Mbahet eventi me temë “Veprimet Klimatike në Bujqësi: Zgjidhje Bashkëpunuese për Kosovën”
Me 11.10.2024 Fondacioni “AgroDev Kosovo” ka mbajtur eventin me temë “Veprimet Klimatike në Bujqësi: Zgjidhje Bashkëpunuese për Kosovën”
Në këtë event, morë pjesë donatorët dhe akterët kryesorë që operojnë në sektorin bujqësor në Kosovë duke përfshirë këtu përfaqësues të institucioneve publike, organizatat ndërkombëtare që verpojnë në Kosovë, ekspertë të sektorit si dhe shoqatat nacionale (Mjedra e Kosovës, PePeKo, ORGANIKA, IADK dhe Ecokoswomen). Qëllimi i këtij eventi ishte të nxitet dialogu, të facilitohen mundësitë e rrjetëzimit, dhe të koordinohen aktivitetet në mënyrë efektive me donatorët, për të adresuar sfidat e zbutjes së ndryshimeve klimatike në bujqësinë vendore.
Gjatë këtij eventi, u prezantua “Studimi i fizibilitetit për adoptimin e praktikave të qëndrueshme të prodhimit dhe përpunimit”, i përgatitur nga ekspertët e anagzhuar nga kompania Civitta. Prezantimi ofroi një pasqyrë mbi gjetjet kyçe dhe perspektiva të reja lidhur me këtë çështje të rëndësishme.
Pas prezantimit, u mbajt një panel diskutimi me temën “Dialogu mbi strategjitë e zbutjes së ndryshimeve klimatike në bujqësinë vendore” ku u fol më gjerë me panelistët mbi strategjitë e zbutjes së ndryshimeve klimatike, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe të diskutimit të sfidave aktuale në sektorin e bujqësisë për zbutjen e ndryshimeve klimatike.
Kjo ngjarje u mbështet nga Programi EREA që implementohet nga Caritas-i Zviceran dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC).