Njoftim për fermerët

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur thirrjen për mbështetje të sektorit të bujqësisë dhe blergorisë përmes pagesave direkte, dhe Primi i Sigurimeve Bujësore është në listën e subvencioneve të qeverisë. Thirrja është e hapur për fermerët të cilët kanë blerë primin e sigurimit bujqësor indeks në periudhën Mars-Qershor 2023. Programi i subvencionimit mbulon 12 produkte të sigurimit indeks siç janë: grurë, mjedër, dredhëz, mollë, kumbull, rrush, arrë, qershi, vishnje, misër, fasule dhe dardhë.

Aplikimi për subvencionimin e primit të sigurimit bujqësorë në vlerën prej 75% bëhet në zyrën për bujqësi në komunën përkatëse dhe fermeri duhet të sjell me vete këto dokumente:

  • Polisën e sigurimit për kulturën bujqësore përkatëse, e lëshuar nga kompania e sigurimit me licence nga BQK për sigurime bujqësore.
  • Faturën dhe dëshminë mbi pagesën e polisës së sigurimit;
  • Deklaratën e zotimit e nënshkruar nga të dy palët (fermeri dhe kompania e sigurimit) Kjo deklaratë obligon fermeret të ndjekin procedurat e aplikimit për subvencionim të primit.

Fermerët të cilët kanë blerë policat e sigurimit, në përputhje me Kontratën, Kushtet e Përgjithshme dhe Deklaratën e Zotimit të nënshkruar me rastin e pagesës së këstit të parë janë të obliguar që të paraqiten si në këtë njoftim.

Afati i aplikimit fillon nga data 10.07.2023 dhe mbaron me datë 18.08.2023 ora 16:00

Shiqo PDF