Parku Kombëtar Sharri

Rajoni i Sharrit ka një mori aktivitetesh turistike që janë shumë terheqëse për turistë vendor dhe të huaj. Malet e Sharrit, liqenet, lumenjët, burimet e ftohta, pyjet, vegjetacioni janë disa nga arsyet se pse ky rajon është kaq atraktiv.
Aktivitetet të cilat zhvillohen në këtë rajon janë: bjeshkëtaria, çiklizmi malor, ecja në male, ecja përgjatë lumit Radheshë, ecja Brod- mali Çule, kampingje, vrojtimi i zogjve dhe gjuetia. Nëpër këtë rajon ka akomodim nëpër bujtina private shtëpiake, hotele apo kampingje. Gjithashtu, është një zonë me një pasuri të madhe të zejeve artizanale.
Këtu mund të gjinden argjendarët, terzinjtë, armëpunuesit, drugdhendësit, saraçët, farkëtarët, poçarëts dhe mëndafshpunuesit, të gjitha këto të cilat ofrojnë një ndjenjë të vërtetë të traditave shqiptare. Zeja e filigranit është ajo më e përhapura edhe në ditët e sotme në këto treva.

Shiqo PDF