Ndikimi i ndryshimeve klimatike në bujqësi

Në vitin 1992, Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC) konstatoi se ndryshimet e klimës iu atribuohen drejtpërdrejt ose tërthorazi aktiviteteve njerëzore që ndryshojnë përbërjen e atmosferës gjatë një periudhe të krahasueshme kohore, ndryshime të cilat do të kenë ndikim në nivelin lokal, regjional dhe global. Aktivitetet bujqësore (p.sh. lavërimi i shpeshtë i tokës ndikon në lirimin e CO2 në atmosferë; përdorimi i madh i pesticideve; plehërimi) në mënyrë ironike kanë ndikuar në ndryshimet klimatike. Meqenëse, sektori i bujqësisë  mbështetet në tokën, ujin dhe burimet e tjera natyrore në të cilat ndikon klima, si i tillë është shumë i ndjeshëm ndaj motit dhe klimës.

Ndryshimet klimatike mund të krijojnë kushte më të mira ose më të papërshtatshme për rritjen dhe zhvillimin e kulturave bujqësore në regjione të ndryshme. Ndryshimet në temperaturë, reshje dhe ngrica po ndikojnë në zgjatjen e periudhës vegjetative të kulturave bujqësore pothuajse në ҫdo shtet. Kjo zgjatje e periudhës vegjetative mund të efekte pozitive dhe negative në sigurinë e ushqimit. Disa fermerë mund të jenë në gjendje për të kultivuar këto kultura bujqësore, e disa të tjerë do të duhet të bëjnë ujitje më të shpeshta gjatë periudhave të gjata të thatësisë dhe do kenë vështirësi ti zbatojnë praktikat bujqësore.

Lirimi i gaseve toksike në atmosferë si rezultat i aktiviteteve në bujqësi (dioksidi i karbonit) dhe blegtori (metani; përkatësisht dekompozimi i plehut të shtallës), po ndikojnë në ndotjen e ajrit. Kjo ndotje shkakton dëme tek bimët, kulturat bujqësore dhe pyjet. Ekspozimi ndaj smogut industrial, tek bimët, mund të ndikoj në procesin e fotosintezës, ngadalësoj rritjen dhe zhvillimin e tyre, si dhe në rritje të ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve. Përqendrimet më të larta të CO2 mund të ndikojnë gjithashtu në procesin e transpirimin (d.m.th. humbjen e ujit). Reduktimi i transpirimit mund të jetë 30% në disa kultura bujqësore. Ndryshimet e temperaturës dhe reshjeve gjithashtu do të zgjerojnë shfaqjen dhe gamën e insekteve, barojave dhe sëmundjeve, gjë që  mund të çojë në një nevojë më të madhe për kontrollin e barojave dhe dëmtuesve. Ndryshimet klimatike mund të rrisin gjithashtu kërcënimin ndaj zjarreve. Zjarret paraqesin rreziqe të mëdha për tokat bujqësore, kullosat dhe livadhet.

Efektet e ndryshimeve klimatike në bujqësi do të varen nga shkalla dhe ashpërsia e ndryshimit të klimës, si dhe nga shkalla në të cilën fermerët do të mund të përshtaten. Çdo ndryshim në parametrat e lartë përmendur do të ndikoj direkt në sasinë e ushqimit të prodhuar. Produktiviteti bujqësor për të gjithë botën parashikohet të bjerë midis 3% dhe 16% deri në vitin 2080. Në të ardhmen, pritet të ketë rritje të çmimeve të produkteve ushqimore, duke çuar kështu në pasiguri dhe krizë ushqimore. Andaj, strategjitë mbi adaptimin dhe menaxhimin e kulturave bujqësore dhe pasurive natyrore duhet të jenë prioritet i fermerëve dhe institucioneve kompentete.

 

Nga Dr. Rozafa Fetahaj, eksperte e Mbrojtjes së bimëve për Agro Portalin.

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Prill, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI