PËRDORIMI I SIGURT I PRODUKTEVE PËR MBROJTJEN E BIMËVE (PESTICIDEVE)

Në aspektin e shëndetit publik, produktet për mbrojtjen e bimëve janë preparate apo substanca kimike të cilat përdoren në jetën e përditshme për kontrollin e agjentëve të dëmshëm biologjik (ADB) në hapësirat banuese. Në bujqësi njihen si produkte për mbrojtjen e bimëve dhe si të tilla përdoren për të parandaluar ose reduktuar humbjet nga sëmundjet, barojat dhe insektet dëmtues të bimëve. Në këtë mënyrë mund të përmirësojnë rendimentin si dhe cilësinë e prodhimit bujqësor. Kurse, në aspektin industrial janë substanca kimike të formuluara për përdorim dhe rrezik minimal për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, mirëpo rezultatet në praktikë nuk janë gjithmonë në përputhje me këtë fakt. Ekzistojnë një numër i madh i faktorëve që duhet të merren parasysh për një përdorim të sigurt të produkteve për mbrojtjen e bimëve:

  1. Përzgjedhja e produktit të duhur per mbrojtjen e bimëve është hapi i parë drejt sigurisë së përdorimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve, përkatësisht produkteve për mbrojtjen e bimëve. Fillimisht produkti duhet të jetë i regjistruar sipas institucioneve përkatëse, të ketë etiketë dhe të jetë në gjendje të mirë paketimi. Vetitë fizike, kimike  dhe toksikologjike; doza dhe materia aktive; format e formulimit;  mënyrat se si duhet transportuar dhe deponuar produktet për mbrojtjen e bimëve, udhëzimet për përgatitjen dhe aplikimin e tyre, janë disa nga elementet kryesore që ndikojnë në përzgjedhjen e produktit të duhur.
  2. Dallimet morfologjike dhe fiziologjike të kulturës bujqësore dhe barojave, cikli jetësor i patogjenëve dhe dëmtuesve – para ҫdo trajtimi duhet të analizohen fenofazat e zhvillimit të kulturës bujqësore dhe ADB-ve; kërkohet njohuri e mjaftueshme profesionale mbi këto elemente.
  3. Faktorët abiotik, përkatësisht, faktorët klimatik – para ҫdo trajtimi me produkte për mbrojtjen e bimëve, duhet analizuar kushtet klimatike; vlerat minimale dhe maximale të temperaturës, reshjet, lagështia relative e ajrit dhe tokës, drejtimi dhe shpejtësia e erës (drifti), janë disa nga faktorët që ndikojnë në depërtimin dhe efikasitetin e produkteve për mbrojtjen e bimëve.
  4. Paisjet personale mbrojtëse – ҫdo person i cili është përgjegjës për trajtim me produkte për mbrojtjen e bimëve, duhet të jetë i paisur me rroba adekuate mbrojtëse, dorëza, syze dhe këpuca mbrojtëse për të shmangur kontaktin me lëkurë; të vendos maskë, kapelë dhe respirator për të mbrojtur organet e frymëmarrjes.
  5. Mjetet e punës – para dhe pas ҫdo trajtimi me produkte për mbrojtjen e bimëve, mjetet e punës duhet të jenë të kalibruara, të pastruara dhe të mirëmbajtuara.
  6. Hapësirat banuese përreth zonave të trajtuara me produkte për mbrojtjen e bimëve – rekomandohet që trajtimet me pesticide të bëhen larg hapësirave banuese ose të paktën banorët të lajmërohen paraprakisht.
  7. Biodiversiteti – rëndësi të vecantë duhet kushtuar biodiversitetit dhe organizmave të dobishëm brenda atij territori të caktuar ku aplikohen produktet për mbrojtjen e bimëve.

Pavarësisht, renditjes së faktorëve të lartë përmendur, rëndësia e secilit prej tyre është e pakontestueshme.

Nga Dr. Rozafa Fetahaj, eksperte e Mbrojtjes së bimëve për Agro Portalin.

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Prill, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI