Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?
Sigurimi i materialit fidanor tek perimet, është një nga hapat më të rëndësishëm në zinxhirin e vlerës së prodhimit të kulturave bujqësore. Një fidan me cilësi të mirë, sjell si rezultat: rritjen e cilësisë së prodhimit, rendiment më të lartë dhe hyrjes më herët në prodhim. Shpeshherë fermerët marrin përsipër të përgatisin vetë materialet fidanore në kushtet e serave apo hapësirave të tyre. Me gjithë dëshirën dhe qëllimin e tyre të mirë, ndodh që ky material fidanor të mos ketë cilësi dhe pastërti fitosanitare në krahasim me fidanët që prodhohen në fidanishtet e ndërtuara dhe konceptuara me qëllimin e vetëm të përgatitjes së materialit fidanor për kulturat bujqësore.
Materialet fidanore të prodhuara në fidanishte, kanë cilësi të lartë pasi fidanet që ofrojnë janë:
Suksesi i prodhimit të materialit fidanor varet së pari nga cilësia e farës. Një nga cilësitë e një fare të mirë është aftësia mbirëse e saj. Gjithashtu, një farë e mirë duhet të jetë e pastër nga sëmundjet dhe dëmtuesit. Farat e kalibruara cilësohen si fara që sigurojnë një prodhim fidanor të qëndrueshëm dhe të suksesshëm. Një aspekt i rëndësishëm në prodhimin e fidaneve është ruajtja e parametrave të duhur dritë – lagështi – temperaturë. Edhe pse mund të kemi një farë të mirë, të pastër e të kalibruar, përgatitja e fidaneve në kushte jo të favorshme, me ekulibër jo të duhur në mes të lagështisë dhe temperaturës, mund të na sjellë probleme ku në këtë rast, fidanet mund të rriten në mënyrë jo uniforme, me kërcell të gjatë e të hollë, me hipokotil dukshëm më të gjatë deri në nyjet e dykotiledoneve. Këto anomali do të sjellin më pas probleme kur bima të tranpiantohet në serrë/fushë të hapur, pasi në përballjen me çrregullime të ndryshme apo stresin, ajo nuk do të zhvillohet mirë, gjë e cila ndikon negativisht në rendiment.
Ndër faktorët përcaktues në suksesin e një fidani të mirë janë edhe:
Ndonjëherë, gjatë procesit të prodhimit të fidaneve, fermerët ndodh të anashkalojnë masat e cekura, veçanërisht herrjen dhe kalitjen e fidaneve.
Herrja – është një proces sa i thjeshtë po aq edhe rëndësishëm. Përmes këtij procesi i japim mundësi fidanit që të rritet shëndetshëm dhe sa më cilësor. Gjatë procesit të herrjes duhet të fokusohemi të largojmë bimët e tepërta në një modul dhe të shmangim konkurrencën për ushqim në mes bimëve të reja. Dukë lënë vetëm një bimë për modul, ne i japim asaj ushqimin që i duhet, hapësirën që i duhet dhe ujin e nevojshëm. Pra, në vend që të kemi tre-katër bimë të vogla, të dobëta dhe me gjasa të mëdha të mos jenë të suksesshme, do të përfitojmë një bimë të fortë, të shëndetshme, me aftësi që të rritet e të japë rendimentin e pritshëm.
Kalitja e fidanëve – për shkak të urgjencës së mbjelljes së fidaneve sa më herët në serrë apo fushë të, fermerët shpeshherë e anashkalojnë procesin e kalitjes së fidanit. Duke mbjellur në fushë fidanë të pakalitur, fermeri rrezikon prodhimin dhe rendimentin, pasiqë ky fidan nuk mund të përshtatet menjëherë në kushtet në fushë të hapur/serre ku temperatura dhe lagështia nuk janë më të kontrolluara. Kështu, bima hyn në stres dhe ngec në rritje.
A është kultivimi me fidane bashkëkohore, çelësi i kultivimit të suksesshëm të produkteve bujqësore?
Po, për shkak se kultivimi me fidane cilësore rezulton në:
Nga Ph.D. kandidate Etleva Haxhia, shkruar për AgroPortal
Shiqo PDF
Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?