Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?
Me datën 09.08.2024 në kuadër të aktiviteteve për avokim të Programit EREA, u organizua një takim i shoqatave bujqësore, duke përfshirë: Shoqatën e prodhuesve të verërave “Enologjia”, Shoqata e kultivuesve të frutave, Shoqatat e Prodhuesve dhe Përpunuesve të qumështit, Shoqata e Prodhuesve të Arrës dhe Lajthisë, Fondacioni “AgroDev”, shoqata “Mjedra e Kosovës”, shoqata “PePeKo” dhe shoqata “Organika”.
Gjatë këtij takimi, u diskutua rreth çështjes së adresimit të problemit me kallot/humbjet fiziologjike, teknike, teknologjike dhe natyrore të prodhimeve bujqësore të freskëta dhe të përpunuara, me qëllim që së bashku të iniciohen përpjekjet për të adresuar këtë problem që ndikon negativisht në të gjithë sektorin.
Në këtë takim, në cilësinë e ekspertit lokal, z. Naim Huruglica prezantoi të gjeturat dhe rekomandimet nga analiza e realizuar prej tij, lidhur me bazën ligjore dhe legjislacionin në fuqi në lidhje me kallon/humbjet e produkteve bujqësore, si dhe hapat e mëtejshëm për nxjerrjen e akteve nënligjore lidhur me këtë çështje.
Ky takim mblodhi të gjitha shoqatat e sektorit bujqësor në Kosovë dhe shërbeu si një mundësi për koordinim mbi një çështje të rëndësishme për të gjithë. Iniciativa u vlerësua pozitivisht. Gjatë takimit u dakordua që këto formate takimesh të mbahen në baza mujore ose tremujore, me qëllim që aktivitetet avokuese dhe lobuese në sektorin bujqësor në Kosovë të koordinohen më mirë.
Ky aktivitet u realizua nga shoqata PePeKo, në bashkëpunim me shoqatat tjera nacionale, përkrahur nga Programi EREA i CARITAS-it Zviceran në Kosovë me mbështetje financiare nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC).
Shiqo PDFFermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?