Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet AgroDev Kosovo dhe FED invest & Qendrës ABA

☘️FED invest & 🌱 Qendra ABA nënshkruan sot, në Tiranë, Marrëveshjen e bashkëpunimit me AgroDev Kosovë, me fokus shkëmbimin e 📑informacionit, 💡njohurive dhe 🔎ekspertizës në sektorët e 🌾bujqësisë dhe 🐄 blegtorisë, me synim nxitjen e bashkëpunimit afatgjatë në ngritjen e forcimin e kapaciteteve reciproke të dy qendrave, 📲transferimin e teknologjisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të dy platformave. 💻

🤝Falë këtij bashkëpunimi, 👨🏻‍🌾fermerët dhe sipërmarrjet e agrobiznesit në Shqipëri dhe Kosovë do të kenë më shumë mundësi dhe lehtësi në përfitimin e informacionit mbi praktikat më të mira bujqësore,💡risitë teknologjike, produktet, 🔖 çmimet dhe 📍tregjet në të dy vendet, duke ndjekur të dyja 💻 platformat ABA Online www.abaonline.al dhe Agro Portal www.agroportal-ks.com.

✍🏼Marrëveshja u nënshkrua nga z. Perlat Sulaj, Administrator i FED invest-it, dhe z. Naim Krasniqi, Administrator i AgroDev.

👥Të pranishëm në takim ishin z. Fatmir Selimi, Anëtar i Bordit të AgroDev dhe drejtues të lartë të ☘️FED invest-it dhe 🌱Qendrës ABA.

 

Shiqo PDF