Mbahet konferenca “Financa e qëndrueshme gjithëpërfshirëse në Shqipëri. Historia e transformimit të FED Invest”

✨ FED invest: Një model suksesi i financës gjithëpërfshirëse në Shqipëri! ✨

Më 1 tetor 2024, në Hotel Plaza Maritim, në Tiranë, përfaqësuesit e AgroDev Kosovo dhe KEP Trust (institucion mikrofinanciar lider në Kosovë), morën pjesë konferenca “FED INVEST – HISTORI E SUKSESSHME TRANSFORMIMI E PËRFSHIRJES FINANCIARE”. Ky event shënoi bilancin e 7 viteve të bashkëpunimit 🤝 të frytshëm mes FED invest-it, Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE), Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta dhe Rabo Partnerships. 🌐

Në këtë ngjarje nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ambasadori i Holandës në Shqipëri, z. Reinout Vos, znj. Zana Konini, Kryetare e Këshillit Drejtues të FED Invest, si dhe një sërë prezantuesish dhe panelistësh të rëndësishëm, me të cilët përfaqësuesit e AgroDev Kosovo dhe KEP Trust patën mundësinë të takohen dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre gjithashtu. Këta pjesëmarrës përfshinin: përfaqësues nga FED Invest dhe ABA Center (ABA Online), Finance in Motion – EFSE Kosovë dhe zyra qendrore e EFSE, rregullatorët si Banka e Shqipërisë dhe ASD, Fakulteti Bujqësor i Tiranës, përfaqësues nga Rabobank dhe Rabo Partnerships nga Holanda, si dhe përfaqësues të fermerëve shqiptarë.

AgroDev, në bashkëpunim me FED Invest, kanë hartuar një plan të aktiviteteve për vitin 2025, që përfshin realizimin e disa nismave të rëndësishme ndërmjet fermerëve dhe agro-bizneseve të të dy vendeve. Ky plan fokusohet në organizimin e forumeve, tryezave, konferencave dhe takimeve B2B, me qëllim lehtësimin e shkëmbimit tregtar, eliminimin e barrierave dhe përparimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Dhjetor, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI