Problemet dhe menaxhimi i sëmundjes së Fitoftorës tek Mjedra

Në Kosovë, këtë vit është përhapur sëmundja e Fitoftorës e shkaktuar nga patogjeni Phytopthora rubi njihet si Kalbëzimi i llastarëve dhe rrënjës së Mjedrës.

Kultura e mjedrës mund të preket në të gjitha fazat e zhvillimit, është shumë aktive aty ku ka reshje të vazhdueshme të shiut, në toka të rënda e me lagështi të cilat janë të pa drenazhuara mirë.

Konsiderohet një sëmundje shumë e rrezikshme tek mjedra!

Simptomat e sëmundjes: tek lastarët e infektuar në pjesën e poshtme të tyre shfaqen njolla ujore në formë veze, ndërsa më vonë këto njolla marrin ngjyrë hiri deri në gështenje.

Në rastet kur bimët janë futur të infektuara në dimër, në pranverë sythat nuk qelin ndërsa lastarët nuk japin prodhim. Ne fillim te verës gjethen thahen, një kohë të caktuar mbajnë ngjyrë të gjelbër dhe mbesin të varura në lastarët e infektuar. Në fund i tërë llastari thahet. Lastarët e infektuar pasi kanë filluar të thahen, këputen shumë lehtë në afërsi të tokës.

 

Dëmet: Dëmet nga kjo sëmundje janë shumë serioze. Tek lastarët e infektuar nuk ka prodhim dhe gjithashtu nuk dalin lastarë të rinj. Si pasojë e shiut të tepërt mund të thahet e tërë pemishtja

Menaxhimi i sëmundjes:

  • Duhet te kemi shumë kujdes kur e bëjmë mbjelljen në mënyrë që tu shmangemi tokave të rënda.
  • Si rrjedhim, një kombinim i masave mekanike (llastarët që janë të prekur nga kjo sëmundje duhet larguar nga pemishtja në mënyrë që sëmundja mos të përhapet), krasitja me kohë dhe rrallimi, menaxhimi i drenazhimit të pemishtes si dhe menaxhimi i barërave të këqija.
  • Preparatet kimike: dioksidi & hidroksidi i bakrit, si dhe sulfat bakri trebazik, kanë treguar rezultate të mira në parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjes. Mirëpo, vetëm me masa kimike nuk është e mundur që të menaxhohet sëmundja.
  • Konkludim: kombinimi i masave sanitare, fizike, biologjike dhe kimike, mund të jetë çelësi i menaxhimit të sëmundjes.

 

 

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Prill, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI