Kompanitë kosovare marrin pjesë në panairin më të madh në botë të Ushqimit “ANUGA” në Koln të Gjermanisë

Kosova për herë të 5-të me radhë mori pjesë me stend në njërën prej panaireve më të mëdha të industrisë ushqimore dhe pijeve  “ANUGA” në botë që organizohet çdo dy vite në Koln, Gjermani.

Këtë vit në stendën e Kosovës, ekspozuan 10 kompani vendore të mbështetura nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

Gjatë pesë ditëve, salla ku ishin të vendosura kompanitë nga Kosova, pati vizitorë të ndryshëm nga e gjithë bota, me pyetje dhe kërkesa të shumta për produkte të kultivuara dhe të prodhuara në Kosovë. Kompanitë nga Kosova: “Eurofruti”, “Ananas-Impex”, “Albad”, “Vigani Foods”, “EuroFood”, “Frutti”, “Fungo”, “ABI & ELIF 19”, “Agro Florentina” dhe “Camel”, Promovuan produktet e tyre në këtë panair, njëherësh zhvilluan kontakte me kompani pjesëmarrëse, me qëllim të bashkëpunimit në të ardhmen dhe gjetjen e tregjeve të reja për eksport. Për me tepër, pjesë të këtij panairi ishin edhe Shoqatat Nacionale të cilat merren me koordinimin e sektorëve të caktuar në Kosovë si: “Mjedra e Kosovës”, “PePeKo” dhe “Organika”, të cilat nën mbështetjen e GIZ-it Gjerman, mbështetën bizneset e shoqatave nacionale respektive, si në organizimin e shumë takimeve, B2B etj. Këto takime rezultuan të ishin shumë të frytshme dhe një të ardhme të afërt, do ju lehtësohet një qasje në tregjet evropiane.

Vlen të theksohet se nga pjesëmarrja në panaire të tilla si ANUGA, vërehet se industria e ushqimit ka ndryshuar ndjeshëm nga pandemia. Ka pasur një ndikim të madh në mënyrën se si jetojnë shumë njerëz. Kompanitë tona duke parë zhvillimin real të industrisë ushqimore në botë duhet të bëhen edhe më efikase – ato duhet të reduktojnë të gjitha kostot e panevojshme dhe të investojnë edhe më shumë ne inovacion, veçanërisht në fushën e teknologjive të reja të kultivimit si dhe proceset e mirëmbajtjes se pas-vjeljes, kalibrim, paketim, logjistikë dhe transport.

ANUGA 2023 ishte krejtësisht ndryshe nga edicionet e kaluara, me mbi 140,000 vizitorë nga 200 vende dhe përafërsisht; 7,900 ekspozues nga 118 vende, pra mund të konstatohet se si njëri ndër panairet kryesore te tregtisë globale, tejkaloi të gjitha pritjet.

ANUGA e këtij viti u fokusua kryesisht në temat e qëndrueshmërisë dhe përdorimit të përgjegjshëm të burimeve, prezantoi më shumë impulse të reja për industrinë ushqimore të së nesërmes se kurrë më parë. U organizuan panele ekspertësh që trajtuan çështjet më të rëndësishme të industrisë.

Në një epokë ku bota e ushqimit po bëhet gjithnjë e më globale dhe qëndrueshmëria dhe ushqimi i shëndetshëm gjithnjë e më i rëndësishëm, ANUGA promovoi shkëmbimin midis njerëzve nga kultura, industri dhe fusha të ndryshme interesi.

Për industrinë ushqimore të Kosovës, kjo pjesëmarrje ishte e një rëndësie të veçantë, për të parë për së afërmi trendet dhe kërkesat botërore të ushqimit, të cilat duhet ndjekur dhe zbatuar në vend për të vazhduar që produktet e kultivuara e prodhuara në Kosovë të jenë pjesë të tregut global.

Nga Dr. sc. Kujtim Lepaja – Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës Nacionale “Mjedra e Kosovës” për Agro Portalin

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Prill, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI