KONTROLLË APO MENAXHIM I BAROJAVE?

Barojat janë bimë të cilat rriten në vende ku dhe kur ne NUK dëshirojmë, andaj shpeshherë njihen edhe si bimë të padëshiruara. Ato janë bimë të cilat bëjnë konkurrencë për dritë, ujë, materie ushqyese dhe hapësirë duke rezultuar kështu në humbje të mëdha të rendimentit të prodhimit bimor. Meqenëse barojat kanë qenë një problem konstant që nga fillimi i bujqësisë si aktivitet, kontrolli dhe menaxhimi i barojave janë dy terma që përdoren në shkencën e barojave.

Kontrolli i barojave është procesi i kufizimit të përhapjes së barojave në mënyrë që të mos kenë konkurrencë me të mbjellurat bujqësore, ndërsa menaxhimi i barojave përfshinë identifikimin, parandalimin dhe kontrollin e barojave; zbatimin e parimeve të caktuara dhe metodave të përshtatshme të cilat përmirësojnë qëndrueshmerinë dhe uniformitetin e rritjes së kulturës bujqësore. Kështu kontrolli i barojave është një nga aspektet e menaxhimit të barojave.

Ekzistojnë disa metoda për kontrollin e barojave të cilat përfshijnë kontrollin mekanik, fizik, biologjik dhe kimik (herbicide), metoda të cilat varen fillimisht nga lloji i barojave (një dhe shumëvjeqare; gjethegjera dhe gjethengushta), lloji i kulturës bujqësore dhe masat agroteknike (plehërimi, qarkullimi bimor, etj) të zbatuara paraprakisht dhe mund të përfshijë gjithashtu aplikimin e vetëm një metode ose kombinime metodash për të arritur një kontroll efektiv. Duhet pasur parasysh, që një kontroll efektiv i menaxhimit të barojave mund të arrihet vetëm nëse barojat i trajtojmë në tre fazat kryesore të ciklit të tyre jetësor:

  • para mbjelljes (preplanting),
  • para mbirjes së kulturës bujqësore dhe barojave (preemergence) si dhe
  • pas mbirjes së kulturës bujqësore dhe barojave (postemergence).

Dëmet që shkaktojnë barojat mund të minimizohen nëse kontrollohen me kohë, andaj, qëllimi i menaxhimit të integruar të barojave është të zhvillojë një sistem të kontrollit të barojave që përfshin shumë metoda për të arritur efekt afatgjatë. Megjithatë, për fermerin, kuptimi/njohja e elementeve kryesore të kontrollit të barojave është i një rëndësie të madhe kur përpiqet të hartojë një strategji të integruar të kontrollit. Një njohuri themelore e këtyre komponentëve (llojet e barojave, ciklin jetësor të tyre dhe morfologjinë e gjethit) është thelbësore për zbatimin e një strategjie të suksesshme kontrolli.

Nga Dr. Rozafa Fetahaj, eksperte e Mbrojtjes së bimëve për Agro Portalin.

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Maj, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI