Ndikimi i temperaturave të larta tek mjedra

Ndikimi i temperaturave të larta të verës në produktivitetin dhe cilësinë e mjedrave në Kosovë

Gjatë viteve të fundit, mjedrat në Kosovë kanë zgjuar interes të konsiderueshëm në mesin e fermerëve, ku rritja e sipërfaqeve me këtë kulturë ka shënuar rritje të vazhdueshme. Vetëm në vitin 2021, mbi
1.000 hektarë (ha) kanë qenë të mbjellë me mjedër në të gjithë vendin. Komunat me sipërfaqe më të mëdha janë Podujeva, me 50% të sipërfaqes totale, Ferizaj, me 20% dhe Shtërpca me 10%. Prodhimi pritet të rritet në 5 vitet e ardhshme, kryesisht përmes zgjerimit të sipërfaqeve kultivuese.
Kjo pritet të ndodhë për shkak të përfitimeve nga kjo kulturë dhe zhvillimit të aktorëve në zinxhirin e vlerës. Një punë e madhe është bërë në ngritjen e shumë qendrave të grumbullimit të cilat kanë krijuar mundësinë që fermerët e Kosovës ta eksportojnë këtë produkt në vendet e Bashkimit Evropian. Varietetet kryesore të mjedrës janë Polka me 75% të prodhimit të përgjithshëm, Willamette me 15%, Meeker 5% dhe të tjerat me 5%.

Shumica e sipërfaqeve me mjedër janë pemishte të reja, me një rendiment mesatar prej 9 ton/ha. Sidoqoftë, rendimenti mesatar pritet të rritet deri në 12 ton/ ha. Mirëpo, përkundër këtyre zhvillimeve dhe rëndësisë që mjedra ka në sektorin e bujqësisë në Kosovë, mjedra gjithashtu përballet me shumë rreziqe që mund të ndikojnë në nivelet e saj të prodhimit. Ndër rreziqet kryesore në kultivimin e mjedrës, konsiderohen rreziqet që burojnë nga ngjarjet e motit, përkatësisht temperaturat e larta ekstreme gjatë kohës së lulëzimit dhe vjeljes që mund të ndikojnë në cilësinë dhe sasinë e prodhimit. Efekti i këtij rreziku varet nga niveli i temperaturave të larta, kohëzgjatja e ekspozimit, si dhe varësisht prej fazës së zhvillimit të frutave. Në ditët e nxehta, kur temperatura maksimale arrin prej 29°C e më lartë mund të shkaktojë shterpësinë e luleve deri më 50%, mirëpo dëmi i tyre varion edhe nëpër varietete të ndryshme. Nëse temperaturat janë të larta (prej 29°C e më lartë) dhe stigma e vezorës së mjedrës thahet, atëherë nuk ka gjasa të ketë pllenim cilësor, që nënkupton që bima do të mbetet pa prodhim (pa fruta).

Ekzistojnë edhe rreziqe të tjera të motit që mund të ndikojnë në rritjen dhe prodhimin e
mjedrave siç janë breshëri dhe reshjet e tepërta të shiut. Përveç faktorëve klimatik (motit), fazat
e zhvillimit të mjedrës janë të ndikuara edhe nga faktorët e mëposhtëm:
 Varësisht nga viti i prodhimit (gjatë vitit të dytë dhe të tretë, lulëzimi ndodh më herët për
shkak se rrënja është më e zhvilluar);
 Vendndodhja e pemishtes sipas ekspozimit (i njëjti varitetet lulëzon më herët në jug dhe
në lindje krahasuar me pemishtet në veriperëndim);
 Pozicioni i pemishtes, drejtimet e rreshtave të pemishteve (veri dhe jug);
 Përzgjedhja e varieteteve të reja që kanë më shumë veti rezistuese;
 Shfrytëzimi i materialit fidanor të shëndoshë dhe kualitativ.
Nga faktorët e mësipërm, lulëzimi ndodh në periudha të ndryshme në vende të ndryshme për të njëjtin lloj (varietet).

Në rajonet e Kosovës, lulëzimi fillon më herët në rajonet me lartësi më të
ulëta dhe më vonë në rajonet me lartësi më të larta.

Masat që mund të ndërmirren nga kultivuesit e mjedrës:

Duke qenë një kulturë relativisht e re në Kosovë, fermerët mund të mos kenë njohuri të
mjaftueshme se çfarë të ndërmarrin në raste të shfaqjes së ngjarjeve të ndryshme atmosferike.
Prandaj, disa nga masat që fermerët mund të ndërmarrin për të mbrojtur pemishtet e tyre nga
rreziqet e ndryshme të motit janë përshkruar mëposhtë.

  • Për mbrojtje nga temperaturat e larta, rekomandohet ujitja në formë shiu. Me ujitjen në
    formë shiu është e mundur të rritet lagështia e ajrit e cila reduktohet nga temperaturat e
    larta. Mirëpo, ujitja e shiut ka gjithashtu anët negative, pasiqë gjethet e lagura dhe pjesët
    e trupit do të jenë të përshtatshme për zhvillimin e sëmundjeve. Mirëpo, prapëseprapë,
    në rastet kur dëmtimet prej temperaturave të larta – sidomos në shkaktimin e sterilitetit
    të luleve kalojnë 50%, atëherë kjo metodë e aplikimit justifikohet ekonomikisht.
  • Për mbrojtje nga breshëri dhe temperaturat e larta, një masë që fermerët mund ta
    ndërmarrin është vendosja e rrjetës mbi pemishte. Përveç mbrojtjes nga breshëri, kjo
    rrjetë krijon edhe një hije në pemishte. Kjo hije e krijuar nga rrjeta kundër breshërit është
    shumë e rëndësishme në shumë mënyra, mirëpo më kryesorja është që mbron lulet dhe frutat nga efektet e dëmshme të temperaturave të larta, pasiqë temperatura nën nivelin e
    rrjetës është 2-3 °C më e ulët sesa temperatura jashtë rrjetës.
  • Pajisja me sigurim bujqësor për mbrojtje ndaj temperaturave të larta. Përveç masave
    agronomike që fermerët marrin përsipër të mbrojnë pemishtet e tyre, një masë tjetër e
    përshtatshme që fermerët mund të ndërmarrin për të siguruar prodhimin nga rreziqet e
    motit është instrumenti financiar, i njohur si sigurim bujqësor. Sigurimi bujqësor, i cili
    përdoret gjerësisht në shumë vende të botës, viteve të fundit është prezantuar dhe ka
    filluar aplikimin edhe në Kosovë. Në rastin e mjedrës, është zhvilluar një produkt i ri
    sigurimi indeks, që të mbështesë fermerët në zbutjen e rrezikut nga temperaturat e larta
    gjatë sezonit të verës. Në përgjithësi, skema e sigurimit bujqësor për mjedrën ofron
    vazhdimësi të biznesit për fermerët, në rast humbjeje, duke ofruar një rrugë më të sigurt
    për zgjerimin e biznesit, shtimin e sipërfaqeve të reja, rritjen e prodhimit dhe rritjen e
    eksporteve të frutave nga Kosova në vendet e Bashkimit Evropian (BE-së).

 

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Korrik, 2023
>
DI MA ENJ PR SH
1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI