbatimi, buxhetin, kohëzgjatja dhe dokumente mbështetëse opsionale për të përforcuar propozimet e tyre.
DATAT ME RËNDËSI:
Afati i fundit për aplikim: 15 shkurt, 2024
Vlerësimi dhe procesi i selektimit: 28 shkurt, 2024
Njoftimi për aplikantët e suksesshëm dhe jo të suksesshëm: 6 Mars, 2024
Nënshkrimi i kontratave me fituesit: 13 Mars, 2024
Për çdo pyetje dhe sqarim, ju lutem kontaktoni në e-mailin: naim.krasniqi@agrodev-ks.com
ose tel: +38344233709
Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?