Informata të rëndësishme për fermerët – Sezoni për sigurimin e kulturave bujqësore në Kosovë fillon më 1 mars 2023

Periudhat e sigurimit për kulturat që mbulohen me sigurim janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Produkti i sigurimit Afati i fundit për blerjen e polisave Fillimi i periudhës së sigurimit Përfundimi i periudhës së sigurimit Rreziku klimatik që mbulohet
Indeksi: mollë, dardha, kumbulla, qershi, vishnje, rrush vere dhe arra 1-Mars 20-Mars 15-Maj Ngricat pranverore
Indeks: mjedra 10-Qer 1-Korr 31-Gush Temperaturat e larta
Indeks: Misri 1-Qer 20-Qer 5-Gush Temperaturat e larta
Indeks: Fasulja e bardh 26-Maj 15-Qer 15-Gush Temperaturat e larta
Indeks: Gruri 10-Maj 1-Qer 30- Qer Temperaturat e larta

Lajmi i mirë është se Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë të mbulojë 75% të kostos së primit të sigurimit përmes Programit të Pagesave Direkte. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për fermerët që të mbrojnë kulturat e tyre bujqësore nga ngjarjet ekstreme të motit.

Fermerët mund të blejnë polisat e sigurimit për kulturat e e radhitura në tabelë, nga katër kompanitë e sigurimit të licencuara nga BQK-ja, të listuara më poshtë:

 

 

 

Blerja mund të bëhet në zyrën më afërt të këtyre kompanive në cilindo rajon të Kosovës.

Kostoja e polisës së sigurimit për kulturën e përzgjedhur do të ofrohet nga kompania e sigurimit dhe do të përcaktohet nga vendndodhja e fermës.

Le të mbrojmë të kulturat tona nga moti i ligë me Sigurimin Bujqësor!

Shiqo PDF