Këtë javë fillon fushata ndërgjegjësuese e IFC-së dhe MBPZHR-së për sigurimet bujqësore

Aktivitetet promovuese sigurimit bujqësor për produktet: gruri, misri, fasulja dhe mjedra

Qëllimi: Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) do të organizojë fushata ndërgjegjësuese publike për produktet e ardhshme të sigurimit bujqësor për grurin, misrin, fasulen dhe mjedrën.Qëllimi i kësaj fushate ndërgjegjësimi publik është të informojë fermerët për rëndësinë
e sigurimit bujqësor, produktet në dispozicion, mbulimet e rrezikut dhe përfitimet.

Qasja: Fushata ndërgjegjësuese për sigurimet bujqësore do të fillojë me prioritet në 12 komunat e listuara më poshtë në Kosovë, ku do të organizohen takime me fermerë. Një prezantim mbi produktet e disponueshme të sigurimit dhe opsionet e menaxhimit të rrezikut do t’u jepet fermerëve. Takime do të mbahen me fermerët e grurit, misrit, fasules dhe mjedrës në komunat kryesore ku kultivohen më shumë këto kultura. Pas prezantimit, fermerët do të informohen për rreziqet specifike për këtë kulturë, mbulimin e rreziqve me polisat e sigurimit dhe periudhën e rrezikut dhe çmimin e primit të policës së
sigurimit.

Linku i më poshtëm paraqet komunat me prioritet kryesor për fillimin e kampanjës promovuese.

Datat e takimeve me fermerë

 

 

Shiqo PDF
NGJARJET
<
Maj, 2024
>
DI MA ENJ PR SH
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031
REZULTATI I ANKETAVE

Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?

MOTI