Indikatorët e prodhimit të grurit në Kosovë dhe zbatimi i teknologjive të reja

Sfida më e madhe e  njerëzimit dikur, por edhe sot e nesër do të jetë prodhimi i ushqimit të mjaftueshëm, cilësor, i shëndoshë dhe ekonomikisht i arsyeshëm. Gruri është kulturë një vjeçare, e cila në Kosovë mbillet gjatë tetorit dhe nëntorit, ndërsa korrje-shirja realizohet në fund të qershorit dhe gjatë korrikut. Gruri kultivohet për kokrrën e saj, e cila shërben për shumë qëllime, në radhë të parë në të ushqyerit e njeriut, kafshëve dhe në industrinë ushqimore – përpunuese.

Indikatorët e prodhimit dhe rekomandimet teknologjike
Çfarë është gjendja aktuale e prodhimtarisë së grurit ? Rendimente mesatare të grurit 3.5 – 4t/ha, prodhimtaria vendore nuk plotëson kërkesat e konsumit vjetor me grurë !

Kultivim, kryesisht në monokulturë ose “ qarkullim fushor “Misër – Grurë- Misër” !

Plehu mineral (NPK: 3 x 15), me formulë të pa përshtatshme për ushqimin e grurit-sidomos në vjeshtë!

Import i farës së grurit nga vendet fqinje, ndërsa kultivari vendor “Dardania-1”, në mungesë fondi, ende nuk është mall për treg!

Punimi i themelor dhe plotësuese i tokës, qarkullimi bimor përdorimi i farës me standarde të certifikimit, lënë shumë për të dëshiruar!

1. A ka kushte agroekologjike për kultivim të grurit ? Në dy regjionet e agroekologjike të Kosovës, ekzistojnë kushtet të përshtatshme për prodhimtari intensive të grurit vjeshtor dhe pranveror.

Me aplikim teknologjive bashkëkohore, rendimenti mestar aktual për një periudhe kohore mund të dyfishohet !

2. Çfarë tipi të qarkullimit bimor fushor aplikohet?

     &

1.     Cilat janë rekomandimet?

Aktualisht, gruri kryesisht kultivohet në monokulturë (mbjellje të grurit për shumë vite në të njëjtën sipërfaqe). Ka edhe sistem dy fushor “Misër-Grurë” dhe anasjelltas!

Rekomandim: Kjo praktikë duhet ndryshuar, sepse monokultura, favorizon shtim të dëmtuesve dhe sëmundjeve specifik, por edhe  shfrytëzim të njëanshëm të materieve ushqyese nga sipërfaqja.

Rekomandim: Aplikoni qarkullimin bimor shumë fushor me bishtajore (bizele, sojë, fasule, foragjeret një dhe shumë vjeçare), të cilat fiksojnë azotin atmosferik dhe pasurojnë të tokën me azot.

Rekomandim: Mund të aplikohet edhe perimet e ndryshme, patatja, misri dhe luledielli etj.

3. Çfarë është cilësia e punimit themelor të sipërfaqeve ? Në shumë raste pak i kushtohet kujdes punimit themelor !

Cilësia e punimit themelor përcaktohet nga tipi dhe lagështia e tokës, parakulturës, por edhe mekanizimit që posedojmë etj.

Rasti-1. Misri si parakulturë (praktika kosovare), së pari talla dhe mbetjet tjera bimore me mekanizëm bujqësor të imtësohen, më pas me lëvrim behet përmbysja e tyre.

Rasti-2. Patatja apo perimet e ndryshme (parakultura), atëherë punimi mund të behet me edhe me roto freza.

Rasti-3. Bimët bishtajore për plehërim të gjelbër (sideracion), punimit zhvillohet në dy faza: plugim i cekët ose diskim i thellë, mbulimin e mbetjeve bimore, më pas plugim në thellësi.

Rekomandim: Thellësia e punimit bazë varet nga shumë faktor, por ajo mesatarisht sillet rreth 25 cm.

4. Çfarë rroli ka punimi plotësueses? Në të shumtën e rasteve, mungon punimi plotësues cilësor, i cili reflektohet negativisht në mbjellje dhe mbirje të farës jo cilësore !

Punimi plotësueses cilësor, realizohet me (rrafshues, roto freza, disk, lesë dhe mjete të tjera) me qëllim të krijimit të shtresës së imtësuar, ku do të mbjellët fara e grurit.

5. Sa është dozat e plehut bazë ?

 

Doza e sakët e plehrave për ushqimin e grurit caktohet, pas analizave kimike, parakulturës dhe rendimentit të planifikuar.

Rekomandim: Për ndërtimin e 100 kg/ materie e thatë të kokrrës dhe kashtës së grurit, sasia e materieve aktive për NPK është: 2,5 – 3 kg N (azot): 1,4 – 1,6 kg P2O5 (fosfor) dhe  2,5 – 3,5 kg K2O (kalium).

6. Cila është formula për

N: P: K  ?

Rekomandimi: Në vjeshtë për plehërim bazë për grurë, aplikoni formulën e plehrave: NPK (7: 20: 30 ose (10 : 30 : 20); (8 : 26 : 26).
7. Kur duhet shpërndarë

 N: P: K?

Rekomandim: Para plugimit dhe gjatë mbjelljes, për rendimentin e planifikuar prej 7 t/ha, në vjeshtë rekomandohen këto doza: N (azot) 30-40 kg/ha; P2O5 (fosfor) 80-120 kg/ha dhe K2O (kalium) 130-180 kg/ha).

Vini re ! Dozat pranverore (për azot), këtu nuk janë përfshirë !

8. Çfarë standarde duhet plotësuar fara? Rekomandim: Pastërtia gjenetike dhe fizike e farës, duhet të jetë 99,5 %.

Rekomandim: Farë e certifikuar – kategoria (C2 ), Madhësia e fraksionit të farës 2 dhe 2,2 mm, me aftësi mbirëse min. 92%.

9. Sa është norma e farës për mbjellje të

1 ha?   

Norma e mbjelljes nuk është kurrë e njëjtë, varet nga shumë faktorë. Norma e farës, llogaritet me formulë: N.F.= Numri i farave mbirëse / m2 x masa absolute /  % e mbirjes.

Shembulli-1; 400 fara m2 * 42g/92%= 182.6kg/ha.

Sehmbulli-2: 500 fara m2 * 45 g/ 92%= 244.56 kg/ha.

Shembulli-3: Më thjeshtë, ½ e peshës  së 1000 farave.

Vini re! Mos përdorni norma të larta të farës, sepse e dëmtoni procesin e vëllazërimit dhe shtoni shpenzimet pa nevojë!   

10. Mbjellja dhe afati optimal ? Mbjellja të realizohet me makina pneumatike, ndërsa distanca në mes rendeve është 12.5 cm dhe thellësia 2-5 cm, varësisht nga tipi i tokës dhe cilësia e punimit.

Rekomandim: Për mbirje uniforme, pas mbjelljes përdorni cilindrin për ngjeshje të sipërfaqes së mbjellë.

Afati optimal i mbjelljes: 10 tetori e në vazhdim, por edhe gjatë nëntorit, deri sa të lejojnë kushtet atmosferike.

Rekomandim: Pas 10 nëntorit, sasinë e farës duhet shtuar për 1% për çdo ditë vonesë.

Vini re ! Gabimet e mbjelljes, nuk mund të korrigjohen!

Përfundim: E para fillon nga fara, e cila përdoret për riprodhim. Rendimentin e grurit e përcaktojnë tre faktorë më kryesorë: agroekologjia, potenciali gjenetik i  kultivarit, agroteknika që zbatojnë fermerët, por edhe bashkëveprimi në mes këtyre tre faktorëve.

Nga: Prof. Dr. Shukri Fetahu & Prof. dr. Imer Rusinovci

Shiqo PDF