Pse Borziloku është i rëndësishëm për PRODHUESIT ORGANIK?

Pse Borziloku është i rëndësishëm për PRODHUESIT ORGANIK?

Bima e preferuar e shumë njerëzve dhe një nga shtesat kryesore në kuzhinë, borziloku është pa dyshim një bimë mjekësore që i jep “shije” çdo pjate. Një numër i madh i adhuruesve të erëzave vendosin ta rritin këtë bimë në mënyrë të pavarur në një vazo, zakonisht duke e mbjellë atë në fillim të majit. Megjithatë, kjo bimë me erë dhe shije karakteristike ka një aplikim të shkëlqyeshëm në degën gjithnjë e më të përhapur të bujqësisë – prodhimtarinë organike. Këtu janë 3 arsye pse kultivuesit organikë duhet të kenë gjithmonë borzilok përreth.

Borziloku është një bimë e shkëlqyer për “bashkëshoqërim”

Borziloku është një bimë shoqeruese e shkëlqyer për kultura të shumta të kultivuara. Më i famshmi është sigurisht kombinimi i tij me specat dhe domatet, dhe shumë nuk e dinë se është gjithashtu një shoqerues i mirë me sallatën jeshile, patëllxhanin, kastravecin.

Ja arsyeja pse borziloku arrin një “bashkëshoqërim” të shkëlqyer me domatet:

Domatet krijojnë një hije për borzilokun, i cili ngadalëson lulëzimin e tij dhe për rrjedhojë zgjat periudhën e vjeljes së borzilokut. Nga ana tjetër, borziloku mbron domatet nga morrat (dëmtues të cilat ulin rendimentet e domates dhe ulin vlerën e tregut të frutave të tij duke leshuar vezë në to). Prandaj, kombinimi i këtyre dy bimëve është shumë fitimprurës.

Borziloku i mbron kulturat tjera te bashkëshoqëruara nga myku, mushkonjat dhe mizat por edhe nga dëmtues te tjerë, i cili u shkakton dëme të mëdha bimëve, veçanërisht specave.

Borziloku tërheq pjalmuesit

Borziloku është gjithashtu një bimë e mirë mjalti për shkak të periudhës së gjatë të lulëzimit – nga maji deri në gusht. Në atë periudhë është burim nektari dhe poleni për bletët. Kjo pasqyron një rëndësi tjetër të borzilokut për kulturat bujqësore ai tërheqë pjalmuesit që janë të nevojshëm për prodhimin e suksesshëm të kulturave të ndryshme.

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Prill, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI