Seria e shkrimeve 2024 – Sëmundjet kyçe të faroreve (molla, dardha dhe ftoi) dhe menaxhimi i tyre

KROMA E MOLLËS DHE DARDHËSVenturia inaequalis dhe V. pyrina

Hyrje

Humbjet më të mëdha ekonomike shkakton në zonat me pranvera të freskëta me lagështi, nëse sëmundja nuk kontrollohet ajo mund të shkaktojë humbje të përgjithshme të rendimentit deri ne 70% ose edhe më shumë.

Simptomatologjia 

Dëmtimet nga kroma gjenden në gjethe, bishtin e gjetheve në sepale, në bishtin e lulës dhe në frute, ndërsa me frekuentim më të vogël mund të gjenden në degëzat e reja dhe në sytha.

Infektimet e bishtit të gjetheve dhe te luleve rezultojnë në pjekjen e parakohshme të gjetheve dhe të frutave, respektivisht.

Njolla të zeza në fruta dhe gjethe bëhen vija-vija të ngjashme me kromën si dhe indet e tyre deformohen.

Masat preventive – Menaxhimi i sëmundjes së kromës së mollës dhe dardhës

Çelësi i suksesit në kontrollimin e sëmundjes është koha e duhur e intervenimit dhe garanton një parandalim të inokulimit të parë.

Aplikimi i plehërimit foliar me sulfat të zinkut dhe me urea kur bien gjethet ka ndikim pozitiv, pasiqe nxit rënien e gjetheve dhe ndihmon dekompozimin. Ky trajtim redukton nivelin e inokulimit pas dimërimit të patogjenit.

Nëse një stacion meteorologjik është në gjendje aktive, programet softuerike të kompjuterit mund të përdoren për parashikimin e sëmundjes, ku mund të bëhen parashikime nëse ka infektime të mundshme apo jo.

Nëse periudhat e lagështisë nuk monitorohen, fungicidet preventive duhet te aplikohen në intervale të rregullta duke filluar nga faza e mugullimit të sythave.

Shpërthimet e kromës së mollës mund të parashihen në bazë të kushteve të temperaturës dhe lagështisë.

Për mundësinë e zhvillimit të patogjenit janë dhënë më poshtë orët e lagështisë së nevojshme, në mesatare të ndryshme të temperaturave ditore, që nevojiten për zhvillimin e patogjenit.

Shembull: 9-9.5 orë në 16-24°C, 10-12 orë në 12-15°C, 11-13 orë në 25-26°C, 25 orë në 6°C.

Masat kurative – Menaxhimi i sëmundjes së kromës së mollës dhe dardhës

Fungicidi preventive në bazë të gëlqeres së sulfurit duhet përdorur kur faza e qetësisë dimërore është më e zgjatur dhe menjëherë pas rënies së gjetheve gjithashtu mund të përdoret preparati Oksid bakri.

Fungicidet captan, fungicidet në bazë sulfuri mund të përdoren si preparate mbrojtëse gjithashtu.

Për më tepër, fungicidet cyprodinil 50%, pyrimethanil, trifloxystrobin, kresoxymmethyl dhe penconazole, përdoren si fungicide mbrojtëse dhe kurative.

Duhet theksuar se në bujqësinë organike fungicidet jo-sintetike të lejuara, përfshijnë preparatet në bazë të sulfurit dhe bakrit.

Nga z. Naim Krasniqi për Agro Portalin

 

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Prill, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI