Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?
Në Kosovë, këtë vit është përhapur sëmundja e Fitoftorës e shkaktuar nga patogjeni Phytopthora rubi njihet si Kalbëzimi i llastarëve dhe rrënjës së Mjedrës.
Kultura e mjedrës mund të preket në të gjitha fazat e zhvillimit, është shumë aktive aty ku ka reshje të vazhdueshme të shiut, në toka të rënda e me lagështi të cilat janë të pa drenazhuara mirë.
Konsiderohet një sëmundje shumë e rrezikshme tek mjedra!
Simptomat e sëmundjes: tek lastarët e infektuar në pjesën e poshtme të tyre shfaqen njolla ujore në formë veze, ndërsa më vonë këto njolla marrin ngjyrë hiri deri në gështenje.
Në rastet kur bimët janë futur të infektuara në dimër, në pranverë sythat nuk qelin ndërsa lastarët nuk japin prodhim. Ne fillim te verës gjethen thahen, një kohë të caktuar mbajnë ngjyrë të gjelbër dhe mbesin të varura në lastarët e infektuar. Në fund i tërë llastari thahet. Lastarët e infektuar pasi kanë filluar të thahen, këputen shumë lehtë në afërsi të tokës.
Dëmet: Dëmet nga kjo sëmundje janë shumë serioze. Tek lastarët e infektuar nuk ka prodhim dhe gjithashtu nuk dalin lastarë të rinj. Si pasojë e shiut të tepërt mund të thahet e tërë pemishtja
Menaxhimi i sëmundjes:
Shiqo PDF
Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?