Pse Food Sector Forum – Forumi i Sektorit të Ushqimit?

Dinamika të reja të tregut të krijuara pas pandemisë COVID-19, kanë ndikuar në prishjen e lidhjeve të tregut të krijuara ndër vite ndërmjet blerësve dhe shitësve të produkteve ushqimore në Evropë dhe me theks të veçantë edhe në vendin tonë.  Për këtë  qëllim me dt. 26 Tetor, 2021 është organizuar edicioni i parë i Food Sector Forum, me qëllim të ndërlidhjes së kërkesës me ofertën, ku janë mbledhur në një vend rreth 35 kompani në cilësi të ‘blerësve’ dhe ‘shitësve’ nga vendi dhe diaspora.

Suksesi i arritur në vitin 2021 ka qenë një sinjal pozitiv që ekonomisë së vendit i mungonte, pra një platformë ku bëhen së bashku blerësit dhe shitësit dhe për këtë qëllim në, vitin 2022 është organizuar edicioni i dytë ku numri i kompanive pjesëmarrëse është dyfishuar, ku pjesëmarrëse ishin 28 kompani ne cilësi të ‘blerësve’ dhe rreth 70 kompani në cilësi të ‘shitësve’ nga sektori i përpunimit të pemëve perimeve dhe produkteve tjera bujqësore.

Me qëllim të shndërrimit të kësaj ngjarje në një event tradicional, kemi ndërmarrë hapa konkret që ky event të organizohet për herë të tretë, me emërtimin tashmë të njohur “Food Sector Forum Edicioni 3-të”. Ky event u organizua me dt. 1 Nëntor 2023, datë kjo e cila do të jetë e shënuar në kalendarin e aktiviteteve të Shoqatës PePeKo.

Në edicioni e të Forumit të Ushqimit, kanë marrë pjesë rreth 33 biznese ne cilësi të ‘blerësve’ dhe mbi 90 biznese në cilësi të ‘shitësve’, me një pjesëmarrje të përgjithshme prej 300 personave duke përfshirë: donatorët kryesor në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit në Kosovë, përfaqësues të institucioneve qeveritare, nga sfera akademike, përfaqësues të bankave dhe institucioneve mikro-financiare, ofrues të inputeve bujqësore, ekspertë vendor, përfaqësues të trupave certifikuese të standardeve të sigurisë dhe cilësisë ushqimore nga Kosova dhe rajoni dhe përfaqësues të rrjeteve të supermarketeve. Ne kete ngjarje, janë zhvilluar shumë takime biznesore me qëllim të inicimit të marrëveshjeve të reja dhe krijimit të lidhjeve të reja ndërmjet bizneseve. Deri më tani, kemi të dhëna të raportuara nga bizneset pjesëmarrëse se janë arritur marrëveshje me vlera deri në mbi 500.000 Euro, si rezultat i takimeve të realizuara në edicionin e tretë të Food Sector Forum.

Përveç pjesës së takimeve B2B dhe ndërlidhjes së bizneseve në këtë ngjarje janë prezantuar disa tregime suksesi nga ana e kompanive vendore të cilët kanë filluar investimet si rezultat i kërkesës në rritje për produkte të përpunuara. Po ashtu janë prezantuar iniciativat për prodhim të produkte “Private Label” si dhe investime në platforma për digjitalizim me theks te veçantë në implementimin e standardeve të sigurisë ushqimore.

Në pjesën e paneleve janë diskutuar disa tema shumë aktuale me pjesëmarrës të ndryshëm nga sektori bankar, mikro financat dhe akterë të tjerë mbështetës të sistemit të pagesave përmes faktoringut. Kurse paneli i dytë ka qenë i fokusuar në automatizim e proceseve operative dhe automatizimin e linjave përpunuese ne sektorin e ushqimit.

Deri në përfundim të vitit 2023, presim të kemi raportin preliminar të impaktit (ndikimit) të Edicionit 3 të Food Sector Forum, ku do të shpalosim rezultatet konkrete të arritura nga ky event biznesor, i cili u realizua nga Shoqata PePeKo, i mbështetur nga USAID Kosovo Compete Activity dhe i financuar nga Viva Fresh Store, Banka për Biznes, Orto Papper, Incodeks, Agrion, Floil dhe Zvilo Factor.

Nga Hartim Gashi, Shoqata “PePeKo”

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Prill, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI