Fermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?
Periudhat e sigurimit për kulturat që mbulohen me sigurim janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:
Produkti i sigurimit | Afati i fundit për blerjen e polisave | Fillimi i periudhës së sigurimit | Përfundimi i periudhës së sigurimit | Rreziku klimatik që mbulohet |
Indeksi: mollë, dardha, kumbulla, qershi, vishnje, rrush vere dhe arra | 1-Mars | 20-Mars | 15-Maj | Ngricat pranverore |
Indeks: mjedra | 10-Qer | 1-Korr | 31-Gush | Temperaturat e larta |
Indeks: Misri | 1-Qer | 20-Qer | 5-Gush | Temperaturat e larta |
Indeks: Fasulja e bardh | 26-Maj | 15-Qer | 15-Gush | Temperaturat e larta |
Indeks: Gruri | 10-Maj | 1-Qer | 30- Qer | Temperaturat e larta |
Lajmi i mirë është se Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë të mbulojë 75% të kostos së primit të sigurimit përmes Programit të Pagesave Direkte. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për fermerët që të mbrojnë kulturat e tyre bujqësore nga ngjarjet ekstreme të motit.
Fermerët mund të blejnë polisat e sigurimit për kulturat e e radhitura në tabelë, nga katër kompanitë e sigurimit të licencuara nga BQK-ja, të listuara më poshtë:
Blerja mund të bëhet në zyrën më afërt të këtyre kompanive në cilindo rajon të Kosovës.
Kostoja e polisës së sigurimit për kulturën e përzgjedhur do të ofrohet nga kompania e sigurimit dhe do të përcaktohet nga vendndodhja e fermës.
Le të mbrojmë të kulturat tona nga moti i ligë me Sigurimin Bujqësor!
Shiqo PDFFermerë të dashur, çfarë lloj media-burime te informimit përdorni për marrjen e informatave në bujqësi?