Organizohet Edicioni 3 i Forumit të Sektorit të Ushqimit “Food Sector Forum” nga PePeKo dhe Organika

Forumi i Sektorit të Ushqimit – Edicioni 3

Organizohet “Forumi i Sektorit të Ushqimit” Edicioni 3. Ky event organizohet nga Shoqatat e sektorit të ushqimit në Kosovë (PePeKo dhe Organika) mbështetur nga USAID Kosovo Compete Activity.

Data: 1 Nëntor (e Mërkure) 2023

Koha: 09:30 – 17:00

Vendi: Hotel Emerald, Prishtinë

Kjo ngjarje e llojit të tregtisë inverse, organizohet me qëllim të krijimit të lidhjeve biznesore në mes përpunuesve/prodhuesve kosovarë të ushqimit dhe përbërësve ushqimorë dhe rrjeteve françiza, distribuesve ndërkombëtarë dhe atyre me bazë në diasporë, kontraktorëve, dhe blerësve të tjerë.

Ngjarja parasheh: prezantimin e kërkesës për furnizim me produkte ushqimore nga blerës të ndryshëm, panelet e diskutimit lidhur me produktet financiare të përshtatshme për bizneset në Kosovë, panel diskutimi për potencialin e prodhimit nën private label, si dhe takimeve B2B në mes të blerësve (bizneset françiza, distributorëve, kompanive nga diaspora, dhe furnizues për HORECA) si dhe blerësve vendor.

Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë si blerës, ju lusim të na informoni në mënyrë që ta rezervojmë një tavolinë për ju për takime B2B.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj.

Për më shumë informata kontaktoni: info@pepeko.org ose +38349868157.

Në linkun vijues mund ta shini formatin se si është organizuar ky forum në vitin 2022:

https://www.facebook.com/photo/?fbid=199761165787999&set=pcb.199761339121315

 

Shiqo PDF