Mbahet tryeza e rrumbullakët me temë “Ndikimi i politikave bujqësore për zhvillimin rural në industrinë e përpunimit në Kosovë”

Koordinimi ndërmjet institucioneve të ndryshme me një qasje gjithëpërfshirëse të kompanive vendase të përpunimit, donatorëve dhe institucioneve publike, do të mundësonte lehtësimin e sfidave të vazhdueshme me të cilat përballen fermerët dhe përpunuesit vendorë, duke kontribuar në bashkëpunimin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror në Kosovë. Mbështetja financiare nga MBPZHR ka kontribuar në përmirësimin e performancës së sektorit të frutave dhe perimeve, duke mundësuar njëkohësisht zhvillimin e industrisë së përpunimit të tyre në Kosovë.
Për të përmirësuar më tej politikat bujqësore për zhvillim rural, në bashkëpunim me Departamentin e Politikave të Zhvillimit Rural, u organizua kjo tryezë të rrumbullakët, në të cilën morën pjesë përfaqësues nga kompanitë përpunuese të pemëve dhe perimeve, fermerët, donatorët, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, media dhe të tjerë.
Kjo tryezë e rrumbullakët u organizua nga shoqata PePeKo në kuadër të projektit EREA, që Implementohet nga Caritasi Zvicerian në Kosovë dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim në partneritet me 9 komuna të Kosovës.

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Prill, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI