Organizohet Forumit më i madh në Sektorin e Ushqimit në Kosovë – Edicioni 3-të
Me 01.11.2023 u mbajt Forumi më i madh në Sektorin e Ushqimit në Kosovë Edicioni 3-të me temë “Lidhja e Furnizimit me Kërkesën”, i cili u organizua nga Association of Fruits and Vegetable Processors of Kosovo – Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës “PePeKo” në bashkëpunim me Shoqata Organika, mbështetur nga USAID Kosovo Compete Activity.
Në këtë forum morën pjesë 300 pjesëmarrës duke përfshirë akterë të ndryshëm si: donatorët kryesor në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit në Kosovë, përfaqësues të institucioneve qeveritare, nga sfera akademike, përfaqësues të bankave dhe institucioneve mikro-financiare, ofrues të inputeve bujqësore, ekspertë vendor, përfaqësues të trupave certifikuese të standardeve të sigurisë dhe cilësisë ushqimore nga Kosova dhe rajoni, përfaqësues të rrjeteve të supermarketeve, me theks të veçantë të prodhuesve vendor në cilësi të “SHITËSVE” si dhe përfaqësues të kompanive blerëse nga vendi, rajoni dhe Evropa në cilësi të “BLERËSVE”.
Për fund, dhjetëra kontakte dhe kontrata u krijuan ndërmjet prodhuesve vendor dhe blerësve potencial nga kompani lokale dhe ndërkombëtare, si dhe u shkëmbyen informacione të vlefshme lidhur me sfidat kryesore të të bërit biznes në sektorin e ushqimit në Kosovë, ku po ashtu u dhanë zgjidhje konkrete për këto çështje.