Për herë të parë në Kosovë po organizohet “Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Bujqësinë Organike, duke mbledhur ekspertë nga Kosova dhe Rajoni

Shoqata ORGANIKA në 10 vjetorin e themelimit të saj, do të organizojë Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Bujqësinë Organike në Kosovë e cila do të mbahet në datën 26 Prill, 2023 me prezencë fizike në Hotel Emerald, Prishtinë duke filluar nga ora 9:30.

Konferenca do të paraqesë një sërë prezantimesh, diskutimesh në panel , duke mbuluar tema si bujqësia e qëndrueshme, prodhimi i ushqimit organik, shëndeti i tokës, etj. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë nga ekspertët kryesorë në këtë fushë, të lidhen me kolegët dhe dhe të fitojnë njohuri mbi kërkimet dhe zhvillimet më të fundit në bujqësinë organike.

Organizmi i kësaj konference përkrahet nga projekti SIRED i cili implementohet nga CARITAS-i Zviceran në Kosovë dhe finanohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim.

Shiqo PDF