Reshjet e tepërta dhe ndikimi i tyre tek speci

Speci është një ndër perimet më të rëndësishme në Kosovë në kuadër të sipërfaqes së kultivuar.

Sipas të dhënave nga Raporti i Gjelbër 2021, vetëm në vitin 2016, më shumë se 3,100 hektarë ishin të mbjellura me spec. Kjo sasi e prodhimit arrin të mbulojë mbi 87% të kërkesës vendore, mirëpo, përveç konsumimit  vendor, një pjesë e prodhimit dedikohet për eksport. Përgjatë viteve të fundit, zinxhiri i vlerës tek speci është zhvilluar me ritëm të shpejtë, në veçanti pjesa e grumbullimit dhe përpunimit. Qendrat e grumbullimit të cilat janë themeluar përgjatë periudhës së pas-luftës, u ofrojnë shërbime fermerëve, kryesisht në grumbull, përderisa ekzistojnë edhe përpunues me kapacitete të ndryshme (të vegjël dhe të mëdhenjë). Speci kryesisht përpunohet për prodhim të turshive dhe produkteve të tjera përcjellëse. Mirëpo, kultivimi i specit përveç zhvillimeve pozitive në vitet e fundit, është përballur edhe me rreziqe të ndryshme, dhe ndër më kryesoret përfshijnë rreziqet nga kushtet atmosferike – moti.

Rreziqet që e shoqërojnë prodhimtarinë e specit

Periudha e mbjelljes së specit në fushë të hapur në Kosovë varet nga rajoni i kultivimit. Në rajonin e Dukagjinit, periudha e mbjelljes kryhet gjatë fundit të muajit prill deri në dhjetëditëshin e parë të muajit maj, kurse në rajonin e Kosovës, kjo periudhë fillon nga dhjetëditëshi i parë i muajit qershor deri në fund të dhjetëditëshit të dytë të të njejtit muaj. Kjo periudhë e mbjelljes dhe kultivimit në përgjithësi shoqërohet me rreziqe të ndryshme atmosferike, ku më kryesoret te speci përfshijnë reshjet e tepërta të shiut dhe breshërin. Prandaj, pjesa e poshtme e këtij artikulli përshkruan ndikimin e reshjeve të tepërta dhe masave që mund të ndërmerren nga fermerët për të parandaluar apo menaxhuar këtë rrezik atmosferik.

Reshjet e tepërta të shiut dhe ndikimi i tyre tek speci

Reshjet e tepërta të shiut kanë një ndikim të madh negativ tek bimët në përgjithësi, sepse kur një bimë është e ngulfatur me lagështi të tepërt, atëherë aty krijohet një ambient i përshtatshëm për shfaqjen e sëmundjeve. Tek speci, reshjet e tepërta të shiut mund të kenë efekte të ndryshme, kryesisht duke shkaktuar vyshkjen e bimës së specit, që rezulton më pas në rendiment më të ulët. Edhe pse, kjo situatë ndodh njëherë në 6-7 vite, kjo shkakton humbje në rendiment prej 40 deri në 50%. Një situatë e tillë për herë të fundit është regjistruar në Kosovë përgjatë vitit 2014.

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Maj, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI