Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?
Më 7 dhjetor 2023, u organizua Edicioni 8-të i Konferencës së Mjedrës, me temë “Formimi i së ardhmes së sektorit të Mjedrës”.
Këtë konferencë e nderuan me pjesëmarrje Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Faton Peci, përfaqësues dhe lartë nga USAID, GIZ, CARITAS dhe donatorë të tjerë në sektorin e bujqësisë në Kosovë.
Para një audience shumë të rëndësishme për sektorin e pemëve të imta, në veçanti të mjedrës, prezantuan ekspertë të nivelit të lartë vendas dhe ndërkombëtarë. Pra, gjatë këtij organizimi u dhanë 9 prezantime nga folës eminent të fushës. Paraqitjet e tyre shërbejnë si udhë-rrëfim për fermerët aktual dhe fermerët e rinj potencial te mjedrës; duke treguar teknika inovative të prodhimit, nga zgjedhja e materialit të shëndoshë fidanor, praktikat e mira të kultivimit, ujitjes, ushqimit, mbrojtjes së mjedrës, marketing dhe qasjes në tregjet vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.
Në këtë konferencë, zuri vend tepër të rëndësishëm paneli i diskutimit duke përfshirë; ekspertë kyç që udhëhoqën projekte ndërkombëtare në lëminë e bujqësisë në Kosovë, fermerë liderë, qendra grumbulluese dhe zinxhirë të marketeve dhe qendrave të mëdha paketuese të mjedrës, duke diskutuar për sfidat e sektorit dhe perspektivat për të ardhmen e këtij sektori.
Konferenca mblodhi 300 pjesëmarrës, me përfshirje të të gjithë akterëve të sektorit të mjedrës në Kosovë, rajon dhe me gjerë; pra, nga fermerë e përkushtuar, ofruesit e inputeve e deri te politik-bërësit, për të parë zhvillimet më të fundit dhe vizionin e së ardhmes së mjedrës.
Shiqo PDF
Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?